Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Nën moton ?Mbrojtja ndaj gruas, para së gjithash, është mbrojtje ndaj jetës dhe vijimësisë së saj?, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka zhvilluar një takim me zv.ambasadoren e OSCE-së dhe përfaqësueset e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare që kanë në fokus të punës së tyre mbrojtjen e gruas dhe të fëmijëve.
Gjatë takimit, Drejtor Nano ka theksuar se mbrojtja e lirive dhe të drejtave të grave, barazia gjinore dhe trajtimi me profesionalizëm i rasteve të dhunimit të grave dhe fëmijëve është një nga prioritetet e Policisë së Shtetit.
Nano ka falënderuar zv.ambasadoren e OSCE-së, për prezencën e saj, po ashtu dhe përfaqësueset e organizatave, për misionin që ato kryejnë, duke e cilësuar si një mision të shenjtë, në interes të zhvillimit shoqëror të vendit.
Ndërkohë, zv.ambasadorja e OSCE-së dhe përfaqësueset e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare kanë vlerësuar ftesën dhe frymën e re të bashkëpunimit dhe të qasjes për zgjidhjen e problematikave në favor të grave, vajzave dhe fëmijëve të dhunuar.
Gledis Nano: ?Dita e sotme, për të gjithë ne, nuk mund të jetë thjesht dhe vetëm një ditë festimesh, por si në mbarë botën e qytetëruar, para së gjithash është një ditë apeli ndaj një prej objektivave më jetikë për zhvillimin dhe emancipimin e një shoqërie, mbrojtjen e jetës së gruas. Për një vend që aspiron ruajtjen e virtyteve dhe traditave me përfaqësuese të popullit të tij, por edhe integrimin në Bashkimin Evropian, mbrojtja ndaj gruas para së gjithash është mbrojtja ndaj jetës dhe vijimësisë së saj.
Viti i kaluar nxori në pah jo vetëm rastet e njëpasnjëshme të goditjes së figurës së grave dhe vajzave, rolit të tyre në familje dhe në shoqëri, por në të njëjtën kohë deshifroi edhe epikrizën e një shoqërie, e cila, për fat të keq ende qëndron e kapur fort pas së shkuarës së saj. Në jo pak raste, kjo e kaluar nuk ka krijuar vetëm kujtesë, por edhe ndërgjegje, çka do të thotë se krejt filozofia e punës sonë do të duhet të transformohet për të parandaluar dhe reduktuar sa të jetë e mundur rastet e dhunës dhe të krimit në familje, ku në pjesën më të madhe gruaja shënon numrin më të lartë të viktimave.
Ndaj sot kam zgjedhur t’ju dhuroj, por edhe të sjell në vëmendjen e gjithsecilit, romanin e mirënjohur të shkrimtarit të shquar shqiptar Haki Stërmilli ?Sikur të isha djalë?. Sa herë që do ta lexojmë e rilexojmë këtë vepër do të arrijmë të kuptojmë se çlirimi nga e djeshmja, për një pjesë të shoqërisë sonë, por edhe më gjerë, ka qenë thuajse i pamundur.
Tek kjo vepër e rëndësishme e letërsisë shqipe hasim gjurmë të qarta të së kaluarës, por ndërkohë dashur padashur na duhet edhe të heqim paralele me kohën e sotme.
Shkaqet dhe motivet që na çojnë te kjo situatë janë të ndryshme, si: kultura familjare, problemet socialo-ekonomike, divorci, si dhe shumë elemente të tjera që e prekin një shoqëri në tranzicion.
Kjo do të thotë se ndër armët më efikase për çrrënjosjen e këtij mentaliteti shumëshekullor, përveç punës së pandalur të Policisë së Shtetit, janë edhe mbeten kultura dhe edukimi.
Gjithë ky realitet, i ngjizur me faktorë të së shkuarës, të cilët vijojnë të ushqejnë aktualitetin e sotëm, përplasen vazhdimisht në punën e Policisë.
Muaji mars, i dedikuar për gratë e vajzat, do të jetë nisja e një fushate ndërgjegjësimi në të gjithë vendin, përmes takimeve me Policinë e Shtetit, në çdo njësi administrative, në krah me Ju, përfaqësuese të organizatave të shoqërisë civile, për të sensibilizuar dhe rritur numrin e telefonatave në sallat operative, nga të gjithë ata persona që kanë nevojë për ndihmë, për të mbështetur dhe zgjidhur nevojat për siguri dhe mbrojtjen sociale të tyre.
Policia e Shtetit, pa asnjë hezitim, do ta kryejë me përpikëri punën e saj, por pa një plan të koordinuar edhe me autoritetin tuaj si organizma tepër të rëndësishme në mbarëvajtjen e mbrojtjes së jetës dhe integrimin social të gruas shqiptare, do ta ketë jo pak të vështirë të depërtojë në çdo labirint të krijuar nga kjo traditë aspak e denjë për një vend me histori e kulturë nga më të vjetrat në kontinentin evropian.
Ndaj, në emër të Policisë se Shtetit, dëshiroj t’ju falënderoj për këtë rol dhe mision që keni ndërmarrë, si dhe për mbështetjen që i keni dhënë Policisë së Shtetit, në aplikacione, trajnime të shumta, manuale e procedura standarde veprimi të punës, për t?u ardhur në ndihmë grave dhe fëmijëve të dhunuar.
Pa dashur të zgjatem, ju uroj juve këtu dhe nëpërmjet jush, uroj të gjitha nënat, gratë, vajzat dhe koleget, gëzuar festën, mirësi e mbarësi. Dua t?ju siguroj se Policia e Shtetit do të jetë përherë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të tyre.
Ju falënderoj për misionin që kryeni dhe për pjesëmarrjen sot në këtë takim shumë të rëndësishëm.
Një falënderim i veçantë edhe për znj. Anila Shenjtolli, Drejtoreshë e Qendrës ?Pëllumbat?, për pikturat e bëra nga fëmijët me aftësi ndryshe, të cilat jua dhurojmë sot juve, bashkë me librin.?
Biznesmeni Gjergj Luca foli për denoncimin e tij të bërë pak...
Profesor i kriminologjisë, Ervin Karamuço këtë të martë i ft...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka folur rr...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në datën 2 mars 2022, ka ...
Dhjetëra gra dhe vajza kanë dalë sot në një protestë në Tira...
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka parala...
Shoqata e transportit ka kërkuar të rritet çmimi i biletës n...
Festivali “FemFest” ka shënuar edicionin e parë në Tiranë. I...
Që nga dita e djeshme, nuk ka lëvizur asnjë tren në vendin t...
Kryeministri Edi Rama u ka uruar sot 8 Marsin, të gjitha në...
Eno Bozdo, anëtar i grupit të Rithemelimit, thotë se demokra...
Humbja turpëruese e Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjesshme që...
Është mbyllur procesi i numërimit të votave në 6 bashkitë e ...
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PD, është shoqëruar...
Basha është përballur me revoltën e demokratëve në mbledhjen...
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 123 projektrezolutën në mb...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së është zhvilluar mes d...
Humbja e thellë në zgjedhje e djeshme në 6 bashki dhe deklar...
“Basha ka fituar gjithmonë nga politika, e humbur është opoz...
Kandidati i Shtëpisë së Lirisë në Durrës, Ardian Muka, ka re...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...