“Po shoh terror dhe horror me sy”/ Baristi ukrainas tregon tmerrin nga sheshi i luftës
Në ditën e 6 të luftës qyteti i dytë më i madh i Ukrainës u ...
Kryeqyteti Kiev vazhdon qëndresën, ndërsa ukrainasit hynë në ditën e gjashtë të luftimeve të ashpra kundër agresionit të paprovokuar rus. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, presioni ndërkombëtar po rritet ndaj presidentit rus Vladimir Putin për të tërhequr trupat e tij.
Rusia shtoi bombardimet e Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, vetëm disa orë pas përfundimit të bisedimeve midis të dy vendeve në Bjellorusi ? pa asnjë shenjë të qartë për paqe, por me një marrëveshje për të vazhduar bisedimet.
?Diplomacia nën tytën e armëve, diplomacia nën grykën e tankeve – nuk është diplomaci e vërtetë. Ne jemi të gatshëm dhe me vullnet, ashtu siç janë partnerët tanë ukrainas dhe aleatët tanë evropianë, të angazhohemi në diplomaci reale, thelbësore, të vërtetë, për të parë nëse mund të gjejmë një rrugëdalje nga ky konflikt brutal i panevojshëm. Por kjo diplomaci ka shumë pak gjasa të japë rezultate, të jetë efektive, në mes, jo vetëm të konfrontimit, por edhe të përshkallëzimit?, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.
Ukrainasit i kanë rezistuar ushtrisë shumë më të fortë ruse deri më tani. Kremlini ka angazhuar tani shtatëdhjetë e pesë për qind të trupave të grubulluara në kufi në muajt e fundit. Dhe ndërsa Putini deri më tani nuk ka arritur të pushtojë asnjë qytet të madh, Pentagoni paralajmëroi të hënën se kjo mund të ndryshojë.
?Kjo falë ukrainasve, të cilët kanë luftuar shumë për vendin e tyre dhe kanë arritur të dëmtojnë dhe të ndikojnë planet e zotit Putin. Por ata do të mësojnë – rusët do të nxjerrin mësime nga kjo?.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje SHBA-së dhe aleatëve që të shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë ? një veprim që ish-kryeministri ukrainas i tha Zërit të Amerikës se ishte i nevojshëm.
?Ajo që na nevojitet vërtet sot është të mbrohemi nga ajri në kuptimin që të mund të rrëzohen raketat që fluturojnë mbi ne nga Rusia, duke mos lejuar aeroplanët luftarakë rusë të hyjnë në hapësirën tonë ajrore. Vetëm të na mbrojnë që të mos sulmohemi nga ajri?, tha ish kryeministri Oleksiy Honcharuk.
Pentagoni tha se nuk kishte plane për të zbatuar një zonë ndalim-fluturimi, por Shtetet e Bashkuara dhe aleatët morën disa hapa të paprecedentë gjatë fundjavës për ta shkëputur Rusinë nga shërbimet financiare globale. Republikanët kryesorë të Kongresit thonë se këto veprime nga Shtëpia e Bardhë erdhën me shumë vonesë.
?Gjatë fundjavës, administrata nxitoi të shpallte 350 milionë të tjera ndihmë ushtarake për armë. Në çfarë afati kohor? Dhe si do të arrijnë këto armë tek ukrainasit trima që po humbasin terren? Kongresi duhet të përdorë mjetet e tij mbikëqyrëse për të siguruar që ne i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten sa më shpejt që të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen edhe për ndihmën për të forcuar mbrojtjen e aleatëve tanë të NATO-s përgjatë krahut lindor?, tha udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell.
Dhe ndërsa Presidenti Biden ka premtuar vazhdimisht se Shtetet e Bashkuara nuk do të angazhojnë trupa tokësore në konflikt, Shtëpia e Bardhë tha të hënën se kishte ende opsione për ndëshkimin e Presidentiut Putin, përfshirë ato financiare.
?Ne gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Por do të thosha se ajo që po shohim për sa i përket ndikimit në tregjet financiare në Rusi janë, tek rubla, inflacioni, aftësinë e bankës qendrore për huadhënie në Rusi, të gjitha këto hapa po shtrëngojnë jo vetëm Presidentin Putin, por edhe njerëzit përreth tij dhe kanë një ndikim të madh shkatërrues në ekonomi dhe janë më domethënëse?.
Por kostoja e luftës tashmë po përfshin Evropën ? Kombet e Bashkuara njoftuan se më shumë se 520,000 ukrainas ishin larguar nga vendi në vetëm pesë ditë që nga fillimi i pushtimit rus.
?Rrallë kam parë një eksod kaq të shpejtë njerëzish, më i madhi në Evropë që nga Lufta Ballkanike?, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët Filippo Grandi.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të dielën një ndihmë shtesë prej 54 milionë dollarësh për të trajtuar krizën humanitare në Ukrainë./voa
Në ditën e 6 të luftës qyteti i dytë më i madh i Ukrainës u ...
Ministrja ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për b...
Zyrtarët Perëndimorë kanë folur me tone të forta sot në sean...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka prekur Parlame...
Trupat ruse po përpiqen të marrin dy qytetet më të mëdha të ...
Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme humanitare, si...
BBC ka biseduar me qytetarë rus, në lidhje me sanksionet e e...
Zyrtarët ukrainas dhe rusë përfunduan një raund kritik bised...
Zyrtarë ushtarakë rusë kanë pretenduar se 5,710 trupa ruse j...
Nuk ndalen sanksionet ndaj Rusisë.Pas sanksioneve financiare...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar si k...
Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko, u ka thënë mediave s...
Qendra e Harkivit është goditur nga raketat ruse.Në mëngjesi...
Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se a...
Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar shfaqjen e filmave...
A është kërcënimi i qartë i presidentit Vladimir Putin me ar...
Papritur gjithçka po ndodh shumë shpejt në Bruksel. Lufta e ...
Nata e kaluar ka qenë e përgjakshme në Ukrainë teksa Rusia v...
Gjermania do të dërgojë avionë luftarakë “Tornado” dhe një a...
Bashkimi Evropian ka nisur vendosjen e sanksioneve kundër nj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...