Natë e përgjakshme në Ukrainë/ Një konvoj i gjatë rus është nisur drejt Kievit
Nata e kaluar ka qenë e përgjakshme në Ukrainë teksa Rusia v...
Papritur gjithçka po ndodh shumë shpejt në Bruksel. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës bën të mundura marrjen e disa vendimeve brenda disa orësh, ndërkohë që pa luftë do të nevojiteshin muaj të tërë për miratimin e tyre. ?Nuk kemi kohë për procedura burokratike në luftë?,
vuri në dukje shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ministrat e Energjisë vendosën papritur në një takim të shpejtë emergjence në Bruksel që ta përfshijnë Ukrainën në Rrjetin Evropian të Energjisë Elektrike. Ukraina duhet të shkëputet nga rrjeti i përbashkët me Rusinë dhe Bjellorusinë sa më shpejt të jetë e mundur. Përpjekjet e para teknike për ta bërë këtë kishin nisur qysh përpara sulmit rus. Tani do të ketë një kyçje emergjente me disa hapa. Nga këndvështrimi i Komisioneres së BE-së për energjinë, Kadri Simson, nuk ka zgjidhje tjetër.
Shoqatat e operatorëve evropianë të rrjeteve dhe autoriteteve mbikëqyrëse në BE tani duhet të shqyrtojnë brenda pak ditësh
sesi mund të lidhet rrjeti energjetik evropian me Ukrainën, e cila e përfton pjesën më të madhe të energjisë së saj elektrike nga katër reaktorë bërthamorë. Në fund të fundit, bëhet fjalë për rreth 40 milionë konsumatorë të rinj.
Përveç kësaj, duhet kontrolluar edhe se a depërtojnë dot hakerat në kontrollet e termocentraleve në BE përmes Ukrainës. ?Rrjeti energjetik europian duhet të mbetet i sigurt?, ka kërkuar ministri gjerman për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, në Bruksel. ?Nëse ushtria ruse sulmon një termocentral në Ukrainë, ne nuk duhet të pësojmë një blackout në Evropë”, tha ministri gjerman. “Duhet të garantohet qëndrueshmëria ndaj sulmeve kibernetike ose ndërprerjeve të energjisë.” Duhet ta mbështesim Ukrainën tani në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të mos shembet plotësisht si rezultat i luftës,” tha Habeck.
Aktualisht, Rusia mund ta kufizojë masivisht furnizimin me energji elektrike në Ukrainë, sepse autoritetet ruse e kontrollojnë, për shembull, tensionin dhe frekuencën në rrjet, i cili daton që nga koha sovjetike.
Tani është e qartë për BE-në se edhe ajo dëshiron të bëhet e pavarur nga furnizimet me energjinë ruse, sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi Evropian aktualisht importon nga Rusia 40 për qind të importeve të gazit, 25 për qind të importeve të naftës dhe 46 për qind të importeve të qymyrit. Varësia ndryshon shumë nga vendi në vend. Finlanda, për shembull, merr 94 për qind të gazit natyror nga Rusia fqinje. Gjermania, vendi më i madh industrial në BE, 50 për qind. Holanda njëmbëdhjetë për qind dhe Irlanda nuk ka fare gaz nga Rusia. Ukraina nuk blen më gaz nga Rusia, megjithëse tubacionet kryesore kalojnë nga territori i saj.
Në terma afatgjatë, më së voni deri në vitin 2050, BE-ja dëshiron të mos djegë më asnjë lëndë djegëse fosile. Rusia si furnizuese atëherë do të jetë e tepërt. Në takimin urgjent, ministrat e Energjisë diskutuan se si mund të përshpejtohet tranzicioni i energjisë.
Ministri gjerman për Çështjet Ekonomike, Robert Habeck, pranon se varësia nga gazi rus ka qenë e gabuar. Prandaj edhe qeveria gjermane kohët e fundit po angazhohet gjithnjë e më shumë për ta zëvendësuar gazin rus me gaz të lëngshëm (LNG). Për këtë duhen ndërtuar sa më shpejt dy terminale shkarkimi në bregdetin gjerman. Komisionerja e BE-së Kadri Simson tha se edhe në rast të një embargoje ruse të gazit dhe naftës në BE, Evropa nuk do të mbetet pa drita ose ngrohje. Ekspertët e Komisionit llogarisin se rezervat ekzistuese të gazit dhe blerjet e LNG nga SHBA, Japonia dhe Lindja e Mesme si dhe gazi nga Afrika e Veriut mjaftojnë për të kaluar fundin e dimrit.
Disa shtete anëtare, si Franca, mbështeten në energjinë bërthamore si një bazë e qëndrueshme furnizimi. Gjermania vendosi të dilte. Nuk ka kthim prapa, konfirmoi në Bruksel ministri i Ekonomisë Robert Habeck. Habeck megjithatë kishte lënë të hapur mundësinë e zgjatjes së operimit të tre centraleve bërthamore që ende nuk janë mbyllur në Gjermani. Por ai shtoi se Gjermania do të ndërmarrë masa të tjera për t’i bërë ballë varësisë ruse: “diverzifikimin e gazit dhe zgjerimin e kapaciteteve për energjitë e ripërtërishme”, tha politikani i gjelbër.
Termocentrale të reja bërthamore do të ndërtohen ose vihen në përdorim në Hungari, Republikën Çeke dhe Sllovaki, të cilat të gjitha varen nga gazi rus. Hungaria dhe Republika Çeke mbështeten në kompani dhe teknologjinë ruse. Sllovakia e ndërtoi termocentralin e saj bërthamor nga një kompani amerikane.
Kompania operuese franceze e termocentraleve bërthamore nuk e kishte përjashtuar bashkëpunimin me kompaninë operative ruse “Rosatom” para luftës në Ukrainë. Tani kjo mund të jetë një rrugë pa krye. Por termocentralet e reja bërthamore nuk luajnë ndonjë rol të madh në sigurinë afatshkurtër të furnizimit me energji, në rast të një embargoje ruse, sepse ndërtimi i tyre kërkon shumë vite, në mos dekada./DW
Nata e kaluar ka qenë e përgjakshme në Ukrainë teksa Rusia v...
Gjermania do të dërgojë avionë luftarakë “Tornado” dhe një a...
Bashkimi Evropian ka nisur vendosjen e sanksioneve kundër nj...
Dymbëdhjetë anëtarë të misionit diplomatik rus në Kombet e B...
Turqia ka paralajmëruar të gjitha vendet bregdetare dhe jobr...
Pavarësisht bisedimeve të së dielës mes dy palëve, Rusia nuk...
Gjykata e Hagës do të hapë një hetim për krimet e dyshuara t...
Ministria e Jashtme e Rusisë ka kercenuar Perendimin duke t...
Presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me...
Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar bisedime mes Moskës dhe ...
Në hartën e trafikut ajror, Ukraina nuk ka asnjë avion në qi...
Ministri i Brendshëm ukrainas Denys Monastyrskyy ka folur pë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vënë në alarm të gjit...
Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas kanë përfunduar bisedimet e ...
Banorët e Rusisë po përballen me të ardhme të pasigurt ekono...
Sekretarja e Jashtme Liz Truss thotë se Mbretëria e Bashkuar...
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH)u ka kërkuar edhe një ...
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka zhvilluar një bisedë ...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është duke m...
Dy miliarderë rusë i kanë kërkuar Moskës që t’i japë fund pu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...