web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Putin kërcënon Perëndimin/ Do të mbani përgjegjësi! Çdo hap që keni marrë do të ndëshkohet

28 Shkurt 2022, 20:08, Kosova & Bota CNA

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kercenuar Perendimin duke  thënë se ata që furnizojnë Ukrainën me armë vdekjeprurëse do të mbajnë përgjegjësi nëse ato përdoren gjatë fushatës ushtarake të Rusisë atje.

Ministria shtoi se hapat që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian kundër Rusisë nuk do të mbeten pa një përgjigje të ashpër.

Një numër vendesh evropiane, përfshirë Norvegjinë, Italinë dhe Finlandën, kanë njoftuar se do të ofrojnë armë për Ukrainën.

?Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm [të Forcave të Armatosura të RF] të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special?, tha Putin të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov, sipas TASS./E.T-CNA.al





Lajmet e fundit nga