web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rusia nuk ndalet/ Autokolona ushtarake i afrohet Kievit

28 Shkurt 2022, 20:31, Kosova & Bota CNA

Pavarësisht bisedimeve të së dielës mes dy palëve, Rusia nuk e ndal ofensivën e saj për të marrë nën kontroll kryeqytetin e Ukrainës.

CNN raporton se një autokolonë ushtarake, e cila një ditë më parë ishte në qytetin e Ivankiv, të hënës është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti Ukrainas.

Sipas CNN, e cila i referohet Maxar Technologies, autokolona e automjeteve të rënda ushtarake arrin në disa kilometra.

Ndërkohë pavarësisht bisedimeve, një tjetër shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e së hënës në Kiev.





Lajmet e fundit nga