Blinken kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi abuzimet e...
Edhe shtete neutrale si Suedia kanë nisur të dërgojnë armë dhe ndihma ushtarake drejt Ukrainës.
Në një kohë kur konflikti po avancon dita ditës, duket se shumë shpejt ai mund të kthehet në një luftë proxy mes forcave perëndimore dhe Moskës.
Deri tani, sipas raportimeve të autoriteteve ukrainase të paktën 350 civilë kanë mbetur të vrarë si pasojë e bombardimeve ruse.
Në të njëjtën kohë, Kombet e Bashkuara kanë raportuar se të paktën 368,000 ukrainas janë larguar jashtë vendit ? shumica prej tyre në Poloni.
Kjo është lista e shteteve që kanë dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë deri tani:
Më 25 shkurt, presidenti amerikan Joe Biden instruktoi Departamentin e Shtetit të dërgonte një sasi armësh me vlerën e $350 milionë dollarëve drejt Ukrainës.
Ukraina ndërkohë po kërkon që të pajiset me armë anti-tank dhe raketa Stinger ? të nevojshme për të rrëzuar avionët rusë.
Pentagoni shtoi se artileria e dërguar në Ukrainë përfshin blinde anti-tank, armë dore, veshje mbrojtëse dhe municione të ndryshme.
Gjatë vitit të shkuar, SHBA ka dedikuar më shumë se $1 miliardë dollarë për asistencë ushtarake në Ukrainë.
Për herë të parë në histori, BE po financon blerjen dhe dërgimin e armëve pasi liderët europianë ranë dakord të transportojnë një sasi armësh me vlerën $509 milionë dollarë drejt Kievit.
Josep Borrell ka deklaruar gjithashtu se disa shtete europiane po dërgojnë avionë luftarakë drejt Ukrainës.
Që në janar, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Wallace deklaroi se Mbretëria e Bashkuar kishte ?marrë vendimin për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimesh mbrojtëse?.
Ditën e mërkurë, zyrtarë britanikë premtuan se do të nisnin dërgesat e sistemeve ushtarake vdekje-prurëse drejt ushtrisë ukrainase.
Franca, e cila i kishte nisur tashmë dërgesat e ndihmave ushtarake, po vazhdon të dërgojë pajisje të tjera ushtarake së bashku me naftë drejt Ukrainës.
Parisi gjithashtu pohoi se do t?i përgjigjeshin një kërkese të hershme të Ukrainës për armë anti-raketë si dhe arsenale të armëve digjitale.
Holanda do të furnizojë Ukrainën me raketa ajrore dhe sisteme anti-tank, sipas deklaratave të qeverisë holandeze ditën e shtunë.
Gjithashtu, holandezët kanë rënë dakord të dërgojnë 200 raketa Stinger dhe 50 armë anti-tank Panzerfaust.
Gjermania do të furnizojë Ukrainën me 1,000 armë anti-tank dhe 500 raketa Stinger.
Kjo është një lëvizje e rëndësishme e cila hodhi poshtë politikat e ndjekura deri tani nga Berlini ? të cilat ndalonin eksportin e armëve drejt zonave të konfliktit.
Otava po dërgon armatime ushtarake drejt Ukrainës dhe po i jep një kredi prej $394 milionë dollarësh Kievit për vetëmbrojtje.
Suedia po shkel qëndrimin e saj historik duke dërguar 5,000 armatime anti-tank drejt Ukrainës në një kohë që Danimarka po kontribuon me rreth 2,700 të tjera.
Norvegjia gjithashtu po dërgon helmeta dhe veshje anti-plumb, si dhe rreth 2,000 armatime anti-tank M72.
Finlanda e cila është njohur gjithashtu historikisht për qëndrimin e saj neutral, ka furnizuar Ukrainën me rreth 1,500 raketa lëshues; 2,500 mitraloza, 150,000 seri municionesh dhe rreth 70,000 racione të ushqimit të koncentruar ushtarak.
Belgjika gjithashtu ka deklaruar se do të dërgojë rreth 3,000 mitraloza, 200 anti-tank dhe 3,800 ton naftë.
Portugalia po i dërgon Ukrainës syze me rreze infra të kuqe për shikim gjatë natës, jelek anti-plumb, helmeta, granata, municione dhe pushkë automatike G3.
Greqia ka dërguar gjithashtu pajisje për mbrojtje ushtarake së bashku me ndihmë humanitare.
Rumania po ofron shërbim mjekësor për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë në 11 spitalet e saj ushtarake, së bashku me naftë, jelekë anti-plumb, helmeta dhe të tjera materiale ushtarake me vlerën $3.3 milionë dollarë.
Spanja ka premtuar 20 ton ndihma për Ukrainën ? shumica e të cilave janë ndihma shëndetësore dhe pajisje vetë-mbrojtjeje si jelekët anti-plumb.
Praga konfirmoi dërgimin e 4,000 mortajave drejt Ukrainës si dhe një arsenal prej 30,000 pistoletash, 7,000 mitralozash, 3,000 pushkëve dhe snajperëve së bashku me 1 milion plumba.
Kroacia do të dërgojë një sasi armësh dore dhe veshjesh mbrojtëse me vlerën e 16 milionë eurove./euronews
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi abuzimet e...
Rusia ka sulmuar të hënën një antenë televizive në Kiev.Kësh...
Kryeqyteti Kiev vazhdon qëndresën, ndërsa ukrainasit hynë në...
Në ditën e 6 të luftës qyteti i dytë më i madh i Ukrainës u ...
Ministrja ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për b...
Zyrtarët Perëndimorë kanë folur me tone të forta sot në sean...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka prekur Parlame...
Trupat ruse po përpiqen të marrin dy qytetet më të mëdha të ...
Italia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme humanitare, si...
BBC ka biseduar me qytetarë rus, në lidhje me sanksionet e e...
Zyrtarët ukrainas dhe rusë përfunduan një raund kritik bised...
Zyrtarë ushtarakë rusë kanë pretenduar se 5,710 trupa ruse j...
Nuk ndalen sanksionet ndaj Rusisë.Pas sanksioneve financiare...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar si k...
Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko, u ka thënë mediave s...
Qendra e Harkivit është goditur nga raketat ruse.Në mëngjesi...
Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se a...
Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar shfaqjen e filmave...
A është kërcënimi i qartë i presidentit Vladimir Putin me ar...
Papritur gjithçka po ndodh shumë shpejt në Bruksel. Lufta e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...