Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
14 vjet që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës – bilanci i vëzhguesve është i përzier. Por përgjegjësia kryesore bie mbi BE-në, thonë ata.
Susanne Schütz, e ngarkuara e qeverisë gjermane për Evropën Juglindore dhe Turqinë, është e mendimit se në 14-vjetorin e pavarësisë Kosova ka sfida të mëdha përpara. Në një diskutim online zhvilluar në fillim të javës, Schütz i quajti shpresëdhënëse reformat që ka premtuar qeveria Kurti, çka janë pasqyruar edhe në indeksin e fundit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International. “Kosova aty ishte ngjitur 17 vende më lart se një vit më parë dhe ky është një përparim i rëndësishëm, krahasuar edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha diplomatja gjermane në diskutimin e organizuar nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare me seli në Vjenë dhe Ambasada e Kosovës në Berlin. Por edhe në planin dypalësh, marrëdhëniet kanë ardhur duke u përmirësuar. Një nga ngjarjet që e dëshmuan këtë së fundmi, ishte njohja e lejeve të drejtimit të automjeteve nga Kosova në Gjermani që me siguri do të çojë në përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike, theksoi diplomatja.
Schütz shpreson tani që Bashkimi Evropian të mbajë premtimin dhe të heqë regjimin e vizave për Kosovën: “Qeveria gjermane e ka këtë çështje si prioritet të lartë, dhe do ta shtyjë sërish përpara debatin brenda vendeve të BE-së”. Shpresa për përmirësim në marrëdhëniet me Serbinë, ka Schütz pas zgjedhjeve në Serbisë, në prill.
Shembull në rajon
Raportuesja ekologjiste në parlamentin evropian, Viola von Cramon, përveç ndjesisë së mirë që të jep Kosova kur e viziton, spikat edhe pluralizmin politik e mediatik, si një arritje të Kosovës në këto vite. “Kjo është një e mirë që duhet ruajtur dhe zhvilluar edhe më tej”, tha ekologjistja dhe shprehu dëshirën që “Kosova të bëhet shembull në të gjithë rajonin”.
Raportuesi socialdemokrat për Kosovën në Bundestagun Gjerman, Josip Juratovic, ishte i mendimit se Kosova aktualisht është një nga vendet më demokratike në rajon dhe vëzhgon edhe një dëshirë te brezi i ri i arsimuar për t’u kthyer në vend. “Është e këndshme të shohësh kaq shumë njerëz që jetojnë këtu dhe duan të kthehen në vend”, tha Juratoviç. Por ai parlajmëroi që Kosova të shihet në kontekstin rajonal.”Është e rëndësishme që BE të jetë më aktiv dhe më i angazhuar për forcimin e demokracive në tërë rajonin”, tha Juratoviç. “Vetëm demokracitë janë të afta të sheshojnë mospajtimet mes njëra-tjetrtës dhe të reflektojnë për gabimet e së shkuarës”, tha Juratoviç duke pasur parasysh Serbinë.
Ngecje në sovranitet
Ndërsa në planin e brendshëm Kosova duket se është në rrugë të mirë, në aspektin e sovranitetit mbisundon një “përkohshmëri e përhershme”, tha Bodo Weber, ekspert i pavarur gjerman nga Berlini. Dhe për këtë nuk e ka fajin Kosova. ?Edhe pse tash e dhjetë vjet Kosova zyrtarisht e ka fituar pavarësinë, nuk mund të flitet për sovranitet në kuptimin e vërtet të fjalës. Ai garantohet vetëm me mbështetjen e fuqishme të perëndimit”.
Bodo Weber është i mendimit se për këtë gjendje ngërçi është përgjegjëse edhe BE-ja, me bllokimin e vazhdueshëm që i bën zgjerimit. “Pa një perspektivë të qartë për anëtarësimin e Serbisë në BE, nuk kemi mjete presioni ndaj saj”, tha ai. “Përsa kohë është kështu, negociatat me Serbinë do të mbeten në një simulim”.
BE të dëshmojë unitet
Dan S. Hamilton, nga Instituti për Politikë të Jashtme SAIS në Uashington, tha se kyçi i zgjidhjes së çështjes së sovranitetit të Kosovës është te pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj: “Ne duhet të flasim me ta”, tha Hamilton, duke pasur parasysh Greqinë, Qipron, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën.
“Nuk ka nevojë t’i bindim që ta njohin Kosovën menjëherë, por së paku që të mos e bllokojnë Kosovën. Ata duhet të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit.”
Hamilton argumenton se vetëm kur të arrihet kjo, edhe Serbia do ta pranojë perëndimin si fuqi në rajon, Përsa kohë që kjo nuk ndodh, Rusia do të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj destabilizues në Ballkanin Perëndimor dhe Serbia nuk do të jetë e gatshme të njohë Kosovën, thotë Hamilton./DW
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Pr...
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të ...
Shqetësimet e Perëndimit se Rusia mund të ndërmarrë një sulm...
Punonjësit në Belgjikë do të kenë mundësinë të zgjedhin të p...
NATO-ja thotë se nuk ka parë shenja tërheqjeje nga ana e Rus...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të martën s...
Një 4 vjeçare është gjetur e izoluar në bodrumin e një banes...
Kancelari, Olaf Scholz u kritikua shumë në perëndim, për shk...
Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pje...
Kriza në kufirin Rusi-Ukrainë ishte në qendër të bisedimeve ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Moska është g...
Një hulumtim që ka bërë Enti për Statistikë në Maqedoninë e ...
Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Eu...
Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë – madje as për m...
Në Moskë kanë nisur bisedimet mes liderëve gjermanë dhe rusë...
Ministria e mbrojtjes ruse, ka njoftuar se është marrë vendi...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë ...
Në periudhën e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpe...
Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendos...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...