Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pjesë ishte e rrezikuar nga seriozisht nga virusi, të tjerë për shkak të probemeve financiareve. Por sidomos për të rinjtë që nuk mund të takonin miqtë, e u desh të përballen me lokdaunet e njëpasnjëshme dhe mbylljen e aktiviteteve të kohës së lirë këto kanë qenë kohë të vështira.Henning Rösner është një student që vuan nga atakë paniku që nga koha e pandemisë.
Ai e ndjen frikën sidomos, kur ndodhet mes njerëzve, aty e ndjek një presion i brendshëm – ta ketë mirë me të gjithë, të pëlqehet nga të gjithë, të jetë i pranuar nga të gjithë! Që në moshën 15 vjeç, Henning filloi të kishte probleme kur gjendej me të tjerët në grup, por këtë verë për herë të parë pati goditje të fortë paniku. “Zakonisht ke ndjesinë, se do të duhet të vjellësh menjëherë. Të përzihet, dridhesh, të kapin drithma. Je si…po në rastin tim, unë isha shtrirë në shtrat, as nuk mund të lëvizja, dhe as nuk qetësohesha dot. Vërtet që të duket, se humb lidhjen me veten, thjesht për shkak se ndjehesh i strapacuar”, rrëfen ai.
Po si ndodhi shpërthimi i panikut? Në muajt para atakut të panikut, 21-vjeçari kishte kaluar shumë kohë në shtëpi. Ardhja e pandemisë në fillim nuk iu duk ndonjë problem i madh Henningut. Ai mendoi, se ishte mirë, që nuk takoheshe me njeri, nuk duhej të shkonte në universitet, presioni social ra. Por papritur ai filloi të ndjeheh shumë herë më keq se më parë. “Besoj vërtet, se fakti që u zbeh jeta sociale e bëri edhe më të vështirë, që të përshtatesha kur verën e kaluar u liruan kufizimet. Ndoshta prej kësaj, u shtuan gjendjet e nervozizmit shumë më keq se më parë”, thotë Henning.
Studenti 21 vjeçar ka një të përbashkët me shumë të rinj të tjerë gjatë pandemisë. Ata kaluan shumë kohë në shtëpi, duke “lundruar” gjithë ditën nëpër një botë perfekte mediash sociale. Ndërkohë tani po dalin në dritë pasojat e izolimit: Numri i të rinjve me simptoma depresive është rritur ndjeshëm në Gjermani në vitet e pandemisë. Sipas “Der Spiegel”, (13.02)sëmundjet psikologjike në të gjithë botën janë shtuar. Revista e njohur i referohet profesores, Meryam Schouler-Ocak, kryemjeke e Klinikës Psikiatrike të Spitalit Charite St. Hedvig.
“Metaanalizat të thonë, se në të gjithë botën mesatarisht janë më shumë se dyfishuar simptomat depresive, problemet me frikën dhe pagjumësinë si edhe probleme posttraumatike në pandemi”, thotë Schouler-Ocak. Edhe sjella suicidale është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë, sidomos mes studentëve. Schuler-Ocak e lidh këtë me izolimin e vetmimin, sidomos tek ata të rinj që kanë shkuar në një vend tjetër për studime apo në një qytet tjetër. “Njerëzit kanë nevojë për lidhje, kontakte, prekje. Kur kjo nuk është e mundur ata vuajnë” , thotë ekspertja. Edhe frika nga e ardhmja shton dëshpërimin; kështu vetëvrasja është arsyeja kryesore e vdekjes tek djemtë e rinj në Spanjë.
Henning vendosi të kërkojë ndihmë. “Këtë gjendjen e pambrojtur, pafuqisë nuk e doja më. Nuk doja të bija sërish në pagjumësi, e dija, se nuk isha mirë. Prandaj shkova tek mjeku familjar”, thotë ai. Ndërkohë studenti ka filluar me terapinë, dhe flet hapur për problemet e tij. “Është vërtet e çuditshme, që pjesërisht kur flet për këtë me të tjerët, dëgjon pak a shumë të njëjtat probleme. Edhe ata fillojnë të tregojnë, e vërtet ndjehesh pak më mirë, kur kupton, se nuk je vetëm. Nuk do të thotë se ke vdekur shpirtërisht, kur ke një depresion. Kjo mund të prekë edhe njeriun më gazmor.”
Një gjë e ka mësuar Henning nga pandemia. Kur ajo të marrë fund, ai dëshiron ta shijojë jetën me sa më shumë miq. Përgatitjen për këtë po e bën që tani: çdo javë një seancë terapie!/DW
Kriza në kufirin Rusi-Ukrainë ishte në qendër të bisedimeve ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Moska është g...
Një hulumtim që ka bërë Enti për Statistikë në Maqedoninë e ...
Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Eu...
Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë – madje as për m...
Në Moskë kanë nisur bisedimet mes liderëve gjermanë dhe rusë...
Ministria e mbrojtjes ruse, ka njoftuar se është marrë vendi...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë ...
Në periudhën e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpe...
Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendos...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) k...
Sa vjen dhe tensionohet situata në Ukrainë, pas paralajmërim...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ritheksoi mbështetjen gjermane...
Shtetet e Bashkuara po zhvendosin operacionet e ambasadës së...
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët ameri...
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmë...
Në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet...
1 vit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e për...
Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar trupat ushtarake amerikane, që...
Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufi...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...