Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Në Moskë kanë nisur bisedimet mes liderëve gjermanë dhe rusë, me Ukrainën në krye të agjendës. Para takimit, kancelari Olaf Scholz vlerësoi “marrëdhëniet tregtare shumë të rregullta” midis dy vendeve.
Olaf Scholzi po zhvillon vizitën e tij prezantuese si kancelar i ri gjerman në Moskë. Ai është takuar me presidentin rus Vladimir Putin. Kriza në kufirin Rusi-Ukrainë është në qendër të bisedimeve.
“Gjëja më e rëndësishme është që ne i menaxhojmë marrëdhëniet mes vendeve me diskutime të mira me njëri-tjetrin?, tha Scholzi gjatë takimit me Putinin, duke shtuar se ishte i kënaqur që të dy udhëheqësit mundën të takoheshin ballë për ballë.
Ai vlerësoi gjithashtu “marrëdhëniet tregtare shumë të rregullta” midis dy vendeve, ndërsa pranoi “situatën e vështirë” për paqen dhe sigurinë në Evropë.
Para bisedimeve, Putini tha se bashkëpunimi ruso-gjerman për energjinë ishte një prioritet për Moskën. Në fjalën e tij të hapjes, Putini theksoi lidhjet ekonomike, ndërsa vuri në dukje “diskutimet e nxehta” rreth Ukrainës.
“Fatkeqësisht, ne do t’i kushtojmë një pjesë të konsiderueshme të kohës tonë çështjeve që lidhen me situatën në Evropë dhe sigurinë?, tha Putini.
Marrëdhëniet e Berlinit me Moskën
Gjermania u gjend në një situatë të vështirë përballë kërcënimit të një pushtimi rus të Ukrainës. Ajo është edhe anëtare e NATO-s edhe një partnere e rëndësishme tregtare e Rusisë.
Scholzi udhëtoi për në Moskë nga Kievi, ku takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të forcuar mbështetjen e Berlinit përballë agresionit rus.
Berlini ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e tij për sovranitetin ukrainas, por ka qenë më pak entuziast për kërcënimet për të braktisur gazsjellësin e diskutueshëm Nord Stream 2, i cili do të sillte gazin rus direkt në Gjermani.
Gjermania është kritikuar gjithashtu për refuzimin për t’i shitur armë Kievit, pasi rajoni është një zonë konflikti aktive.
Megjithatë, Gjermanisë nuk i janë kursyer problemet nga partnerët e saj rusë. Kremlini e ndaloi Deutsche Welle-n të transmetonte në Rusi pasi kanali rus i mbështetur nga shteti RT nuk mori një licencë të ligjshme transmetimi në Gjermani.
Lidhjet ekonomike në rrezik
Të martën, Rusia tregoi gjithashtu se ishte e hapur për diskutime të mëtejshme për të shmangur konfliktin e hapur ushtarak, duke njoftuar se disa ushtarë që kishin marrë pjesë në stërvitjet ushtarake pranë Ukrainës janë kthyer në bazat e tyre.
Megjithatë, Gjermania iu bashkua një nmuri shtetesh të tjera të dielën, duke u bërë thirrje qytetarëve të saj në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, nga frika e një pushtimi të afërt të Ukrainës nga Rusia.
Udhëtimi i Scholzit është një “përpjekje e minutës së fundit… për të shmangur luftën”, por “i takon Putinit të dërgojë sinjale të deeskalimit tani”, tha për DW deputeti konservator gjerman Thomas Silberhorn.
Lidhur me planin e veprimit për sanksionet, Silberhorni paralajmëroi se ato do të shkojnë “shumë përtej sanksioneve ekonomike”, duke u vënë pikëpyetje “të gjithë marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve perëndimore”.
I pyetur për qëndrimin e Gjermanisë për NordStream 2, Silberhorni tha se “Gjermania është e gatshme të përfshijë gazsjellësin Nord Stream 2 në një sërë sanksionesh nga vendet perëndimore”, por si pjesë e një pakete dënimesh më të gjera./DW
Ministria e mbrojtjes ruse, ka njoftuar se është marrë vendi...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë ...
Në periudhën e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpe...
Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendos...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) k...
Sa vjen dhe tensionohet situata në Ukrainë, pas paralajmërim...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ritheksoi mbështetjen gjermane...
Shtetet e Bashkuara po zhvendosin operacionet e ambasadës së...
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët ameri...
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmë...
Në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet...
1 vit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e për...
Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar trupat ushtarake amerikane, që...
Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufi...
Të paktën shtatë persona janë vrarë pas një shpërthimi në nj...
Shërbimet e inteligjencës amerikane po japin alarmin, edhe G...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, nuk përjashton mundësin...
Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, celularët ishin një as...
Në një pasdite të fundjavës, shqetësimi më i madh për Andriy...
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka tronditur mbrëmjen e so...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...