Opozita kritikon performancën e Qeverisë Kurti 2
1 vit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e për...
Në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë, kancelari gjerman Olaf Scholz takoi sot Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksiy në Kiev, ndërsa nesër udhëheqësi gjerman ndalon në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Analistët thonë se veçanërisht nga Rusia, zoti Scholz duhet të përcjellë mesazh të qartë se perëndimi ka unitet dhe se nuk mund të përçahet.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se vendi i tij do të vazhdojë të ndjekë synimin për anëtarësim në NATO, pavarësisht kundërshtimit rus dhe skepticizmit të disa vendeve perëndimore.
?Sot, shumë gazetarë dhe udhëheqës po japin shenja të vogla për Ukrainën se është e mundur që të shmanget rreziku dhe që të mos ngrihet vazhdimisht çështja e anëtarësimit në aleancë në të ardhmen, sepse këto rreziqe lidhen me reagimin e Federatës Ruse?, tha zoti Zelenskiy në një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
?Besoj se duhet të vazhdojmë të ecim në rrugën që e kemi zgjedhur?, shtoi udhëheqësi ukrainas.
Nga ana e tij, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se pret hapa konkretë nga Rusia për të shmangur konfliktin me Ukrainën, ndërsa shtoi se Gjermania dhe aleatët perëndimorë janë të gatshëm për dialog serioz me Rusinë mbi çështjen e sigurisë evropiane.
Udhëheqësi gjerman njoftoi një kredi të re prej 150 milionë eurosh për Ukrainën, ndërsa shtoi se Perëndimi është gati për vendosjen e sanksioneve të gjera dhe të efektshme, nëse Rusia shkel integritetin territorial të Ukrainës.
Vizita e zotit Scholz në Ukrainë është në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet e larta mes Kievit dhe Moskës, ndërsa zyrtarët perëndimorë të zbulimit paralajmërojnë se një sulm rus ndaj Ukrainës është gjithnjë e më i afërt.
Të martën zoti Scholz ndalon në Moskë, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Gjermania, sikur edhe disa vende tjera, u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen sa më parë nga Ukraina.
Qeveria ka refuzuar furnizimin me armë të Ukrainës dhe ka shmangur deklarimin konkret se cilat sanksione ndaj Rusisë do të mbështeste Gjermania. Pozicioni i paqartë gjerman ka ngjallur kritika brenda dhe jashtë vendit. Ekspertët thonë se veçanërisht gjatë vizitës në Moskë, është e rëndësishme që zoti Scholz të theksojë se Gjermania është në të njëjtën linjë me aleatët evropianë dhe amerikanë.
“Zoti Scholz duhet të përcjellë një mesazh të qartë në Moskë se aleanca perëndimore ka unitet. Moska duhet ta kuptojë se aleanca perëndimore nuk mund të përçahet?, thotë Markus Ziener nga Fondi Gjerman Marshall.
Megjithë ngurrimin gjerman për të komentuar të ardhmen e gazsjellësit Nord Stream 2 në rast se Rusia pushton Ukrainën, ekspertët mendojnë se e ardhmja e furnizuesit me gaz natyror është nën rrezik.
Presidenti amerikan Joe Biden tha javën që shkoi se Nordstream 2 do të bllokohej në rast të sulmit rus.
Kjo do të dëmtonte ekonominë ruse, por gjithashtu do të shkaktonte probleme për furnizimin me gaz të Gjermanisë. Punimet e gazsjellësit kanë përfunduar, por ai ende nuk është vënë nën funksionim.
“Gjermania nuk ka shumë mjete për të ushtruar ndikim, përveç nëse thotë se nuk do të miratojë gazsjellësin Nord Stream 2. Gjermania është shumë e kufizuar. Vendi është zotuar për furnizim me gaz. Ndryshe nga vendet e tjera evropiane, ne nuk kemi diversifikuar furnizimet tona me gaz dhe jemi zvarritur në tranzicionin energjetik. Pra ne kemi bërë shumë gabime dhe tani po pagujmë çmimin?, thotë Ckaudia Kemfert nga Instituti gjerman për Kërkime Ekonomike.
Rusia ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën dhe ka kryer një seri manovrash ushtarake në rajon, por thotë se nuk ka plane për të pushtuar fqinjin e saj.
Moska kërkon garanci nga Perëndimi se NATO nuk do të lejojë anëtarësimin e Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike në aleancën veri-perëndimore. Rusia gjithashtu kërkon që NATO të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë dhe tërheqjen e trupave të tyre nga Evropa Lindore. Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë refuzuar këto kërkesa./voa
1 vit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e për...
Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar trupat ushtarake amerikane, që...
Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufi...
Të paktën shtatë persona janë vrarë pas një shpërthimi në nj...
Shërbimet e inteligjencës amerikane po japin alarmin, edhe G...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, nuk përjashton mundësin...
Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, celularët ishin një as...
Në një pasdite të fundjavës, shqetësimi më i madh për Andriy...
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka tronditur mbrëmjen e so...
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të dielën një bisedë te...
Asambleja Federale rizgjodhi sot në Berlin Frank-Walter Stei...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrj...
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të qetësuar tensionet midis ...
Platformë helikopteri, pishinë që shndërrohet në pistë vallë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë...
Gazi natyror që rrjedh nga tubacionet e Rusisë, ngroh shtëpi...
Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bas...
Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktua...
Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën L...
Një person dyshohet se është lënduar nga gjuajtja me armë e ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...