Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Gazi natyror që rrjedh nga tubacionet e Rusisë, ngroh shtëpitë dhe objektet në pjesën më të madhe të Evropës. Thënë ndryshe, Rusia është furnizuesja më e madhe e Evropës me këtë lëndë. Një e treta e gazit, që arrin në kontinent, kalon përmes Ukrainës.
Tani, kur frika për pushtimin e Ukrainës nga Rusia është rritur, njësoj janë rritur edhe shqetësimet për zvogëlimin ose ndërprerjen e gazit rus në Evropë.
Shtetet e Bashkuara, por edhe vende të tjera perëndimore, e kanë kërcënuar Rusinë me sanksione shkatërruese, nëse sulmon Ukrainën.
Politikëbërësit rusë kanë paralajmëruar se nëse vendi i tyre shkëputet nga sistemi ndërkombëtar i bankave, ashtu siç është paralajmëruar, atëherë gazi rus nuk do të rrjedhë.
?Nëse Rusia shkëputet nga SWIFT, atëherë ne nuk do të kemi para në qarkullim. Dhe blerësit tanë, e para së gjithash vendet evropiane, nuk do t?i marrin mallrat tona: naftën, gazin, metalet dhe përbërësit e tjerë të rëndësishëm të importeve të tyre?, ka thënë nënkryetari i Këshillit të Federatës ruse, Nikolay Zhuravlev, për agjencinë e lajmeve Tass.
Këto paralajmërime kanë bërë që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të kërkojnë furnizime alternative.
Në një deklaratë të përbashkët, të lëshuar në fund të muajit të kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë thënë se ?SHBA-ja dhe BE-ja janë duke punuar së bashku për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe të mjaftueshëm të BE-së me gaz natyror, nga burime të ndryshme anembanë globit?.
Von der Leyen ka diskutuar për blerje të gazit edhe me emirin e Katarit. Komisionarja e BE-së për Energjinë, Kadri Simson, është fokusuar në bisedime me Azerbajxhanin, ndërsa më 7 shkurt është mbledhur edhe Këshilli i Energjisë SHBA-BE, për të diskutuar alternativat.
?Gazi rus është kritik për Evropën. Ai mbulon rreth 40 deri në 45 për qind të importeve të Evropës. Për disa vende është më i rëndësishëm se për të tjerat. Realiteti është se, tani për tani dhe për të ardhmen e afërt, Evropa nuk mund të funksionojë pa gazin rus?.
Tsafos thotë se ndërprerjet e vogla të furnizimeve ruse do ta rëndonin, por nuk do ta prishnin sistemin. Ndërprerja e plotë, sipas tij, do të ishte diçka tjetër.
?Nëse ndërpritet vetëm gazi që kalon përmes Ukrainës, kjo do të ishte një gjë e dhimbshme, por e menaxhueshme. Nëse flasim për reduktim në zero të gazit rus në Evropë, atëherë do të ishte katastrofë. Do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për Evropën që të përshtatet për një kohë të shkurtër me një humbje kaq të madhe?, thotë Tsafos.
Jashtë Ukrainës, Rusia shfrytëzon disa tubacione direkte për ta dërguar gazin në Evropë, në mesin e tyre: tubacioni Rrjedha e Veriut që e çon gazin direkt në Gjermani.
Tsafos thotë se vitin e kaluar, Rusia ka eksportuar rreth 180 miliardë metra kub gaz në Evropë, ndërsa vetëm 40 miliardë kanë kaluar përmes Ukrainës. Përveç Rusisë, një sasi të gazit për kontinentin evropian e siguron edhe Norvegjia, Algjeria e Katari.
Duke folur për Exposenë, Thierry Bros, specialist i tregut evropian të gazit në Universitetin Sciences Po në Paris, thotë se nuk beson se Rusia do ta ndërpresë plotësisht gazin në Evropë.
Nëse vjen deri te mungesat, ai thotë se një opsion për ta mbajtur Evropën të furnizuar është gazi i lëngshëm natyror, i cili transportohet me cisterna oqeanike në vend të tubacioneve.
?Nuk mund të presim më shumë gaz nga Norvegjia, nuk mund të presim më shumë gaz nga Algjeria e vende të tjera. Zgjidhja e vetme është gazi i lëngshëm natyror?, thotë Bros.
Gazi i lëngshëm natyror është gaz natyror që shndërrohet në lëng, me qëllim që të magazinohet dhe të transportohet më lehtë. Në rast të ndërprerjes së plotë të gazit rus, nuk ka mjaftueshëm as gaz të lëngshëm natyror. Sasia nuk mund të rritet brenda natës dhe terminalet e eksportit kushtojnë miliarda dollarë. Profesori Bros thotë se Evropa është treguar ?naive? me varësinë e madhe nga Rusia.
?Duhet të shohim se çfarë tregu të gazit duam me Rusinë. Ne kemi nevojë për Rusinë për disa nga vëllimet tona. Por, duhet të shikojmë dhe të përpiqemi ta zvogëlojmë këtë varësi nga Rusia në vitet e ardhshme. Ky do të duhej të ishte rezultati i kësaj krize?, thotë Bros.
Ngjashëm mendon edhe Nikos Tsafos, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. Sipas tij, Evropa duhet të mendojë në afat të gjatë dhe varësia nga Rusia zvogëlohet duke përdorur më pak gaz.
?Mbrojtja më e mirë e Evropës është reformimi dhe riorganizimi i sistemit të saj energjetik drejt një energjie me emetime më të vogla të karbonit. Nuk duhet të kemi iluzione se kjo do të jetë e lehtë ose do t?i zgjidhë të gjitha problemet. Çështja është se këto probleme me të cilat përballet Evropa, lidhen direkt me sistemin e hidrokarbureve që Evropa ka. Nëse kalohet në burime të pastra të energjisë, disa nga këto probleme do të bëhen më pak të dukshme?, thotë Tsafos.
Sipas të dhënave të fundit të agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, varësia e BE-së nga gazi natyror ka qenë 83.5% në vitin 2020. Më 2019-ën ka qenë 89.5%.
Çmimet e energjisë elektrike në botë janë rritur qysh vitin e kaluar dhe dy bashkëbiseduesit e mi thonë se ato do të rriten edhe më, nëse Evropa detyrohet të gjeja alternativa për furnizimin me gaz.
[Nga arkivi i REL-it: Kriza energjetike]
Një analizë që ka bërë Instituti Bruegel në Bruksel, i cili merret me hulumtime të çështjeve ekonomike, tregon se nëse Rusia ndalon të dërgojë gaz në Bashkimin Evropian në muajin shkurt, rezervat e bllokut mund të zgjasin deri në prill.
Po, a do të ishte ndërprerja e gazit për Evropën interes i Rusisë? Për Eposenë flet Tierry Bros, nga Universiteti Sciences Po:
?Gazprom fiton rreth 6 miliardë dollarë në muaj për gazin që shet në Evropë. Andaj, unë mendoj se nuk do të ishte skenar i mirë që pompat e gazit ta zvogëlonin rrjedhën e gazit. Unë mendoj se skenar i mundshëm është që Rusia vetëm ta zvogëlojë furnizimin, sepse në këtë mënyrë gazi rrjedh në Evropë dhe Rusia fiton euro ose dollarë. Dhe kështu, duke reduktuar gazin, Rusia mund të krijojë përçarje të mëtejshme midis vendeve evropiane, sepse disa do të trajtohen më mirë se të tjerat?.
Sipas Eurostat-it, importueset më të mëdha të gazit rus në Bashkimin Evropian janë Gjermania dhe Italia, ndërsa jashtë BE-së janë Turqia dhe Bjellorusia.
Gazi rus rrjedh në Evropë tash e sa dekada, ka rrjedhur edhe në periudha të krizës, madje edhe gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Frika tani është nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili jo rrallë përshkruhet si i paparashikueshëm. Gazeta amerikane, New York Times, ka pasur më 3 shkurt një shkrim me titull: ?Putin ka kursyer për këtë ditë?.
Sipas gazetës, Putin, ?gjatë disa viteve të fundit, e ka ristrukturuar ekonominë e vendit të tij me qëllimin specifik për t?i bërë ballë presionit financiar perëndimor?.
?Rusia e ka zvogëluar në mënyrë drastike përdorimin e dollarit e në këtë mënyrë edhe levën e Uashingtonit?, ka shkruar mes tjerash New York Times./rel
Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bas...
Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktua...
Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën L...
Një person dyshohet se është lënduar nga gjuajtja me armë e ...
Nëse je nisur për një udhëtim dhe po kërkon një ambient miqë...
Performanca e Justin Bieber në Kaliforni është kthyer në ar...
Me flamuj në dorë e duke kënduar himnin kombëtar, me mijëra ...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka zhvilluar një bisede tele...
Ushtria ukrainase thotë se numri i sulmeve me artileri në ku...
Norvegjia hoqi sot të gjitha masat e mbetura të bllokimit të...
Administrata Biden po u bën thirrje amerikanëve që gjenden n...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga njëra shtetet perëndimore vazhdojnë të kërkojnë rrugën d...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është vetëm çështje ditësh. Ga...
Aleatët më të rëndësishëm perëndimorë janë konsultuar në një...
Shtëpia e Bardhë tha të premten se Rusia mund të sulmojë Ukr...
Rritja e çmimeve të energjisë po ngre edhe inflacionin në Ev...
Kosova ka pranuar 515,970 doza të vaksinës Pfizer, që janë s...
Pas vizitës së përbashkët javën që shkoi të diplomatit ameri...
Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje amerikanëve në Ukrain...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...