LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të dielën një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy, një ditë pasi i tha presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi do të përgjigjej me vendosmëri ndaj çdo sulmi të mundshëm.
Shtëpia e Bardhë tha se në telefonatën me zotin Zelenskiy ?Presidenti Biden rikonfirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës?.
?Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës?, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Dy udhëheqësit ranë dakord se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike në përgjigje të grumbullimit të trupave ushtarake ruse në kufijtë e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se Rusia mund të sulmojë Ukrainën në ditët e ardhshme dhe mund të krijojë një pretekst të rremë për një ndërhyrje të mundshme.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha për CNN-in se Uashingtoni nuk mund ta parashikojë me siguri absolute ditën e ndërhyrjes por se një sulm rus në Ukrainë mund të ndodhë nga dita në ditë.
“Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe besojmë se Rusia e kupton plotësisht këtë mesazh,” tha zoti Sullivan në një intervistë tjetër me emisionin “Face the Nation” të televizionit CBS.
Ukraina nuk është pjesë e aleancës së NATO-s.
Zyrtarët e lartë amerikanë thanë se nuk mund të konfirmonin njoftimet se zbulimi amerikan ka të dhëna se Rusia planifikon të sulmojë të mërkurën, por thanë se do të përpiqeshin të parandalonin çdo ?sulm të befasishëm? të mundshëm, duke bërë publike gjithçka që dinin lidhur me planet e Rusisë.
Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha të dielën se nuk ishte ?në gjendje të konfirmone njoftimet? se Rusia do të sulmojë të mërkurën.
Por në një intervistë për emisionin “Fox News Sunday”, zoti Kirby tha se një ndërhyrje ushtarake ruse mund të ndodhë çdo ditë.
“Këto vlerësime vijnë nga një sërë burimesh dhe jo vetëm brenda zbulimit por edhe nga ajo që shohim në terren. Mbi 100,000 trupa tani vazhdojnë të jenë të grumbulluara në kufirin me Ukrainën”, tha ai.
Ndërkohë Presidenti i Ukrainës, Zelenskiy tha se deri tani nuk kishte parë prova bindëse për një sulm të mundshëm rus brenda disa ditësh.
Si zoti Sullivan dhe zoti Kirby paralajmëruan përsëri se amerikanët duhet të largohen nga Ukraina.
Uashingtoni, aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara dhe të tjerë kanë reduktuar ose evakuuar personelet e ambasadave dhe u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të largohen menjëherë ose të shmangin udhëtimin në Ukrainë.
Personeli amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) filloi të largohej nga qyteti Donetsk i kontrolluar nga separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore të dielën, i tha një dëshmitar agjencisë Reuters.
Megjithatë Uashingtoni thotë se rruga diplomatike mbetet e hapur.
“Mënyra më e thjeshtë që Moska të tregojë se do të ndjekë atë rrugë është që të çtensionojë situatën dhe jo ta përshkallëzojë atë?, tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken të dielën.
Moska mohon të ketë një plan për sulm por bisedimet e nivelit të lartë midis zyrtarëve të lartë rusë dhe perëndimorë ditët e fundit nuk kanë sjellë ndonjë rezultat./voa
Asambleja Federale rizgjodhi sot në Berlin Frank-Walter Stei...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrj...
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të qetësuar tensionet midis ...
Platformë helikopteri, pishinë që shndërrohet në pistë vallë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë...
Gazi natyror që rrjedh nga tubacionet e Rusisë, ngroh shtëpi...
Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bas...
Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktua...
Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën L...
Një person dyshohet se është lënduar nga gjuajtja me armë e ...
Nëse je nisur për një udhëtim dhe po kërkon një ambient miqë...
Performanca e Justin Bieber në Kaliforni është kthyer në ar...
Me flamuj në dorë e duke kënduar himnin kombëtar, me mijëra ...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka zhvilluar një bisede tele...
Ushtria ukrainase thotë se numri i sulmeve me artileri në ku...
Norvegjia hoqi sot të gjitha masat e mbetura të bllokimit të...
Administrata Biden po u bën thirrje amerikanëve që gjenden n...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga njëra shtetet perëndimore vazhdojnë të kërkojnë rrugën d...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është vetëm çështje ditësh. Ga...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...