Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë – madje as për mbrojtje. Vendi po i shmanget diskutimeve për këtë temë dhe deri tani ka dërguar vetëm helmeta.
Kjo është dhe ka qenë një nga temat kryesore kontradiktore në politikën e jashtme gjermane prej shumë vitesh: Gjermania është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve në botë. Ajo është aktualisht në vendin e katërt, pas SHBA-së, Rusisë dhe Francës. Prodhuesit gjermanë të armëve kanë eksportuar kohët e fundit produktet e tyre për gati nëntë miliardë euro, kryesisht në Korenë e Jugut, Algjeri dhe
Egjipt.
Në të njëjtën kohë, qeveria e re dhe ajo e vjetër, mbetet në qëndrimin se nuk duhet dërguar armë në rajonet e konfliktit. Kjo po ndodh edhe tani, në krizën gjithnjë e më të thellë në kufijtë e jashtëm të Ukrainës, në të cilën lëvizjet ruse kaherë kanë marrë përmasa të frikshme, ndërsa SHBA-ja pohon se sulmi rus ndaj Ukrainës mund të fillojë në ditët e ardhshme. Por kancelari Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme Annalena Baerbock mbështeten tërësisht te diplomacia. Pas javë të tëra hezitimesh të çuditshme, ata nisën një ofensivë të vërtetë bisedimesh, e cila kulmoi me vizitën e Scholz në Kiev dhe më pas në Moskë.
Përmbajtja në situata të vështira
Ka arsye të mira për këtë qëndrim gjerman që të mos furnizojë me armë palët në rajonet e krizave apo të përfshira në luftë. Sidomos në një rajon që dikur vuajti nga një pushtim i tmerrshëm gjerman. Rreziku i nxitjes së konflikteve me dërgimin e armëve me siguri që është i madh. E saktë është po ashtu që nuk ka të shtëna për sa kohë që palët në konflikt janë ende duke folur me njëri-tjetrin.
Një problem tjetër edhe më i madh është që në Gjermani, veçanërisht në mesin e partive në pushtet, nuk ka një debat vërtet serioz se kur ky qëndrim nuk është më në rregull. E kjo ka të bëjë me faktin se është ngulitur fort në mentalitetin gjerman të pasluftës që vendi të frenohet kur situata bëhet e vështirë. Çdo dërgim i Bundeswehrit jashtë vendit – nga Afganistani e deri në Mali, është refuzuar dhe ende refuzohet nga shumica e popullsisë në sondazhe. Partitë kaherë e kanë kuptuar këtë. Gjermania bën biznes me të gjithë botën, përfshirë edhe tregtinë me armë. Por në konflikte mbetet gati pacifiste – ndonëse ka pasur edhe përjashtime.
Në rastin e partisë socialdemokrate, SPD, për shembull, ky qëndrim shkon shumë prapa, deri në kohën e politikës së çtensionimit të Willy Brandt. Ndërsa të Gjelbrit i kanë rrënjët e tyre në lëvizjen e paqes të viteve 1970 dhe 1980. Ka kohë që shumë zëra thonë se këto qëndrime nuk mund të qëndrojnë gjithmonë. Në kongresin e fundit të ekologjistëve ka pasur edhe kërkeësa për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Por kërkesat nuk janë miratuar.
Një nga përjashtimet e pakta ishte pjesëmarrja gjermane në luftën e Kosovës në Ballkan më shumë se 20 vjet më parë. Një vendim që thuajse i shpërbëu të Gjelbrit, që asokohe drejtoheshin nga ministri i Jashtëm, Joschka Fischer.
Veçoritë e konflikteve
Ajo që nevojitet tani është një debat i sinqertë se çfarë roli dëshiron të luajë Gjermania në një situatë gjeopolitike që po ndryshon – duke përfshirë edhe rolin e saj ushtarak. Prej kohësh është e qartë se SHBA-të, për shembull, po i drejtohen gjithnjë e më shumë rajonit të Paqësorit, ndërsa nga Evropa po kërkojnë që të marrë në duart e veta konfliktet në rajonin e saj. Kjo do të mbetet kështu, dhe nëse Presidenti i SHBA/së Biden fokusohet më shumë në Evropë, sesa paraardhësi i tij Donald Trump. Por në terma afatmesëm dhe afatgjatë, Gjermania nuk mund të mbështetet më vetëm tek amerikanët, e ndoshta edhe britanikët dhe francezët, që ata të kryejnë punët e pista.
Kjo nuk është një thirrje për armatim dhe eksport të pakufishëm të armëve, që nuk merr parasysh historinë e Gjermanisë. Por, pavarësisht se sa i besueshëm mund të jetë pozicioni aktual i qeverisë, do të kishte po aq argumente të mira për të kundërtën në rastin e Ukrainës. Dhe ende ka. Ukraina ka kërkuar këto ditë një numër të madh raketash gjermane antitank.
Apeli është: Le të jemi të sinqertë dhe të marrim një vendim të posaçëm për çdo konflikt – duke ruajtur gjithmonë bazat e qëndrimit gjerman. Nga ana tjetër, më në fund duhet të merremi seriozisht me eksportin e armëve. Sepse përmbajtja është tejkaluar prej kohësh si parim – veçanërisht ndaj shteteve në të cilat të drejtat e njeriut shkelen me këmbë./ DW
Në Moskë kanë nisur bisedimet mes liderëve gjermanë dhe rusë...
Ministria e mbrojtjes ruse, ka njoftuar se është marrë vendi...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë ...
Në periudhën e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpe...
Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendos...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) k...
Sa vjen dhe tensionohet situata në Ukrainë, pas paralajmërim...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ritheksoi mbështetjen gjermane...
Shtetet e Bashkuara po zhvendosin operacionet e ambasadës së...
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët ameri...
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmë...
Në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të zbutur tensionet...
1 vit nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e për...
Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar trupat ushtarake amerikane, që...
Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufi...
Të paktën shtatë persona janë vrarë pas një shpërthimi në nj...
Shërbimet e inteligjencës amerikane po japin alarmin, edhe G...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, nuk përjashton mundësin...
Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, celularët ishin një as...
Në një pasdite të fundjavës, shqetësimi më i madh për Andriy...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...