VIDEO/ Rama i kritikon, kryebashkiakët ia plasin të qeshurës
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
NATO-ja thotë se nuk ka parë shenja tërheqjeje nga ana e Rusisë, megjithë këmbënguljen e Moskës se nuk ka plane të sulmojë Ukrainën. Ndërkohë BE-ja paralajmëron për pasojat që do të kishte një agresion rus jo vetëm ndaj Ukrainës por edhe për vendet evropiane. Aleancat perëndimore vazhdojnë ta paralajmërojë Rusinë për pasoja të rënda nëse sulmon Ukrainën.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës të mërkurën se nuk ka parë shenja tërheqjeje nga Rusia.
“Deri tani nuk kemi parë ndonjë ulje përshkallëzimi në terren. Përkundrazi, duket se Rusia vazhdon përqendrimin ushtarak.”
Zoti Stoltenberg tha se NATO-ja vazhdon të përballet me një “sfidë kritike”.
“Ne do të vazhdojmë të ekspozojmë planet dhe veprimet e Rusisë për t?ia bërë më të vështirë ndërmarrjen e veprimeve agresive kundër Ukrainës”, tha ai.
Zoti Stoltenberg përsëriti gjithashtu se nuk i takon Rusisë të vendosë se cilat vende do të bëhen anëtare të NATO-s.
“Kemi të bëjmë me respektimin e së drejtës së çdo vendi në Evropë të zgjedhë vetë nëse do t’i përkasë një organizate si NATO ose jo”, tha ai.
Rusia tha të mërkurën se po kthente më shumë trupa dhe armë në baza, megjithëse nuk ka pasur shenja konkrete për një tërheqje të konsiderueshme të forcave.
Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg të Francës, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i bëri thirrje Rusisë të tregojë me veprime konkrete se po zbut tensionet në terren.
“Nëse do të ketë agresion ushtarak kundër Ukrainës, kostoja për Rusinë duhet të jetë e rëndë. Pasojat duhet të jenë masive. Por duhet të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin: Edhe pasojat për ne evropianët do të jenë të rënda dhe nëse kjo ndodh, duhet të jemi gati të përballemi me atë përgjegjësi.”
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se ideja e sferave të ndikimit është një fantazmë e shekullit të kaluar dhe se kriza aktuale ?nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën?.
?Ka të bëjë gjithashtu me konceptin e sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së një vendi në shekullin e 21të. Ka të bëjë me të drejtën për të jetuar të lirë nga frika dhe me të drejtën e çdo vendi për të përcaktuar të ardhmen e vet. Dhe ky është mesazhi që BE-ja duhet t’i dërgojë Kremlinit”, tha ajo.
Ndërkohë Rusia vazhdoi të këmbëngulë se nuk ka plane të sulmojë Ukrainën dhe Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha se Moska është ?e habitur? nga frika e Perëndimit.
“Perëndimi mendon se ka të drejtën të na diktojë se si duhet të sillemi, çfarë të bëjmë në territorin tonë. Kjo tregon një mungesë themelore njohjeje,” u tha zoti Lavrov gazetarëve gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij brazilian Carlos Alberto França.
Ai tha se qeveria dhe parlamenti rus nuk do të ?qëndrojnë indiferentë? ndaj veprimeve të Perëndimit.
Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa në lindje, veri dhe jug të Ukrainës, duke shkaktuar frikë për një sulm të mundshëm rus./VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të martën s...
Një 4 vjeçare është gjetur e izoluar në bodrumin e një banes...
Kancelari, Olaf Scholz u kritikua shumë në perëndim, për shk...
Nga pandemia kanë vuajtur këto dy vite shumë njerëz, një pje...
Kriza në kufirin Rusi-Ukrainë ishte në qendër të bisedimeve ...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se Moska është g...
Një hulumtim që ka bërë Enti për Statistikë në Maqedoninë e ...
Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Eu...
Gjermania nuk do të dërgojë armë në Ukrainë – madje as për m...
Në Moskë kanë nisur bisedimet mes liderëve gjermanë dhe rusë...
Ministria e mbrojtjes ruse, ka njoftuar se është marrë vendi...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur të ushtrojë ...
Në periudhën e paralajmërimeve amerikane për pushtim të shpe...
Për shkak të krizës në Ukrainë, SHBA ka vendosur të zhvendos...
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) k...
Sa vjen dhe tensionohet situata në Ukrainë, pas paralajmërim...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ritheksoi mbështetjen gjermane...
Shtetet e Bashkuara po zhvendosin operacionet e ambasadës së...
Përpjekjet diplomatike për të shmangur atë që zyrtarët ameri...
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka paralajmë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...