Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në seancën e nesërme parlamentare pritet të vendoset për ndryshimin e Kushtetutësm, për të zgjatur afatin e Vettingun të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
?Projektligj “Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8417, date 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikes se Shqiperise” te ndryshuar”, (Propozuar nga nje grup deputetesh te shumices parlamentare)?, thuhet në pikën 5 të rendit të ditës publikuar nga Kuvendi.
Ky projektligj është nismë e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste në përputhje me parashikimin e pikës 1 të nenit 177 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ka si qëllim përmbylljen me sukses të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi 6.
Vettingu në sytë e socialistëve
Nisma është ndërmarrë në funksion të përmbushjes së një prej qëllimeve të Reformës në Drejtësi për të krijuar një trupë gjyqtarësh dhe prokurorësh me integritet të lartë etiko-moral dhe profesional, për të garantuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi.
Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve ose ndryshe i njohur gjerësisht në publik si procesi i vettingut është një nga shtyllat e Reformës në Drejtësi që parashikohet në dispozitat kushtetuese dhe ligjore, i cili përbën një masë të jashtëzakonshme dhe tranzitore, por të nevojshme për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur dhe eficent.
Duke iu referuar rekomandimeve të Komisionit të Venecias, në kuadër të reformës në drejtësi, procesi i vettingut u parashikua në Kushtetutë si një sistem i kualifikuar, i pavarur e i paanshëm, ad hoc, me funksion rivlerësimin e njohurive profesionale, të integritetit moral, etik dhe psikologjik të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të kombinuar me një verifikim të posaçëm të pasurisë së tyre, për të cilën barra e provës i takon subjektit të rivlerësimit.
KPK dhe KP janë organe të cilat kanë mandat 5 vjeçar nga data e fillimit të funksionit i cili përfundon më datë 17 Qershor 2022, ndërsa KPA i është dhënë një mandat 9 vjeçar, i cili përfundon më 17 Qershor 2026.
Dispozitat kushtetuese (neni 179/b) parashikojnë zgjidhje edhe në rastet kur KPK, KP dhe KPA nuk do mund të përmbyllin çështjet e rivlerësimit për shkak të përfundimit të mandatit të tyre. Konkretisht, çështjet e pashqyrtuara pranë KPK do të shqyrtohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) për gjyqtarët dhe pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për prokurorët, (KLGJ dhe KLP në vijim referuar së bashku si ?Këshillat?).
Pas përfundimit të mandatit të KP, kompetencat e tij do të ushtrohen nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa ankimet ndaj vendimeve të KPK, të cilat nuk janë papërfunduar do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.
Në përfundim të mandatit të KPK dhe KP (17 qershor 2022) rezulton se do mbeten pa shqyrtuar rreth 1/3 e çështjeve ose rreth 300 çështje, të cilat do të kalojnë për shqyrtim pranë Këshillave.
Neni 1 parashikon një ndryshim në përmbajtjen e fjalisë së parë të pikës 8 të nenit 179/b të Kushtetutës, ku parashikohet mandati i KPK-së dhe KP-së. Mandati për KPK-në dhe KP-në sipas dispozitës kushtetuese rezulton që përfundon më 17 qershor 2022, me ndryshimin e propozuar nëpërmjet nismës ligjore zgjatet deri në datën 31.12.2024.
Neni 1 ka këtë përmbajtje: ?Në nenin 179/b, pika 8, fjalia e parë, togfjalëshi ?është 5 vjet nga data e fillimit të funksionimit të tyre? zëvendësohet me togfjalëshin ?përfundon në datën 31.12.2024?.
Neni 2 parashikon hyrjen në fuqi të ligjit 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Në relacionin që shoqëron nismën, deputetët kanë paraqitur argumentat përkatëse, mbi të cilat mbështesin propozimin e tyre për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së KPK dhe KP.
Kushtetuta e miratuar në unanimitet, me 140 vota deputetëve në korrikun e vitin 2016 sanksionon se mandati i organeve të Vetting-ut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, përfundon në qershor të vitit 2022.
Për ndryshimin kushtetutes nevojiten të paktën 94 vota deputetësh, të cilat mazhoranca socialiste nuk i ka.
Për ta miratuar atë bëhen të nevojshme edhe votat e opozitës.
Deri më tani PD nuk ka shprehur një vendim zyrtar nëse do ta votojë ose jo ndryshimin kushtetues./E.S-CNA.al
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar në lidhje me lajmin e rap...
PD pritet të shpallë së shpejti listën zyrtare të kandidatëv...
Lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike, sot ka zhvillu...
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qersho...
Fushata për zgjedhjet e 25 prillit po shoqërohet me incident...
Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, do të vuajnë do të v...
Ish-Gjenerali i Guardia di Finanza-s, Fabrizio Lisi është ar...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin ...
Partia Demokratike do rikthehet ne protesta. Kreu i saj Lulz...
Ambasadori Vincenzo del Monaco ka thënë se nuk duhet të ketë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar terrorin që po ushtr...
Nënkryetari i LSI ka reaguar lidhur dhunën ç’njerëzore që p...
Situata tek “5 Maji” në Tiranë, vijon të jetë dramatike, pas...
Forca të shumta të policisë kanë rrethuar që në mëngjes herë...
Do të vijojë sërish sot, aksioni i IMT në njësinë numër 4 në...
Pas SHBA dhe BE edhe ambasada britanike i ka bërë thirrje K...
Historia e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri është...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo ka paralajmëruar s...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë një dokument që i takon incen...
Presidenca ka publikuar ditën e sotme listën me 10 emra të j...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...