Inceneratorët do të jenë prova për drejtësinë e re
Drejtësia e re duhet të provojë veten duke dhënë rezultat pë...
Zgjedhjet e pjesshme vendore po afrojnë dhe kandidatët tashmë janë zyrtarisht gati.
Në gjashtë bashkitë e vendit, atë të Durrësit, Shkodrës, Lushnjes, Rrogozhinës, Dibrës dhe Vorës, do të ketë një betejë mes tre kandidatëve, atyre të Partisë Socialiste, të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës që dolën nga primaret.
Bashkia e Durrësit, është qeverisur prej shumë vitesh nga socialistët. Në këto zgjedhje, kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë kryetaren e komanduar Emirjona Sako, e cila përballë do të ketë Ardian Mukën, një inxhinier urbanist i dalë nga baza demokrate dhe Luan Hotin që e ka propozuar dhe miratuar Lulzim Basha. Qyteti bregdetar vijon të jetë pa kryetar pas dorëheqjes që dha Valbona Sako, e cila pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 u shpreh se ishte e kënaqur me 53 viktima.
Socialistët gjithashtu kanë vendosur të garojnë në Shkodër me një tjetër grua, Majlinda Angonin, aktualisht prefekte të qarkut Shkodër, e cila përballë do të ketë ish deputetin demokrat Bardh Spahia nga koalicioni Shtëpia e Lirisë dhe Xhemal Bushatin nga Basha. Bashkia Shkodër është e vetmja që vijon të drejtohet nga demokratët, duke mbetur në detyrë Voltana Ademi, pas largimit të Valdrin Pjetrit, të cilin e dogji dekriminalizimi.
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, Lulzim Basha me Luan Hakën, ndërsa kandidati i Berishës do jetë Premtim Kryemadhi. ?Ju premtoj demokratëve që nuk do të zhgënjehen me kandidaturën time. Ne do të bëjmë një punë të shkëlqyer që nga zgjedhja e stafit, i cili sot është për të ardhur keq. Të gjithë demokratët duhet të bëhen bashkë kundër këtij regjimi?, tha Kryemadhi pas zgjedhjes nga baza.
Në Rrogozhinë, socialistët do të shkojnë në këtë betejë me Edison Memollën, aktualisht kryetar i komanduar. Lulzim Basha ka vendosur që të kandidojë Ferdinand Saraçin, ndërsa nga primaret u zgjodh Hekuran Xhani.
Për Bashkinë e Vorës, PS kandidon arsimtarin Blerim Shera.
Demokratët e Vorës zgjodhën Lulzim Vranën si kandidatin e tyre për kryetar Bashkie, ndërsa Lulzim Basha zgjodhi Ymer Markun.
Pas arrestimit të Fatos Tushes për korrupsion, pa kryetar është edhe Bashkia e Lushnjes. PS vendosi të kandidojë për këtë post, kryetaren e komanduar Eriselda Sefa, e cila sipas socialistëve mori mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera.
Ndërsa Elton Bano ishte emri që mori më shumë vota nga baza demokrate për të vijuar betejën në 6 mars, ku përballë përveç kandidates së PS do të ketë edhe kandidatin e Lulzim Bashës, Indrit Sefën.
Kandidatët për kryetar bashkie më 6 mars
Kandidatët e PS:
Bashkia Shkodër, Majlinda Angoni
Bashkia Durrës, Ermirjana Sako
Bashkia Dibër, Rahim Spahiu
Bashkia Vorë, Blerim Sheraj
Bashkia Rrogozhinë, Edison Memolla
Bashkia Lushnjë, Eriselda Sefa
Kandidatët e Lulzim Bashës:
Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati
Bashkia Durrës, Luan Hoti
Bashkia Lushnjë, Indrit Sefa
Bashkia Dibër, Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë, Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë, Ymer Marku
Kandidatët e ?Shtëpia e Lirisë?:
Bashkia Durrës, Ardian Muka
Bashkia Shkodër, Bardh Spahia
Bashkia Dibër, Premtim Kryemadhi
Bashkia Vorë, Lulzim Vrana
Bashkia Rrogozhinë, Hekuran Xhani
Bashkia Lushnjë, Elton Bano/E.K-CNA.al
Drejtësia e re duhet të provojë veten duke dhënë rezultat pë...
Shumica e shqiptarëve mendojnë se qeveria duhet të japë dorë...
Ymer Marku është zyrtarizuar mbrëmjen e sotme si kandidat i ...
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi “i ka numëruar” aferat e Lu...
Presidenti Ilri Meta, nuk është kursyer ndaj kryetarit të sh...
Lulzim Basha ka miratuar në mbledhjen e Kryesisë që ka zgjat...
Kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në Shkodër, Bard...
Presidenti Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi me ish k...
Kandidati i Koalicionit “Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Du...
Presidenti Ilir Meta është pyetur sonte në ‘Frontline” nëse ...
Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ai ka hyrë në këtë...
Presidenti Ilir Meta ka munguar në seancën e e fundit në Gjy...
Lulzim Basha ka zgjedhur 6 kandidatët për zgjedhjet e pjessh...
Shqiptarët mendojnë në shumicë se koncesioni i inceneratorëv...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me Presidentin ...
Arben Pëllumbi, deputet i PS, u shpreh në Debat nga Alba Ali...
KQZ shqyrton nesër kërkesën për regjistrimin e koalicionit ‘...
Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit beteja për kryet...
Drejtuesja politike në Durrës, Elona Guri ka reaguar pas dek...
Ish kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit ka ak...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...