Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Komisioni hetimor parlamentar për Impiantet e Trajtimit të Mbetjeve Urbane nuk miratoi mbrëmë pas një mbledhje 5 orëshe Planin e Hetimit të paraqitur nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku. Socialistët pohuan se nuk mund të miratonin një plan hetimor, që shtrihej përtej 28 janarit, që është afati i fundit i funksionimit të komisionit.
Ndërsa opozita thotë se socialistët e bllokuan hetimin për të mbrojtur qeveritarët e përzjerë në aferën korruptive afro 430 milionë euro të 3 incineratorëve.
Komisioni rrezikon kështu të hyjë në një ngërç pa mundur të përmbyllë hetimet për një nga aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit. Komisioni hetimor kryesohet nga opozita, ndërsa socialistët kanë një anëtar më shumë.
Me këtë shumicë votash nuk u miratua plani i hetimit, dhe në javën e mbetur nga afati 3 mujor Komisioni nuk mund të përparojë në hetimin e njërës prej aferave më të mëdha korruptive të viteve të fundit.
Projekt plani i hetimit, i paraqitur nga kryetarja Jorida Tabaku, parashikonte shqyrtimin e dokumentacionit dhe thirrjen deri në mes të shkurtit si dëshmitarë të 19 personave nga kryeministri Edi Rama, zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, ish ministrat Damian Gjiknuri e Lefter Koka, kryetar e ish kryetarë të bashkive Tiranë, Elbasan e Fier, dhe administratorë të koncensionarit dhe hartimin e raportit përfundimtar brenda datës 25 shkurt.
Por socialistët nuk e miratuan zgjatjen deri në fund të shkurtit të planit të hetimit, duke theksuar se afati ligjor i funksionimit të këtij komisioni ishte 3 muaj, nga 28 tetori deri në 28 janar.
?Fatkeqësisht Partia Socialiste vendosi dje me votat kundër planit të hetimit të bëhet mburojë politike e aferës më të madhe korruptive për buxhetin e shtetit. Për inceneratorët 430 milionë euro u janë dhënë në mënyrë korruptive tre kompanive që në fakt janë me një pronar dhe janë të lidhur me zyrtarë të lartë, përfaqësues të Partisë Socialiste, me ministra, një aferë kjo që shkon deri tek kryeministri?, ? tha zonja Tabaku për shtypin.
Por krejt ndryshe i shpjegojnë zhvillimet e fundit deputetët socialistë. Nënkryetarja socialiste e këtij komisioni dhe nënkryetarja e parlamentit, Ermonela Felaj, tha sot për ?Zërin e Amerikës? se ?komisioni hetimor është në koma për faj të demokratëve, sepse ata i zvarritën hetimet, duke e përdorur çështjen për propagandë dhe fjalime politike dhe nuk donin të ballafaqoheshin me dokumentat dhe me dëshmitarët.
Ajo shtoi se socialistët ishin të gatshëm të dëgjonin të gjithë dëshmitarët dhe të përfundonin hetimin brenda datës 28 janar, por nuk mund të miratonin zgjatjen e paligjshme të mandatit të komisionit, zgjatje e cila mund të kryhet vetëm me vendim të Kuvendit.
Ndërsa kryetarja e komisionit Jorida Tabaku deklaroi për Zërin e Amerikës, pas komenteve të zonjës Felaj, se ajo përgatiti Planin e hetimit deri në 25 shkurt, sepse komisioni humbi 27 ditë kohë nga përfundimi i sesionit parlamentar më 20 dhjetor, kur të gjitha afatet pezullohen për të rifilluar sërish punën më 17 janar, të cilat sipas saj shtyhen automatikisht deri në fund të shkurtit.
Por zonja Felaj theksoi se datat nuk shtyhen automatikisht, por me vendim parlamenti; ishin demokratët ata që kërkuan 3 muaj kohë për hetimet në fund të tetorit dhe me vendim parlamenti ato mbyllen në fund të janarit.
?Ata vet thanë se 3 muaj hetime mjaftonin dhe nuk llogaritën se Kuvendi mbyll sesionin në fund të vitit, një procedurë e njohur kjo, ndaj mund të kërkonin më shumë muaj?, tha zonja Felaj.
Ajo shtoi se edhe më parë, nga 7 dhjetori deri në 20 dhjetor janë po aq javë të humbura pa arsye nga ana e opozitës, e cila ka thirrur pak mbledhje si kryesuese e komisionit hetimor.
?PD nuk u shqetësua për datën e mbylljes së sesionit parlamentar dhe e pranoi pa asnjë vërejtje, sepse asnjëherë s?e ngriti këtë problem? ? tha zonja Felaj.
Një tjetër shqetësim i socialistëve, sipas saj, ishte edhe kërkesa për dëshmi në seanca të hapura të dëshmitarëve, gjë që mund të dëmtojë hetimet penale të SPAK, i cili po kryen hetime me intervista të mbyllura.
Por kryetarja Tabaku thotë nga ana e saj se intervistimi i hapur i të dyshuarve nuk dëmton ndonjë hetim, sepse ata tashmë kanë vite që i kanë përgatitur bashkarisht shpjegimet e tyre për abuzimet që kanë kryer.
Ajo theksoi se komisioni hetimor do të mbetet pa hetim dhe pa raport përfundimtar, ndërsa materialet e mbledhura mund t?i dorëzojë si deputete e thjeshtë në SPAK, ku po për të njëjtën çështje po bëhen hetime penale dhe është marrë i pandehur ish ministri i mjedisit Lefter Koka.
Palët fajësuan njëra tjetrën për këtë mosmiratim; socialistët pohuan se opozita solli një projekt plan hetimor përtej afateve ligjore, ndërsa demokratët pohuan se deputetët e majtë e bllokuan qëllimisht punën e komisionit hetimor, për të mbrojtur qeveritarët më të lartë dhe bashkëpunëtorët e tyre të përfshirë në këtë aferë korruptive të përmasave të mëdha, që vlerësohet se ka shkuar në afro 430 milionë euro për të inceneratorët në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
Ndërsa komisioni hetimor gjendet tani në një ngërç procedural dhe nuk mund të hetojë pa një paln hetimi një aferë korruptive qindra milionëshe./VOA
Akademiku i njohur Artan Fuga ka analizuar situatën para zgj...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka zhvilluar mbledhjen e r...
Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë, që e ka quajtu...
Bujar Dugolli, priofesor dhe ish ministër në qeverinë e Koso...
Nga Ola Xama Një ditë më parë Ambasadorja e SHBA në Tiranë i...
Nis puna për realizimin e projektit për modernizimin e bazës...
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin n...
Bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha ka humbur njeriu...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano k...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar nxënësit se në j...
Gazetari Bledi Mane ka shpërthyer në akuza ndaj Baton Haxhiu...
Presidenti Ilir Meta ka komentuar rënien e eksporteve të per...
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka dhënë një intervistë të d...
Ambasadorja Yuri Kim, ka refuzuar të komentojë organizimin e...
Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është pyetur ...
Ambasadorja Yuri Kim është pyetur lidhur me deklaratat e kry...
Teksa ka folur për perspektivën e investimeve të SHBA në ven...
Ambasadorja Yuri Kim në intëervitën në ‘Noë” me Erla Mëhilli...
Ambasadorja Yuri Kim, mes të tjerave është ndalur të komento...
Kreu i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka parlajmëruar disa jav...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...