Rënia e eksporteve të perimeve/ Meta: Premisë e rrezikshme për braktisjen e fshatit dhe vendit
Presidenti Ilir Meta ka komentuar rënien e eksporteve të per...
Gazetari Bledi Mane ka shpërthyer në akuza ndaj Baton Haxhiut, ku deklaron se ?Batonizimi? po ndot mjedisin dhe po deformon misionin e gazetarit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mane shkruan se Batoni ka përfituar nga tendera, gjobit dhe kërcënon me mediat e tij, si dhe ka marrë miliona lekë rekalamash nga inceneratorët.
Ndër të tjera Mane shton se Baton Haxhiu paguhet 280 euro/ nata për dalejt e tij në televizion.
Postimi i plotë
Vinte vërdallë dikur nëpër Tiranë, hynte sa në bashki e sa në qeveri. Përlante tendera por punë nuk soste, gjobiste e kërcënonte me mediat e tij, përkëdhelej nga Edi Rama urrehej nga Berisha. Flirtonte me Metën sulmonte Lul Bashën, flinte me Bashën gdhihej me Fatmir Mediun…
Koço Kokëdhima, matrapazi dhe dallaveraxhiu me shkollë të lartë partie iku nga tregu. Ose më mirë tregu e zbythi edhe nga punët e pista në biznes edhe nga allishverishet në parti dhe për një moment u duk sikur vendi i Koços mbeti bosh. Intrigantët sekserë të Tiranës u rropatën për t’ia zënë vendin por qeveria e Edi Ramës importoi një Kokëdhimë nga Kosova. Sot sekserizmat në biznes dhe sofizmat në politikë i ka në dorë një dhe vetëm një, Baton Haxhiu.
Sa herë të hani bukë mos harroni se miellin serb në Shqipëri e sjell Batoni. Aq herë sa flitet për shkëmbime territoresh Serbi-Kosovë kujtohuni se poshtë hartave fshihet Batoni. Kur deheni me birra importi ngrijeni një dolli për Batonin si tutor i privilegjeve të tyre në tregun shqiptar. Kujtohuni e mos harroni sa miliona lekë reklamash nga inceneratorët e plehrave i përlan Batoni dhe portali i tij anonim. Madje zyrat e mëdha luksoze të portalit Batoni i ka te stadiumi i ri në qendër të Tiranës.
Çdo darkë në ekranet e televizioneve të Tiranës ju “shkërdhen trutë” me moral prej puritani Batoni ku çdo dalje e tij paguhet 280 euro/nata. Drejtor marketingu në spitalet private të Tiranës është Batoni me 17 milionë lekë rrogë madje Batoni punon si këshilltar i jashtëm edhe për Edi Ramën edhe për Lulzim Bashën.
Batonizimi, jo betonizimi i Tiranës po ndot mjedisin, po deformon misionin e gazetarit madje po ofendon dhjetra e qindra dallaveraxhinj që kemi ne këtu të cilët vetofrohen me gjysmën e çmimit të Batonit. Pra siç e shikoni mbajtja e Batonit ka kosto të lartë financiare ndaj boll e pasuruam me taksat tona. Qartë e shkoqur ai nuk ka asnjë lloj impakti në publik, në audiencë, në elektorat. Nëse nuk e zëvendësoni me prodhime vendase të paktën shpalleni “non grata”, paketojeni drejt Kosovës dhe na sillni këtu gazetarin Imer Mushkolaj. Ky i fundit është i freskët dhe energjik jo i ndenjur si Batoni!/ CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka komentuar rënien e eksporteve të per...
Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, ka dhënë një intervistë të d...
Ambasadorja Yuri Kim, ka refuzuar të komentojë organizimin e...
Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim është pyetur ...
Ambasadorja Yuri Kim është pyetur lidhur me deklaratat e kry...
Teksa ka folur për perspektivën e investimeve të SHBA në ven...
Ambasadorja Yuri Kim në intëervitën në ‘Noë” me Erla Mëhilli...
Ambasadorja Yuri Kim, mes të tjerave është ndalur të komento...
Kreu i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka parlajmëruar disa jav...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, është ndalur dhe tek ‘SPAK’ ku...
Ambasadorja Yuri Kim ka folur për hartën e re gjyqësore.Ajo ...
Zv.kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti shprehet se...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, në intervistën ...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është e ftuar mbr...
Aktivistja Elona Caslli ka shpërthyer ndaj komenteve negativ...
Ambasadorja Yuri Kim, është ndalur gjërësisht të komentojë d...
Partia Demokratike ka bërë me dije se ka dorëzuar një kërkes...
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se mbështet nismën e Konfi...
Gjykata e Tiranës mbylli hetimet për ish-kryebashkiakun e Sh...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...