web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga politika tek drejtësia/ Kush janë zyrtarët e lartë që u goditën nga SPAK?

2 Janar 2022, 16:20, Aktualitet CNA

Përgjatë vitit 2021, zyrtarë të lartë të politikës por edhe nga drejtësia, ranë në ?rrjetën? e SPAK-ut.

Abuzimet me tenderat, korrupsioni dhe shpërdorimi i detyrës çuan para drejtësisë, emra të njohur të botës së politikës por edhe emra të lakuar në botën e drejtësisë.

Rasti më i madh apo afera më e madhe korruptive për të cilën SPAK po heton dhe prangosi një ish-Ministër është afera e inceneratorëve.

Për këtë aferë priten edhe të tjera arrestime, ndërkohë q ëjanë shpallur në kërkim të ashtuquajturit njerëz të inceneretatorëve.

Me 6 Korrik, Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar nga policia, pasi akuzohej për ?shpërdorim detyre në bashkëpunim?.

Bashkë më te në pranga kanë rënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët janë: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.

Këta të fundit akuzohen për veprat penale: ?Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike?, ?Shpërdorim i detyrës? dhe ?Falsifikim i dokumenteve?.

Me 11 korrik, pas një kërkesë të prokurorit të SPAK, Dritan Premçi, gjyqtarja e GJKKO, Daniela Shirka lëshoi 9 urdhër-arreste, ku pas arrestimit të ish drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruar Edlira Naqellari, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e saj anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj. Ndërkohë është lënë në ‘arrest shtëpie’ Anisa Bogdani, e cila ishte anëtare e njësisë së prokurimit.

Këto arrestime janë bërë në lidhje me tenderin abuziv të 11 majit 2020, për uniformat e policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.

SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin.

Me 13 Korrik 2021 SPAK godet një tjetër rast të shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera. Këtë herë është ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri, nën kryetari Avdulla Cano dhe zyrtarë të tjerë.

?Eduart Kapri, me detyrë ish-Kryetar i Bashkisë Pogradec, i akuzuar për kryerjen e veprave penale ?Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike? në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal dhe ?Shpërdorim detyre? në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 ? 25 i Kodit Penal?, njofton SPAK.

Ky procedim është regjistruar për veprat penale ?Shpërdorimi i detyrës? në bashkëpunim, dhe ?Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike? në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248-25 dhe 258-25 të Kodit Penal dhe në objekt të hetimit të tij ka patur dy fakte penale: Fakti i parë penal, lidhet me procedurën e prokurimit ?Procedurë e Hapur? me objekt: ?Blerje dru zjarri?, me fond limit 9 268 000 lekë (pa tvsh), e zhvilluar në datën 27.10.2017, nga autoriteti kontraktor, Bashkia Pogradec?.

Nga hetimi, sipas SPAK,  rezultoi e provuar se titullari i Autoritetit Kontraktor, Eduart Kapri në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Enkeleida Kllomollari, Nexhmi Torro dhe Avdulla Cano, kanë kryer veprime që kualifikohen në veprën penale të ?Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike?, parashikuar nga neni 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Fakti i dytë penal ka lidhje me ngjarjen e datës 28.06.2019, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit Gurali dhe Safet Blaceri, duke vënë dryna me çelës në rrethin e jashtëm në tre shkolla dhe një kopsht, institucione këto që ndodhen ne lagjet nr.2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat ishin miratuar si qendra votimi nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për zgjedhjet vendore të datës 30.06.2019.

Me 1 Nëntor 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas një hetimi gati 3 mujor, ngriti akuzën e falsifikimit edhe për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj u kallëzua më 3 gusht të këtij vitit në SPAK nga Partia Demokratike.

Me 8 Tetor 2021, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi për arrestimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar, RTSH Thoma Gëllçi pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi. Thoma Gëllçi u lirua nga detyra më 21 maj të këtij viti pasi i përfundoi mandati.

Tenderi i dyshuar është zhvilluar në vitin 2018 ndërsa hetimi i SPAK ka nisur në shkurt 2020. SPAK hetoi për afro tetëmbëdhjetë muaj para se të mbërrinte në tetor 2021 në vendimin për arrestime.

Në njoftimin e SPAK thuhet se përveç Gëllçit janë arrestuar edhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO të prokurimit ?Procedurë e hapur?, me objekt ?Blerje pajisje për kanalin RTSh Agro?, me fond limit 86 milionë lekë pa TVSH, të zhvilluar më datë 09 tetor 2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar. Kanali RTSH Agro i dedikohet kulturës dhe bujqësisë.

Në njoftim thuhet se tre anëtarët e KVO-së J.T., A.M. dhe E.M. akuzohen për veprën penale ?Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tedera apo ankande publike?, kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK të tre anëtarët e KVO kanë kryer shkelje ligjore në procedurën e prokurorimit të këtij tenderi.

Më 7 tetor, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë ?arrest në burg? ndaj Gëllçit dhe tre të hetuarve të tjerë, që është ekzekutuar më pas nga Policia e Shtetit.

Me 12 Nëntor 2021, SPAK njoftoi se pas hetimeve disa mujore kishte zbardhur skemën e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit ka lënë në burg shtetasin Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash.

Ata akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.

Me 14 Dhjetor 2021, ish-ministri i Mjedisit i Shqipërisë, Lefter Koka, është arrestuar me akuzën për disa vepra penale në lidhje me hetimet për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Qarkun e Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka njoftuar se dyshohet se Koka ka konsumuar veprat penale ?shpërdorimi i detyrës?, kryer në bashkëpunim, ?korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë?, si dhe ?pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale? , kryer në bashkëpunim.

Sipas njoftimit, nga hetimet është provuar se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e koncesionit në fjalë.

Më tej, theksohet se veprimet dhe mosveprimet, të kryera në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore janë kryer nga anëtarët e komisionit për dhënien e koncesionit në bashkëpunim me ish-ministrin Koka.

“Shtetasi L.K., në cilësinë e ish-ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare që janë përfitueset e kontratës së koncesionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij”, thuhet në njoftim.

Me 11.02.2021, Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. SPAK bashkë me Hoxhën ka arrestuar edhe nëntë persona të tjerë në Gjykatën e Krujës, mes tyre kancelari i këtij institucioni, kryesekretarja Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

Për Enkelejda Hoxhën, e njohur si ?gjyqtarja e lirimit të të fortëve?, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar edhe shkarkimin nga detyra.

Emri i ish-gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë disa muaj më parë në Tiranë.

Me 2 Korrik 2021, Prokurori i Vlorës Maksim Sota u arrestua si i përfshirë në rrjetin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Operacioni i koduar “Shpirti” u shtri në shumë shtete dhe janë lëshuar 38 urdhër-arreste. Për Prokurorin e Vlorës është vendosur masa “arrest shtëpie”.

Në kuadër të këtij operacioni është është arrestuar edhe shefi i sektorit kundër trafiqeve Ilirjan Balla. Për të dy këta është vendosur masa “arrest shtëpie”.

Në pranga ka rënë edhe drejtor i zyrës së punës në Kavajës Saimir Kurti dhe ish-oficeri i policisë Festim Lelaj.

Në muajin Dhjetor, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ekstradimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili u arrestua në Romë pasi ndaj tij më parë ishte lëshuar një urdhër arresti.

Adriatik Llalla është dënua me dy vite burg lënë në fuqi edhe nga Apeli me akuzën e refuzimit për deklarimin, mosdeklarim dhe fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive? i cili bëhet kështu zyrtari më i lartë shqiptar në pranga.





Lajmet e fundit nga