Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Policia e Shtetit ka njoftuar një operacion të gjërë të saj në lidhje me kapjen e një sasie prej 119 kg kokainë, në një kamion të një kompanie, siç thotë policia, që transportonte banane.
Në fakt, shumë nga mediat janë kujdesur për herë të parë, ta frenojnë daljen e emrit të kompanisë.
Është ?Ziko Kompani? me produktin ?Bana King?, një nga kompanitë që reklamon qindra milionë lekë në media. Këtu duhet të kujtojmë Ardit Gjebrean, majmunin, qindra kamionë, dhe cilësia e bananeve që reklamohen në ekranet shqiptare.
Janë kujdesur ekranet që të mos e përmendin kompaninë. Dhe kjo bën mjaft përshtypje sepse është rasti i parë që kapet një kamion me drogë i një kompanie që transporton banana dhe askush nuk e thotë emrin.
Për më shumë, disa media janë kujdesur të flasin për emra kompanish të tjera.
Policia e Shtetit është kujdesur për të mos e përmendur emrin askund.
Por, ky detaj, fakti që nuk thuhej emri i kompanisë. Fakti që diçka nuk shkonte në historinë e kapjes së 119 kg drogë në skenarin e dhënë nga policia, sjell mjaft dyshime dhe në një analizë të fakteve duket se kemi të bëjmë me një ?film?, me një skenat mafioz, thuajse si filmi ?Oktapodi? dikur.
Sipas policisë dhe njoftimit zyrtar thuhet se kamioni është ndaluar dhe është kontrolluar në Itali, sepse është konstatuar pa vulë.
Pra, është një kamion që paska ardhur deri në Portin Italian i pa vulosur dhe autoritetet italiane kanë konstatuar se mungonin disa arka banane.
A ka qënë kompania në dijeni të drogës apo të kontrollit në Itali?
Ka dyshime se ka qënë në dijeni të paktën të kontrollit që kishte ndodhur nga autoritetet italiane.
Kjo sepse kur ndodh një kontroll, kontejneri shkarkohet, kontrollohet dhe ringarkohet.
Dhe ndodhin dy fakte:
Së pari, do të duhet të paguash tarifat e përpunimit dhe së dyti, koha që kontejneri të vijë në Shqipëri spostohet në afat.
Pra, nëse do të duhej të vinte sot, do vijë disa ditë më vonë.
Dhe në çdo rast kompania, njoftohet.
Pra, Ziko Kompani, e ?Bana King? për kontejnerin, ku është kapur 119 kg drogë, pa asnjë diskutim që nga autoritetet italiane ka marrë një njoftim zyrtar.
Më tej, po të shikojmë dhe analizojmë detajet e njoftimit të Policisë së Shtetit, thuhet se kamioni po kalonte në Romanat, dhe aty u kap.
Në fakt, ka tre mënyra.
Së pari, kamioni shkon në magazinë doganore, kalon tranzit ose zhdoganohet direkt në pikën e parë. Pra, në Portin e Durrësit.
Po të shohim detajet thuhet se kamioni ka ikur në Romanat.
Në rast se është tranzit për në magazinë doganore, nuk ka sesi të lëvizë në një aks tjetër rrugor, pasi aksi rrugor përcaktohet nga autoritetet doganore.
Së dyti, në rast se vetë firma ka magazinë doganore, duhet të shkonte tek magazina doganore, jo të kalonte nga Romanati.
Ku është ndërtuar pikërisht skenari?
?Persona të armatosur kanë dalë e kontrolluar kamionin e firma më pas ka njoftuar policinë?, thuhet në njoftim.
Një skenar, i cili çon në dyshime, se është i parapërgatitur.
Së pari, për faktin se rruga ka ndryshuar.
Së dyti, për faktin se firma vetë ka qënë në dijeni.
Së treti, për faktin e shkarkimit në Itali, ku janë kontatuar mungesa arkash bananesh. Çka dyshohet se mund të jetë marrë një sasi tjetër droge. Por, këto janë aludime.
Nga ana tjetër, fakti përmendur më lart, që asnjë media nuk e përmend kompaninë ?Ziko Kompani? dhe ?Bana King?, ku gjendeshin 112 kg kokainë.
Detajet bëjnë diferencën, pa u thelluar tek informacioni nga policia se ka mundësi të ketë sasi tjetër droge në të paktën 2 kontenierë. Detajet fshihen edhe brenda njoftimit të Policisë, dhe mjafton të analizosh këtë njoftim , për të kuptuar se ka pasur vërtetë një skenar mafioz nga një dorë e cila mund të jetë vetë firma, apo persona të tretë, porositës, transportues apo pritës të mallit. Pra, të kokainës.
Ajo që përmendem dhe më lart bën të ngresh dyshime dhe të analizosh, është fakti që mediat e fshehën emrin e kompanisë. Më pas njoftimi i policisë, i cili në rrjeshtat e tij na thotë detaje, të cilat nuk ka mundur dot t?i fshehë. Siç është fakti i kontrollit në Itali, ndryshimi i rrugës i kontejnerit, i cili në fakt duhet të ketë një rrugë të përcaktuar.
Pra, nga Porti shkon direkt në magazinat doganore, në doganën pritëse për tranzit apo në magazinën doganore të kompanisë dhe kupton lehtësisht se skenarë të tillë, pra ?bomba? që iu plasin në dorë dhe iu ngelen kuintalët e kokainës, kërkojnë t? shpërthejnë vetë duke gjetur skenarë, për të fshehur duart.
Kjo është e tipit alla-mafioz, ku turpësisht po fshihen edhe mediat të cilat po i shërbejnë mos zbulimit dhe kamuflimit të të gjithë kësaj ngjarje me 119 kg kokainë./CNA.al
Si erdhi kokaina në Tiranë/ Zbardhen detajet e operacionit, në pranga tre persona
Droga në banane/ Biznesi i komanduar nga Dubai dhe milionat që ?kyçin? gojën medias
Tentativa për arratisje e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit/ Procedohen 6 policë të burgut ?313?
U kap me 613 kg kokainë/ Arbër Çekaj futet në regjimin e posaçëm ?41-bis?
613 kg kokainë në banane/ Dënohet me 14 vite burg Arbër Çekaj
Droga në banane/ Biznesi i komanduar nga Dubai dhe milionat që ?kyçin? gojën medias
Kapet sërish kokainë në portin e Durrësit/ Droga e fshehur në kontejnerët e bananeve
Droga në Portin e Durrësit/ Arrestohen 2 administratorët e kompanisë së bananeve
Si erdhi kokaina në Tiranë/ Zbardhen detajet e operacionit, në pranga tre persona
Një tjetër sasi lëndë narkotike, është kapur mbrëmjen e djes...
Në duart e prokurorëve të SPAK-ut, përveç firmave që zbulu...
Kolegji i Posacëm i Apelimit ka shqyrtuar edhe çështje displ...
Vështrimi pas në vitin 2021 dhe perspektiva e vitit 2022 për...
Pavarësisht ndalimit të përdorimit të tyre, fishekzjarret u ...
Kur ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, propozoi prokuro...
Vjollca Hoxha, një nga aksioneret e Top Channel nuk është nj...
Edhe gjatë vitit 2021, CNA.al ka qënë pranë lexuesve, me den...
Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë! Do ishte mirë që në Viti...
Papa Françesku në urimin e tij të Vitit të Ri apeloi që t’i...
Nga sot 1 janar 2022 dhe deri më 31 dhjetor 2023, Shqipëria ...
Drejtuesi i kompanisë globale emiratase Emaar Group, Mohamed...
“Më mirë djepin bosh, se shejtanin brenda”. Kjo ka qenë moto...
Viti 2021 ka qenë sa i vështirë dhe i bukur për aktoren e nj...
Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë! Do ishte mirë që në Viti...
Nga sot, Franca merr kryesimin gjashtëmujor të Presidencës s...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom ...
Fëmijët e parë e parë që erdhën në jetë këtë Vit të Ri ishin...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano p...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...