web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga gjyqtari i aferës seksuale tek ish-kryeprokurori/ Të korruptuarit e drejtësisë dhe dënimet tallëse

1 Janar 2022, 10:40, Aktualitet CNA

?Më mirë djepin bosh, se shejtanin brenda?. Kjo ka qenë motoja e kryemininistrit Edi Ram me nisjen e procesit të Vettingut.

Në fakt janë të njëjtët ?shejtanër? që iu është besuar drejtësia në vite dhe askush nuk iu kërkonte llogari ose bëhej sikur poi u kërkonin llogari.

Janë disa emra gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë kryer vepra të rënda penale, dhe se deri në krijimin e SPAK-ut, ndëshkimi ishte thuajse zero, nëse kthehehmi pas në vite.

Aq gjyqtarë dhe prokurorë që janë arrestuar vetëm gjashtë-mujorin e dytë të vitit 2021, nuk janë arrestuar në gjashtë vite.

Fenomen që tregon se drejtësia ishte klabur nga korrupsioni.

CNA.al po sjell rastet e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë arrestuar që nga viti 2015 për vepra të rënda kriminale dhe deri në fund të vitit 2021, nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Prokurori i Fierit Petrit Vukaj

Mëngjesin e 27 Nëntorit 2015 është arrestuar prokurori i Prokurorisë së Fierit, Petrit Vukaj, i dyshuar për ?korrupsion pasiv?.

Ndërsa në vitin 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur fajtor ish-prokurorin e Fierit, Petrit Vukaj, i cili u akuzua për veprën penale të korrupsionit pasiv. Sipas vendimit të gjykatës, ish-prokurori Vukaj nuk do të qëndronte në qeli, por do të kryente 3 vjet shërbim prove dhe për 5 vjet i është hequr e drejtë të ushtrojë profesionin.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se Petrit Vukaj, në përmbushje të funksioneve të tij, nëpërmjet ndërhyrjes korruptive të disa personave, ka marrë përsipër zbutjen e kërkesës për dënimin e shtetasit Elton Xhemali, i paraburgosur për veprën penale të ?Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor?, ngjarje e ndodhur në datë 31.03.2015 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, me pasojë vdekjen e qytetarit Përparim Bizhga, shef i rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

Gjyqtari i Tiranës Ibrahim Hoxha

Në vitin 2016, Policia ka arrestuar në flagrancë gjyqtarin Ibrahim Hoxha, si dhe djalin e tij.

Arrestimi i tyre erdhi pasi ata dyshohet se kanë marrë 6 milionë lekë për një vendim. Sipas informacioneve paraprake mësohet se gjyqtari e kishte dërguar të birin.

Ngjarja, u tha se kishte ndodhur në një lokal pranë Prokurorisë së Tiranës.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha ishte akuzuar edhe më parë për shkelje të ligjit. Në vitin 2013 ish Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shkarkonte nga detyra gjyqtarin Ibrahim Hoxha pasi kishte liruar nga burgu shtetasin Paro Laçi, i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar droge.

Po në të njëjtin vit, Gjykata e Krimeve të rënda ka dënuar me dy vite burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha. Organi i akuzës kishte kërkuar për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, 3 vite burg, por Hoxha përfitoi uljen e 1 viti për shkak se ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Prokurori i Krujës, Haxhi Giu

Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori.

Në vitin 2016 Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me 2 vjet e 4 muaj burg prokurorin Haxhi Giu, i cili u arrestua pak muaj më parë për korrupsion pasiv.

Ai akuzohej se kishte përfituar gjykim të shkurtuar nga Gjykata e cila vendosi sot ta mbyllë në qeli për 2 vjet e 4 muaj.

Gjyqtari Shkëlqim Miri

Në Nëntor të vitit 2017 është arrestuar gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri.

Gjykata e Krimeve të Rënda, në Nëntor të 2018, dënoi gjyqtarin Shkëlqim Miri me 2 vite e 6 muaj burg.

Trupa gjykuese vendosi dënimin me 3 vite e 9 muaj burg për gjyqtarin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 2 vite e 6 muaj burg. Prokuroria kishte kërkuar dënimit me 4 vjet burg të ish-gjyqtarit të gjykatës se Apelit të Tiranës, i akuzuar për korrupsion.

Gjyqtari Shkëlqim Miri akuzohet se liroi nga burgu të dënuarin për vrasje të dyfishtë Gentjan Doda, kundrejt një ryshfeti prej 20 mijë eurosh.

Ndërsa në shtëpinë e gjyqtarit gjatë kontrollit u gjetën mbi 30 milionë lekë. Po ashtu gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 8 muaj burg për Kujtim Mirin, kushëriri i gjyqtarit, i cili dyshohet se ka bërë ndërmjetësin në marrjen e rryshfetit.

Gjyqtari Roland Hysi

Gjyqtari i Gjykatës së Fierit, Roland Hysi është arrestuar në Dhjetor të vitit 2020, pasi u denoncua një natë më parë se kërkonte favore seksuale për dhënien e një vendimi gjyqësor mbi kujdestarinë e një fëmije, prindërit e të cilit janë të divorcuar.

Ai është prangosur nga Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha

Më 11 shkurt të 2021, gjyqtarja  e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzën për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Për Enkelejda Hoxhën, e njohur si  ?gjyqtarja e lirimit të të fortëve?, Inspektoriati i Lartë i

Më herët edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar më herët ndjekjen penale të gjyqtares së Krujës.

Emri i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun.

Enkeleida Hoxha, dyshohet se u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Por, ndërsa e Enkelejda Hoxha vijonte të merrte vendime, dyshime të forta janë shfaqur rreth pasurisë së saj.

Prokurori Sali Hasa

Mëngjesin e 19 qershorit ra në prangat e policisë edhe prokurori i Sarandës, Sali Hasa, i akuzuar ?për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë?. Z. Hasa ra në pranga pas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Pak ditë pas arrestimit, Gjykata Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dha masën e sigurisë ?arrest me burg? ndaj prokurorit të Sarandës.

Prokurori Edmond Kariqi

Më 30 qershor të këtij viti me urdhër të SPAK, Policia e Shtetit arrestoi në Kavajë drejtuesin e Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi.

Mbi të rëndon akuza për ?korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë e kryer në bashkëpunim?.

Edmond Kariqi deri në vitin 2019 ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror, ndërsa së fundmi është transferuar në Kukës, ku është komanduar drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokurori Maksim Sota

Kandidati për në SPAK, prokurori Maksim Sota është arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në trafikun e drogës.

Ai ushtronte detyrën në Prokurorinë e Vlorës.

Ndërkohë, ai nuk i është nënshtruar procesit të Vettingut.

Tashmë prokurori Sota është me masën e sigurisë ?arrest shtëpie.

Kryeprokurori Adriatik Llala

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla duke e dënuar me 2 vite burg.

Llalla është përjashtuar gjithashtu me 5 vite nga postet publike si dhe i janë sekuestruar 8 pasuri.

Llalla ishte shpallur në kërkim, ndërkohë që së fundmi u arrestua në Itali. SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij, me qëllim që të zbatohet vendimi me dënim, por ende nuk ka asnjë lëvizje./E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga