Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja është gjetur si përgjegjësi kryesor në një prej aferave më serioze në sektorin e hidrokarbureve, sipas një inspektimi financiar të siguruar nga Hashtag.al.
Në vitin 2017 Gledjan Llatja mbante postin e drejtorit juridik në AKBN, ai u caktua në krye të një komisioni që do të bënte marrjen në dorëzim të aseteve dhe pasurive të koncensionarit ?Transatlantic/GBC OIL? i cili u shtetëzua asokohe.
Raporti i inspektimit financiar i hartuar këtë muaj (17 Dhjetor 2021), ka zbuluar se Gledian Llatja dhe grupi i tij i punës në fakt kanë bërë një gafë e cila i ka shkaktuar shtetit shqiptar humbjen e çështjes me ?GBC OIL? në arbitrazh.
Në kundërshtim me të gjitha rregullat ligjore, Llatja ka marrë me procesverbal në dorëzim asetet nga një person që nuk kishte asnjë tagër për dorëzimin e tyre. (Lexo të plotë raportin e inspektimit)
Praktikisht grupi i udhëhequr nga Llatja i ka zhvatur asetet, pasi nga ana e koncesionarit GBC OIL nuk ka pasur asnjë person të autorizuar për dorëzimin e tyre me inventar.
Ky aksion është përdorur nga koncensionari GBC OIL në arbitrazh duke pretenduar grabitjen arbitrare të aseteve dhe përvetësimin e paligjshëm të sasive hidrokarbure që ndodheshin në magazinat e dekantimit të GBC OIL. Koncensionari ka pretenduar se Albpetrol dhe grupi i punës i udhëhequr nga Gledian Llatja kanë kryer në bashkëpunim grabitjen e një sasie hidrokarburesh ekuivalent i afro 3 milionë dollarëve. (Lexo këtu për gjyqin e arbitrazhit).
Prapavija e auditit
Raporti i Inspektimit Financiar është hartuar nga Ministria e Financave, drejtoria e inspektimit pritet të çojë në prokurori konkluzionet e raportit në muajin janar 2022.
Para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja ka punuar si drejtor juridik në AKBN, shef fushate i Damian Gjiknurit dhe më pas drejtor kabineti i ish-ministrit Gjiknuri.
Gledjan Llatja është një investim direkt i zotit Gjiknuri dhe goditja e tij nëpërmjet këtij raporti inspektimi mund të jetë e mbështetur nga klanet rivale në Partinë Socialiste.
Një burim konfidencial i tha Hashtag.al se raporti i inspektimit është hartuar nën kujdesin e zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. Ky i fundit është përfshirë në një luftë të ashpër konjukturale me Gjiknurin, zanafilla e konfliktit dyshohet se ka qenë përplasja e interesave për biznesin e inceneratorëve.
Ahmetaj nga ana tjetër është nën presion pasi ka informacione se ndaj tij dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Kryeministri Ëngjëll Agaçi janë duke u kryer hetime nga autoritetet italiane.
Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalri vijon të hedh drit...
Në prag të festave të fundit, hyrjet dhe daljet në pikat kuf...
Kryeministri Edi Rama, edhe në ditën e fundit te viti, është...
Një vit po ikën dhe në mesnatë një tjetër vit do të trokasë....
Biznesmeni Gjergj Luca ka mbledhur mbi 2 mijë gra, punonjëse...
Për të dytin vit radhazi, në 2021, shqiptarët, ashtu si dhe ...
Shuhet në moshën 74-vjeçare ikona e ekranit të RTSH Vladimir...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
Të shumtë janë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ...
Një 27-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Matit, pa...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për g...
Trendi i fundvitit, bredhi natyral nga MegatekAtmosfera e fe...
Sulme ndaj politikanëve që bëjnë thirrje për vaksinim, nervo...
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se banorët e Fushë Kru...
Sipas MeteoAlb ultësira perëndimore dhe zonat e ulëta paraqi...
Avokati Genc Gjokutaj tha gjatë emisioni Now në Euronews Alb...
Gjykata e Lartë vendosi sot që të rikthente për gjykim dosje...
Këshilli i Ministrave ka luajtur bllof me vendimin për shpër...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Fier k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...