Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
(Pjesa e dytë)
Përgjatë historisë njerëzit kanë ëndërruar dhe kanë krijuar disa shpikje mbresëlënëse. Që nga momenti kur dikush mprehu një gur për të prodhuar mjetin e parë prerës, tek shpikja e rrotës, dhe deri tek zhvillimi i anijeve hapësinore që sot dërgohen për eksplorim në Mars, apo edhe interneti, disa përparime spikasin si shumë revolucionare në raport me të tjerat. Ja cila janë shpikjet më të mira që e ndryshuan botën:
Disa shpikës bënë një punë pioniere në transmetimin elektronik të zërit. Kur përdorimi i telefonit u bë shumë i përhapur, shumë prej tyre ngritën padi në gjykata për pronësinë intelektuale. Por ishte shpikësi skocez Aleksandër Graham Bell, ai që mori i pari patentën për telefonin elektrik më 7 mars të vitit 1876.
Tre ditë më vonë, Bell kreu telefonatën e parë i ndihmuar nga asistenti i tij Tomas Uotson, duke i thënë ?Zoti Uotson, ejani këtu, dua t?iu takoj?.Bell u frymëzua për këtë shpikje revolucionarizuese nga familja e tij.
Babai i tij jepte mësim në shkollë të folurën elokuente, dhe ishte i specializuar për të mësuar ata që nuk dëgjonin se si të komunikonin. E ëma e tij, një muzikante shumë e talentuar, e humbi dëgjimin në moshë të thyer, ndërsa bashkëshortja e tij Mabel, me të cilën ai u martua në vitin 1877, kishte qenë e shurdhër që në moshën 5-vjeçare.
Shpikja e tij e revolucionarizoi fushën e biznesit dhe komunikimin global. Kur Bell vdiq më 2 gusht të vitit 1922, të gjitha shërbimet telefonike në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada u ndërprenë për 1 minutë në nderim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm.
Shpikja e llambës elektrike e transformoi rrënjësisht botën tonë, duke i dhënë fund varësisë tonë nga drita natyrore, duke na lejuar që të jemi produktivë në çdo kohë, ditën apo natën. Disa shpikës ishin shumë të dobishëm në zhvillimin e kësaj teknologjie revolucionare përgjatë viteve 1800.
Tomas Edison vlerësohet si shpikësi kryesor sepse ai ndërtoi në vitin 1879 një sistem ndriçimi plotësisht funksional, duke përfshirë një gjenerator, instalime elektrike, si dhe një llambë me fije karboni. Përveç fillimit të futjes së energjisë elektrike në shtëpi në të gjithë botën perëndimore, kjo shpikje pati gjithashtu një pasojë shumë të papritur, atë të ndryshimit të modeleve të gjumit të njerëzve.
Në vend se të shkojmë në shtrat që në fillim të mbrëmjes (duke mos pasur asgjë tjetër për të bërë) duke fjetur gjatë gjithë natës me disa ndërprerje të herëpashershme, ne tani qëndrojmë më shumë zgjuar përveç 7 deri në 8 orëve të caktuara për gjumë dhe zakonisht flemë të gjithë në njëjtin orar.
Është një nga historitë më të famshme të zbulimeve në histori. Në vitin 1928, shkencëtari skocez Aleksandër Fleming, vuri re se në një enë laboratorike e mbushur me baktere në laboratorin e tij, kapaku i së cilës ishte hapura aksidentalisht, ishte ndotur me një myk. Kudo ku ndodhej ky lloj myku, bakteret kishin ngordhur.
Ky myk antibiotik doli të ishte kërpudha Penicillium, dhe gjatë 2 dekadave të ardhshme, kimistët e pastruan atë dhe zhvilluan ilaçin Penicilinë, që lufton një numër të madh infeksionesh bakteriale tek njerëzit pa i dëmtuar vetë ata.
Penicilina nisi të prodhohej në masë dhe të reklamohej si jetë-shpëtuese pas vitit 1944. Ushtarët që u angazhuan në Luftën e Dytë Botërore, këshilloheshin ta merrnin këtë ilaç për të hequr qafe sëmundjen veneriane.
Gjithsesi sipas një studimi të vitit 2003 të botuar revistën ?Clinical Reviews in Alergy and Immunology?; sot rreth 1 në 10 njerëz ka reaksion alergjik ndaj këtij antibiotiku. Gjithsesi, edhe shumica e këtyre njerëzve vazhdojnë të jenë në gjendje ta tolerojnë ilaçin.
Pilulat për kontrollin e lindjes, prezervativët dhe format e tjera të kontracepsionit, sollën nisjen e një revolucioni seksual në botën e zhvilluar, duke i lejuar burrat dhe gratë të bëjnë seks për qejf dhe jo vetëm për riprodhim. Po ashtu në vendet ku ato përdoren,e kanë ulur në mënyrë drastike numrin mesatar të pasardhësve për grua.
Duke pasur më pak gojë për të ushqyer, familjet moderne kanë arritur standarde më të larta jetese, dhe mund t?u ofrojnë një jetë më të mirë çdo fëmije. Ndërkohë, në shkallë globale, kontraceptivët po e ndihmojnë popullsinë njerëzore që të nivelohet gradualisht; dhe numri i popullatës globale do të stabilizohet ndoshta deri në fund të këtij shekulli.
Disa kontraceptivë si prezervativët, frenojnë edhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Kontraceptivi natyror dhe bimor është përdorur për disa mijëravjeçarë. Prezervativët ose ?mbështjellësit? kanë ekzistuar në një formë ose në një tjetër që nga kohërat e lashta. Ndërkohë prezervativi prej gome u prodhua për herë të parë në shekullin XIX-të. Ndërkohë, FDAe miratoi pilulën e parë kontraceptive orale në Shtetet e Bashkuara në vitin 1960, ndërsa deri në vitin 1965, më shumë se 6.5 milionë gra amerikane i merrnin rregullisht këto pilula.
Shkencëtarët po vazhdojnë të bëjnë përparime në kontrollin e lindjeve, me disa laboratorë që po synojnë të prodhojnë një kontraceptiv në formë pilule për meshkujt. Një implant i përhershëm i kontrollit të lindjeve i quajtur ?Essure? u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në vitin 2002, edhe pse në vitin 2016vetëFDA paralajmëroi përdorueset femra të kenë kujdes ndaj rreziqeve serioze të përdorimit të kësaj pajisje.
Interneti është një sistem global i rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura, që përdoret nga miliarda njerëz në mbarë botën. Në vitet 1960 një ekip shkencëtarësh kompjuterikë që punonin për ARPA-n (Agjencia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar) në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, ndërtoi një rrjet komunikimi për t?i lidhur kompjuterat e agjencisë me njëri-tjetrin.
Rrjeti u quajt ARPANET, dhe ishte paraardhësi i internetit. Ai përdori një metodë të transmetimit të të dhënave të quajtur ?ndërrimi i paketave?, i zhvilluar nga shkencëtari kompjuterik dhe anëtari i ekipit Lorenc Roberts, bazuar në punën e mëparshme të shkencëtarëve të tjerë kompjuterikë.
Kjo teknologji u avancua në vitet 1970 nga shkencëtarët Robert Kan dhe Vinton Serf, të cilët zhvilluan protokollet e komunikimit përmes internetin, Protokollin e Kontrollit të Transmetimit (TCP) dhe Protokollin e Internetit (IP).
Në vitin 1989, interneti evoluoi më tej falë shpikjes së World Wide Web nga shkencëtari kompjuterik Tim Berners-Li gjatë kohës që punonte në CERN (Organizata Evropiane për Kërkime Bërthamore). Sipas CERN ?ideja bazë eWWW ishte të bashkonte teknologjitë në zhvillim të kompjuterave, rrjeteve të të dhënave dhe hipertekstit në një sistem informacioni global të fuqishëm dhe të lehtë për t’u përdorur. Zhvillimi i WWW hapi botën e internetit për të gjithë, dhe e lidhi botën në një mënyrë që nuk ishte parë kurrë më parë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.livescience.com/33749-top-10-inventions-changed-world.html
Nga Lyle Goldstein “The Hill”Jo pak analistë kanë bërë një l...
Nga Rizvan Virk “Spectator World”Me daljen në kinema të seri...
Nga James Holmes“19 Forty Five”Një miku im kilian më pyeti k...
Për shkak të emetimeve të shfrenuara të gazeve serrë, planet...
Ka diçka në Egjiptin e lashtë që vazhdon të ndezë imagjinatë...
Lidhja midis mbretëreshës egjiptiane Kleopatra dhe të dashur...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Lee Edwards “Fox News”Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhai...
Duke pasur parasysh se sa shpesh flitet për të, sidomos tek ...
Nga Rainer Zitelmann “Linkiesta”Para shfaqjes së kapitalizmi...
Brenda rezervatit Mapimi, në një vend të njohur si Trino Ver...
Po. Raca njerëzore është e destinuar të zhduket një ditë. Sa...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Shumica e krishterë në Gjermani është diçka e natyrshme për ...
“Bloomberg”Sikur të mos mjaftonte pandemia dhe inflacioni në...
Nga Taras Kuzio “Atlantic Council”Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga Jonathan Lemire “Politico.com”Me axhendën e tij që sapo ...
Nga William Moloney “The Hill”Organizata e Traktatit të Atla...
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...