Drejtoresha kap veten “mat” për “qokën” e saj
Lidhur me problemin e denoncueses, e cila doli e para në por...
Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një ankesë nga Ervis Germenji, i cili është emigrant ekonomik në Greqi.
?Unë kredinë e kisha marrë dhe paguaja rreth 80 mijë lekë të vjetra në muaj si këst. I kam paguar të gjitha. Por këta ma shtynë nja 10 muaj. S?më thanë asnjë gjë, as kam firmosur dhe as u kam kërkuar shtyrje. Kur mbaroi pandemia, shlyej të gjithë kredinë, principalin dhe interesat. Por, Fondi Besa më thotë se ke edhe 37 mijë lekë të reja si ?interes periudhë Covidi?. Madje, të shkruara në një dokument. Tani i bie që të paguaj për 1 vit edhe 30 mijë lekë në muaj, kur unë këstin e kisha 80 mijë të vjetra. Unë s?kërkova shtyrje, as kam firmosur? thotë Ervisi.
Qytetari këmbëngul se nuk ka bërë asnjë kërkesë për ngurtësim të kredisë te Fondi Besa. Sipas tij, në mars të vitit 2020 ka parë një status të kryeministrit Edi Rama, i cili lajmëronte shtyrjen e kësteve të kredisë. Në këtë status, Kryeministri Rama shkruan se ?bashkëfirmosëm me guvernatorin e bankës së Shqipërisë një shtyrje të metejshme tremujore të kësteve të kredisë. Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dutë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive?.
Ndërkohë, në mars të vitit 2020, Banka e Shqipërisë ka urdhëruar që të shtyhet afati i pagimit të kësteve të kredive për biznese dhe individë, të cilët janë përballur me vështirësi në këtë periudhë si pasojë e covid 19. Në pikën 2 thuhet se kredimarrësit duhet të komunikojnë me kredidhënësit, duke u argumentuar këtyre të fundit arsyet e tyre për shtyrje të pagimit të kësteve. Pra, individët duhet të bënin kërkesë për shtyrje kredie. Por, denoncuesi thotë se s?ka bërë asnjë kërkesë te Fondi Besa!
Pas ankesës, gazetarët u interesuan te Fondi Besa. Një oficer i kredisë në qytetin e Çorovodës u tha gazetarëve të Fiks Fare se ?Ervisi ka bërë një pagesë prej 1 milionë lekësh të vjetra, por tani ka edhe 380 mijë interesa Covidi?. Oficeri e pranon se Ervisi nuk ka bërë kërkesë për ngurtësim, teksa thotë se ?interesat dalin nga sistemi?. Gazetarët e Fiks Fare u interesuan edhe te Fondi, ku morën një përgjigje se klientit ?z. Ervis Germenji, për shkak të pandemisë Covid-19, bazuar te urdhri i përbashkët midis kryeministrisë dhe Bankës së Shqipërisë, i është kryer ?ngurtësim? i kredisë së klientit?. Sipas saj, ?ngurtësim? është ristrukturim i kredisë, i cili lehtëson klientin për shtyrjen e këstit për një periudhë kohe, derisa klienti të ?rimarrë? veten nga situata e veshtirë ekonomike ku ndodhet.
?Për rastin konkret, Fondi Besa ka përllogaritur interesat e rregullta të kredisë për periudhën e shtyrë Covid-19 dhe nuk ka përllogaritur penalitetin për vonesat e pagesës së kësteve të kredisë. Z. Germenji, në momentin e shpalljes së pandemisë, ndodhej jashtë vendit dhe në pamundësi për të paguar kredinë, i është bërë ?shtyrja e kredisë?, në mënyrë që mos të penalizohej për mos pagesa dhe mos kategorizohej si klient ?i keq? që nuk paguan? thotë Fondi Besa. Më tej shkruan se ?është sqaruar në telefon nga punonjësi i Fondit Besa dhe ai ka dërguar një të afërmin e tij pranë zyrave tona në Çorovodë?. Më tej pohon se ai ka kryer pagesa të kësteve të kredisë deri në datën 28 shtator 2021 dhe aktualisht detyrimi i tij llogaritet në 38,029 lekë. Pra vetë Fondi Besa thotë se klienti nuk ka bërë asnjë kërkesë për shtyrje kredie, por vetëm sa është njoftuar në telefon!
Pas kësaj përgjigje, Fiks Fare iu drejtua Bankës së Shqipërisë. ?Klientët e bankave apo institucioneve financiare jo banka, për të përfituar nga urdhri i përbashkët, duhet të dërgonin pranë subjektit ku ishin kredimarrës, kërkesën për përftimin nga urdhri dhe dokumentacionin se gjendja e tyre financiare është ndikuar negativisht nga situata e krijuar nga Covid-19. Pas aprovimit të kërkesës nga subjektet, shtyrja e pagesave të kësteve dhe rrjedhimisht pagesa e detyrimit të huamarrësit duhet të kryhej sipas një marrëveshje të dakordësuar midis palëve. Në urdhër parashihet një shtyrje e pagesave të kësteve të huasë, e cila përbëhet nga principali dhe interesi, por jo falje e tyre? thotë Banka e Shqipërisë. Banka shkruan qartë se klienti duhet të bënte një kërkesë për shtyrje kredie. Por, z.Ervis Germenji nuk ka bërë një marrëveshje të tillë me Fondin Besa. Aq më tepër se ai, gjatë ngurtësimit të kredisë ndodhej në Greqi. Ky ngurtësim vetëm sa ka rënduar gjendjen e tij ekonomike, teksa Fondi Besa i ka ngarkuar edhe një shumë prej 38 mijë lekësh që duhet ta paguajë si ?interes periudhë covidi?./tch
Lidhur me problemin e denoncueses, e cila doli e para në por...
Në vitin 2017 Ministria e Arsimit dhe Fondi Amerikan i Zhvil...
Nertila Toska ankohet në emisionin Fiks Fare se ka humbur ve...
Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur në kanalin e Misar...
Pas arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK në qendër të akuzave...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, është një ndër më t...
Fiks Fare denoncoi një konflikt të pastër interesi, ku kompa...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, e njohur n...
Afera korruptive e inceneratorëve pati shumë pak media që ...
Pas një maratone të gjatë gjyqësore, për prishjen e një obje...
Një qytetar kërkon ndihmën e emisionit Stop në Tv Klan pasi ...
Edhe pse cikli shkollor per vitin 2021-2022 ka më shume se 3...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një de...
Arben Vokrri ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan kon...
Një i moshuar ankohet në emisionin ‘Fiks Fare’ se nuk e pran...
Dy netë më parë një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Nj...
Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjeç. Një e mi...
Fiks Fare denoncoi abuzimet e Burgut të Lushnjes me tenderin...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e përm...
Një denoncues anonim për emisionin “Stop” në Tv Klan nga qyt...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...