Kur do të hetojë SPAK, kompanitë e Vjollca Hoxhës dhe Ben Blushit, në ortakëri me inceneratorët?!
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, është një ndër më t...
Pas arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK në qendër të akuzave për aferën skandaloze të inceneratorëve është vënë deputeti aktual i PS-së dhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.
Në një video të publikuar nga Monika Kryemadhi, ai është akuzuar se ka marrë rryshfet nga inceneratori i Tiranës, plot 125 mijë euro, duke e kamufluar këtë si pagë fiktive për të atin e tij, që rrezulton në borderotë e pagave të kësaj kompanie me një rrogë me 10 mijë dollarë në muaj. Pra aludimi i LSI-së është i qartë, në këmbim të nënshkrimeve dhe favoreve që djali ka bërë në detyrën e tij si funksionar publik, Bllakot, at e bir, kanë ngritur një skemë të kamufluar për të marrë ryshfet.
Deputeti i PS-së dhe ish bashkëpuntori i Lefter Kokës i ka mohuar këto akuza duke thënë se ai nuk është në konflikt interesi dhe e dyta se i ati i tij është paguar si një inxhinjer i thjeshtë për punën që ka bërë.
Një një sqarim publik të botuar këtë të hënë ai thekson se nuk ka qenë në konfikt interesi pasi ai e kishte lënë detyrën rreth një muaj përpara 31 gushtit 2017, kur u shpall fituesi për impiantin e Tiranës. Edhe përpara kësaj date kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, ai thekson se kurrë nuk ka qenë anëtar i asnjërit prej 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 konçensioneve, për të cilat hidhen akuza.
Lapsi.al i ka krahasuar faktet e bëra deri më tani publike për të parë kush është më pranë të vërtetës, LSI që akuzon, apo Bllako që thotë se ndaj tij po bëhet një hakmarrje personale.
Deri më tani në publik kanë dalë shumë dokumenta të korrespondencës midis ministrive për të ndihmuar proceduarat në favor të inceneratorëve dhe në to duket qartë se ndryshe nga ç?pretendon Bllako është në brendësi të gjithë praktikave dhe dokumentat zyrtare siglohen për djeni të tij (poshte).
Por pika ku ai del më zbuluar se kurrë është një dokument ku i përgjigjet një shkrese të ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Duke qenë se Inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, pra të Bashkive Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Kamëz, ministri i financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).
Por këtu ka një problem. Disa nga bashkitë kontrollohen nga opozita dhe dalin jashtë qerthullit të mbyllur të rilindjes. Dhe Alqi Bllako bën një manovër për ti lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Ai i jep atributet e qarkut të Tiranës vetëm Erion Veliajt. Merr miratimin e tij dhe nuk i shkruan kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (Poshte).
Fiks nje vit më pas inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhirer babain e Alqi Bllakos. Në denoncimet e LSI-së aludohet se kjo është shuma e parave që u dha si rryshfet për të birin. Por, Alqi Bllako mbrohet duke thënë se i ati Edmondi ishte një inxhinjer mekanik në pension që iu rikthye punës ?Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare? ka shkruar ai.
Po a është e besueshme kjo alibi?
Ndonëse këtë punë e vendos drejtësia është e vështirë të besohet se një inxhnjer shqiptar të paguhet me 125 mijë euro për punën që bën sado e veçantë të jetë ajo. Aq më tepër që ky inxhinjer paguhet nga një kompani që ka përfituar nga nënshkrimet shtetërore të të birit. Akoma dhe më e dyshimtë bëhet e tëra kur mendon se Edmond Bllako është specialisti më i paguar në tërë borderonë e inceneratorit të Tiranës, ndonese kjo ndermarje punon ende si lanfild, para s?ka pasur nevoje per mekanike.
Pra në rastin më të mirë alibia e deputetit socialist është shumë larg të qenit bindëse. Firmat që ai ka hedhur dhe paratë që i ati ka marrë janë një tjetër anë e errët e skandalit të madh të inceneratorëve.
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, është një ndër më t...
Fiks Fare denoncoi një konflikt të pastër interesi, ku kompa...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, e njohur n...
Afera korruptive e inceneratorëve pati shumë pak media që ...
Pas një maratone të gjatë gjyqësore, për prishjen e një obje...
Një qytetar kërkon ndihmën e emisionit Stop në Tv Klan pasi ...
Edhe pse cikli shkollor per vitin 2021-2022 ka më shume se 3...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një de...
Arben Vokrri ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan kon...
Një i moshuar ankohet në emisionin ‘Fiks Fare’ se nuk e pran...
Dy netë më parë një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Nj...
Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjeç. Një e mi...
Fiks Fare denoncoi abuzimet e Burgut të Lushnjes me tenderin...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e përm...
Një denoncues anonim për emisionin “Stop” në Tv Klan nga qyt...
Për situatën e ish-drejtoreshës së kopshtit “Borëbardha” në ...
Në Fiks Fare u ankua një zonja nga Rrogozhina e cila prej mu...
Në datë 5 Nëntor emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin ...
Një firmë e pa deklaruar në organet shtetërore kryente punim...
Renato Sali me gradën “Oficer” ankohet në emisionin Fiks Far...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...