Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Një qytetar kërkon ndihmën e emisionit Stop në Tv Klan pasi prej 2 vitesh nuk arrin të marrë dot motorin e tij që policia dhe prokuroria e mbanin të sekuestruar.
Bëhet fjalë për qytetarin Islam Çela nga Tirana, i cili tregon se në datën 9 Korrik 2019 ja vodhën motorin dhe e denoncoi.
Por pas disa ditësh arriti ta gjente vetë motorin e tij, por ende sot pas 2 vitesh qëndron i bllokuar tek Komisariati Nr.6 i Policisë së Tiranës.
Islami ka shkuar herë pas here në komisariat, por i thuhet se nuk kanë ardhur dokumentet nga Prokuroria.
?Kam pasur një motor të tipit 50 Dayan edhe erdha nga puna dhe e lidha motorin te vendi ku e lidhja gjithmonë. U ngrita në mëngjes nuk e gjeta motorin. Kishin prerë dhe zinxhirin edhe nuk e gjeta në datën 9 Korrik 2019. Vete në Komisariatin Nr.6, bëj denoncimin që më është vjedhur motori me gjithë të plotfuqishmin e zonës. Pas 8 muajsh e gjej motorin e kishte një çun i vogël që vinte vërdallë. Vete e ndaloj i them ku e ke gjetur motorin, më thotë që ma ka blerë babi. I marr numrin e babit, flas me të atin, më thotë e kam blerë.
I thashë që ky motor është i imi se dhe targat i kishte të vetat. Pastaj e mora prapë të plotfuqishmin e zonës, i tregova që e gjeta motorin dhe më tha mua ditën e dytë do shkojmë në polici të bëjmë denoncimin që e ke gjetur. Vajta bëra denoncimin edhe ai më tha që duhet të biesh motorin këtu se kështu e kemi ligjin. E mora motorin e çova, bëri një proces verbal dhe më tha do vish ta marrësh pas 10 ditësh. Jam interesuar shumë herë edhe nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Do të vij letra nga prokuroria që të marr motorin. Kam sot e 2 vjet dhe nuk di çfarë bëhet me motorin tim. Motori është i bllokuar nga Komisariati Nr.6?, thotë qytetari Islam Çela.
Denoncuesi i drejtohet Komisaritit Numër 6, ku i thuhet nga OPGJ Marlind Likaj se motori është mbajtur pasi pritej një dokument nga Prokuroria për zhvleftësimin e veprimeve dhe dorëzimin e motorrit.
OPGJ: Për motorin?
Denonuesi: Po!
OPGj: Ta kam sekuestruar unë?
Denoncuesi: Po!
OPGJ: Ç?a date? 2020. Vjet. Po. Ku është motorri? I bie të jetë poshtë.
Denoncuesi: Të jet poshtë, por s?po e marr dot. Kam dy vjet. Vij ktu interesohem. ?S?kanë ardhur letrat nga prokuroria?.
OPGJ: Po! Këtë proces-verbal së bashku me provat materiale, do t?ia dërgoj jo më vonë se 48 orë, prokurorit, për të bërë zhvleftësimin e veprimit. Prokurori tani duhet të bëjë kthim sendi dhe kur më bën Prokurori kthim sendi mua, se tani e kam në ngarkim unë, si motor. Se unë nesër shkoj në burg. Si me humb një motorr, si me humb 100 milionë lekë, si me humb?edhe një cakmak, po e sekuestrova, shkoj në burg. Tani prokurori bën procesverbalin e kthimit të sendit. Ma sjell mu prokurori me letër ktu dhe them unë. Unë pastaj bëj ekzekutimin dhe them: Ekzekutohet proces-verbali i kthimit të sendit, t?i kthehet personit?! Ku ka ngec situata? Ka një vit.
Denoncuesi: Po këtë dua unë. Unë vija interesohesha këtu, s?ka ardh nga prokurori.
OPGJ: Duhet me gjet kush ka ik! Kush prokuror është marrë! Të takosh atë prokurorin, të bëjë kthimin e sendit!
Denoncuesi: S?kam emër prokurori. Kë duhet të takoj?
OPGJ: Te sekretaria, me cfarë numër protokolli është nis dhe t?i do ia cosh me mesazh vetëm numrin e protokollit, që ka dalë nga ne! Pastaj atë numër, që do të japim ne, do i thuash prokurorisë. Ky numër protokolli, kujt prokurori i ka rënë? Kaq!
Islami komunikon me prokurorin e çështjes, i cili i thotë se e ka pezulluar çështjen që në 29 Shtator 2019, pra disa muaj para se të gjendej motori.
Prokurori i çështjes: Kjo cështje është pezulluar, që në shtator të vitit 2019. Pra, është pezulluar, se nuk dihej autori.
Denoncuesi: Autorin unë ua kam cuar policisë. I kam gjetur numër telefoni dhe ua kam cuar.
Prokurori i çështjes: Mund ta kesh cuar më pas, nuk e di tani. Si prokuror kam mbaruar punë me momentin e kallzimit dhe sot nuk disponoj dot në lidhje me motorrin. Do bësh një kërkes në gjykatë! Një kërkesë për kthim sendi. I thonë dy vjet e ca, s?je interesuar fare. Është gjynah, o burrë.
Denoncuesi: Po, jam interesuar. Kam ardh këtu në polici dhe më kanë thënë ?duhet të vijnë letrat nga prokuroria?!
Prokurori i çështjes: E kupton, ca po them? Që në 29 shtator të 2019-ës cështja është pezulluar. Ne pezullimet ia dërgojmë Drejtoris së Policisë. Po qe se nuk është zgjidh cështja që në momentet e para, derisa është pezulluar dosja, do bësh një kërkesë në gjykatë!
Denoncuesi: Kur është mbyllur cështja, pse s?e kam marrë motorrin unë?
Prokurori i çështjes: S?je interesuar, siç duket.
Denoncuesi: Jam interesuar muaj për muaj. Këta të komisariatit më thonë ?nuk kanë ardhur letrat nga prokuroria?.
Prokurori: O ç?a do thonë ata?! Më kupton tani? Që mos humbasësh më shumë kohë!
Si prokurori ashtu edhe Komisariati Numër 6 e drejtuan qytetarin drejt gjykatës, edhe pse motori po bën dy vjet i bllokuar. /tvklan.al
Edhe pse cikli shkollor per vitin 2021-2022 ka më shume se 3...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një de...
Arben Vokrri ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan kon...
Një i moshuar ankohet në emisionin ‘Fiks Fare’ se nuk e pran...
Dy netë më parë një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Nj...
Ligji në Shqipëri nuk i lejon martesat nën 18 vjeç. Një e mi...
Fiks Fare denoncoi abuzimet e Burgut të Lushnjes me tenderin...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e përm...
Një denoncues anonim për emisionin “Stop” në Tv Klan nga qyt...
Për situatën e ish-drejtoreshës së kopshtit “Borëbardha” në ...
Në Fiks Fare u ankua një zonja nga Rrogozhina e cila prej mu...
Në datë 5 Nëntor emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin ...
Një firmë e pa deklaruar në organet shtetërore kryente punim...
Renato Sali me gradën “Oficer” ankohet në emisionin Fiks Far...
Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi në 4 Dhjetor një denonci...
Një qytetar nga Tirana i është drejtuar emisionit “Stop” në ...
Emisioni Stop në Tv Klan është ndalur në Mirditë, ku 10 shof...
Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ndaloi në fshatin Sh...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të enjtes një skandal ku m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...