Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Fiks Fare denoncoi abuzimet e Burgut të Lushnjes me tenderin për riparimin e autobusit. Redaksia e emisionit investigativ siguroi dokumentet e këtij tenderi, të zhvilluar në muajin shtator 2020, ku rezulton se fondi ishte nën 800.000 lekë. Në këtë procedurë u kualifikuan 4 firma, ku sipas rregullores u ftua firma e parë me ofertën më të ulët.
Por, ajo nuk mori pjesë, ndërkohë që nga firma e parë u kalua te firma e tretë! Firma e dytë u ?harrua? dhe u shpall fitues i treti. Në dokumente kishte një sërë kriteresh që duhet të bënte, madje edhe ndërrimin e motorit të autobusit. Por, motori nuk u ndërrua, vetëm sa u riparua.
Në dokumente rezulton se firma me ofertën më të ulët ishte subjekti ?Sokol Rrokaj?, me vlerë oferte 563 000 leke. I dyti ?Luxode Studio? me ofertë 569 000 lekë. I treti ?Arteo 2018? me vlerë 579 000 leke dhe i katërti ?NovoAkti? me vlerë 580 000 lekë. Operatori i parë nuk ka marrë pjesë, ndërkohë IEVP Lushnje duhet që të kalonte te oferta e dytë ?Luxode Studio?. Ky operator ka konfirmuar në sistemin e prokurimit elektronik, por nga njësia e prokurimit është kaluar si fitues oferta tretë ?Arteo 2018? pa argumentuar përse u s?kualifikua operatori ekonomik i renditur i dyti. Ndërkohë, edhe i treti ?Arteo 2018?, nuk është paraqitur në kohë, por sërish u shpall fitues.
?Fiks Fare? ka siguruar një dokument, nga sektori i projekteve dhe shërbimeve në Drejtorinë e Burgjeve, ku është bërë verifikimi fizik i autobusit. ?Në zërin e punimeve me nr.11, motorr mjeti King Long, parashikuar në ?ftesën për ofertë? dhe urdhrin e prokurimit nuk përputhet me kontrollin fizik të punimeve të kryer. Dhe konkretisht nuk ka vendosje motori të ri, marka MAN, apo të përdorur për automjetin, por ai ekzistues. Kjo vërtetohet me etiketën e motorit të mjetit ?King Long? me pamje filmike. U verifikua procesverbali i marrjes në dorëzim të pjesëve rikupero nga ku rezultoi se komisioni nuk ka marrë në dorëzim motor të ndërruar të ri ose të vjetër, por bllok cilindrash të motorit ekzistues të riparuar? thuhet në këtë dokument.
Fiks Fare udhëtoi në Burgun e Lushnjes, në fshatin Kosovë e Madhe. Gazetarët kërkuan që të takonin drejtorin Zoi Rrushi, por edhe personat e tjerë që kishin hartuar këto dokumente. Por, asnjë prej tyre nuk denjoi të japë shpjegime. Ndërkohë, një specialist informacioni i tha gazetarëve se informacionin duhet ta japë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. ?Kontaktoi drejtori institucionit me drejtorinë e përgjithshme. Duhet të shkoni atje? tha specialisti, ndërkohë që gazetarët tentuan që të telefononin përgjegjësin e prokurimeve si dhe drejtorin. Por, asnjë prej tyre nuk iu përgjigj telefonatave.
Gazetarët i drejtohen me një kërkesë për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat pohojnë se është bërë një inspektim dhe janë konstatuar problematikat me tenderin dhe ndërrimin e motorit. ?Kjo procedurë prokurimi është zhvilluar në rrugë elektronike, nga IEVP Lushnjë. Ka rezultuar që është shpallur si fitues oferta tretë OE ?Arteo 2018?, për shkak të mos paraqitjes së dy ofertave të para. Nga verifikimi fizik është konstatuar se motori i autobusit nuk është ndërruar fare, por i është nënshtruar riparimit. Procedura është audituar dhe janë marrë disa masa. Për Zoi Rrushi, drejtori i IEVP Lushnjë i është dhënë masa disiplinore ?vërejtje me shkrim?. Për Maringlen Myftari, specialist finance IEVP Lushnjë i është dhënë masa disiplinore ?vërejtje me paralajmërim’? thuhet në përgjigje.
Më tej, Drejtoria thotë se ka shkarkuar nga detyra z. Myfit Nezha, përgjegjës i Sektorit Logjistik në IEVP Lushnjë. Ndërkohë që, çuditërisht, është marrë masë ?vërejtje me shkrim? edhe për stomatologun z. Kujtim Dosti. ?Në vlerësim të gjetjeve të auditit dhe shkeljeve është depozituar kallëzim penal për zyrtarët e IEVP Lushnje dhe për operatorin ekonomik ?ARTEO 2018?? thuhet në përgjigje. Pyetjes se, sa herë pas riparimit ka pësuar defekt, Drejtoria e Burgjeve thotë se ka pësuar 3 herë. Gazetarët tentuan që të marrin informacion edhe nga kompania ?Arteo 2018?. Fillimisht, administratori pohon se kanë kryer ato shërbime për të cilat iu është kërkuar. Por, pyetjes se përse autobusit nuk i është vendosur motor i ri, siç ishte edhe në specifikimet teknike, administratori do të pyeste specialistët. Më pas pohoi se do të kontaktonte redaksinë për të dhënë shpjegime. Por, pas telefonatës së dytë, ai nuk dha asnjë shpjegim./tch
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës problematikën e përm...
Një denoncues anonim për emisionin “Stop” në Tv Klan nga qyt...
Për situatën e ish-drejtoreshës së kopshtit “Borëbardha” në ...
Në Fiks Fare u ankua një zonja nga Rrogozhina e cila prej mu...
Në datë 5 Nëntor emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin ...
Një firmë e pa deklaruar në organet shtetërore kryente punim...
Renato Sali me gradën “Oficer” ankohet në emisionin Fiks Far...
Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi në 4 Dhjetor një denonci...
Një qytetar nga Tirana i është drejtuar emisionit “Stop” në ...
Emisioni Stop në Tv Klan është ndalur në Mirditë, ku 10 shof...
Në farmacitë shqiptare tregtohen edhe barna të cilat janë të...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ndaloi në fshatin Sh...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të enjtes një skandal ku m...
Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajguro...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur ...
Fiks Fare denoncoi falsifikimin e dëftesave të një shkolle n...
Emisioni Stop në Tv Klan ka vijuar me denoncimet e dosjeve q...
Në tetë vite qeverisje, Rilindja është shoqëruar nga jo pak ...
Azem Rexhepi, është denoncuesi i radhës që ka trokitur në dy...
Vajza 13 vjeçare në Sarandë që shfrytëzohej për prostitucion...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...