Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka rikujtuar ardhjen e ambasadorit të parë amerikan në vendin tonë, Uilliam Rajerson.
Me anë të një deklarate të gjatë, Kim, tregon se çfarë i sugjeroi dhe i rekomandoi Rajerson, para se të vinte në Shqipëri.
?Ndërkohë që përgatitesha për të ardhur në Shqipëri, u takova me Ambasadorin Rajerson për të marrë këndvështrimin dhe këshillat e tij. Më tregoi për ndjenjën e shpresës që kishte shënuar vitin 1991 dhe se sa i emocionuar kishte qenë si dëshmitar i vizitës së Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker?, shkruan Kim.
Diplomatja amerikane më tej është ndalur tek sfidat dhe provat gjëeta 30 viteve të shkuara.
?Është mbresëlënëse të bësh inventarin e arritjeve të Shqipërisë në vetëm 30 vjet ? anëtarësim në Këshillin e Europës dhe NATO, mikpritja e Defender 21, stërvitja më e madhe ushtarake në Europë, kandidatura për anëtarësim në BE, dhe shndërrimi në anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022. Por jemi me ju edhe në këtë: Shqipëria është në gjendje për shumë më tepër. Jemi me ju në padurimin tuaj për një Shqipëri që është më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur ? një Shqipëri ku kushdo është i barabartë përpara ligjit, një Shqipëri që mbetet e fortë dhe sovrane, një Shqipëri ku cilido ka një mundësi të barabartë për begati?, shkruan më tej Kim.
Deklarata e plotë:
Tridhjetë vjet më parë si sot, Uilliam Rajerson paraqiti letrat kredenciale si Ambasadori i parë i SHBA në një Shqipëri të sapofutur në demokraci. Pasi theu vargonjtë e komunizmit dhe diktaturës, populli shqiptar shtriu dorën ? në miqësi dhe liri ? drejt popullit amerikan. Shtetet e Bashkuara e rrokën atë dorë me gëzim dhe nuk e kemi lëshuar kurrë që atëherë.
Ndërkohë që përgatitesha për të ardhur në Shqipëri, u takova me Ambasadorin Rajerson për të marrë këndvështrimin dhe këshillat e tij. Më tregoi për ndjenjën e shpresës që kishte shënuar vitin 1991 dhe se sa i emocionuar kishte qenë si dëshmitar i vizitës së Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker. Mbi 300,000 shqiptarë ? thuajse dhjetë përqind e popullsisë së vendit ? ishin mbledhur në Sheshin Skënderbej për t?i uruar mirëseardhjen ? për të përqafuar një fillim të ri midis Shqipërisë dhe Amerikës. Ambasadori Rajerson kujtoi se kishte qëndruar pranë një polici të gjatë dhe të ngrysur shqiptar dhe kishte parë lot t?i rrëshqisnin në faqe kur Sekretari Bejker kishte thënë fjalët e famshme, ?Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne.? Ato fjalë mund të shihen si një premtim që i bëmë njëri-tjetrit ? një premtim që e kemi mbajtur besnikërisht për 30 vjet, një lidhje e pathyeshme midis vendeve demokratike dhe të lira që zgjedhin të jenë partnerë, zgjedhin të jenë të çliruar nga e kaluara për të ecur përpara sëbashku drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Gjatë 30 viteve të shkuara, ka patur sprova dhe sfida, por Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë qëndruar krah për krah gjatë gjithë kësaj kohe. Ne ishim me ju në vitin 1991 kur filluat udhëtimin tuaj demokratik. Ishim me ju në vitin 1997 kur demokracia juaj u vu në provë seriozisht. Ishim me ju në vitin 1999 për të luftuar padrejtësinë dhe sjellë paqe në Ballkanin Perëndimor. Ishim me ju në vitin 2009 ndërsa hynit në NATO, aleanca më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë. Kemi qenë me ju në përpjekjen tuaj për të zënë vendin që ju takon si anëtar i Bashkimit Europian. Jemi me ju sot ndërsa ndërmerrni reforma të rëndësishme për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të siguruar që çdo shqiptare e shqiptar të ketë një shans të barabartë për begati.
Nga viti 1991, populli amerikan ka kontribuar mbi një miliardë dollarë asistencë për Shqipërinë ? për të ndihmuar forcimin e institucioneve demokratike, për të modernizuar ushtrinë shqiptare, për të zhvilluar biznesin, trajnuar punonjësit dhe profesionistë të tjerë, për ndërtuar rrugë dhe shtëpi, për të shtrirë energjinë dhe ujin e pastër, për t?iu përgjigjur fatkeqësive natyrore dhe më shumë se kaq. Afërsisht 160 milionë dollarë e kësaj ndihme ka shkuar për të përmirësuar sundimin e ligjit, përpjekjet anti-korrupsion, dhe ndihmë për ligjzbatimin. Ndihma jonë ka prekur drejtpërdrejt bashkësi dhe familje anembanë vendit, duke sjellë miqësinë amerikane në çdo qoshe të Shqipërisë.
Është mbresëlënëse të bësh inventarin e arritjeve të Shqipërisë në vetëm 30 vjet ? anëtarësim në Këshillin e Europës dhe NATO, mikpritja e Defender 21, stërvitja më e madhe ushtarake në Europë, kandidatura për anëtarësim në BE, dhe shndërrimi në anëtar të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022. Por jemi me ju edhe në këtë: Shqipëria është në gjendje për shumë më tepër. Jemi me ju në padurimin tuaj për një Shqipëri që është më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur ? një Shqipëri ku kushdo është i barabartë përpara ligjit, një Shqipëri që mbetet e fortë dhe sovrane, një Shqipëri ku cilido ka një mundësi të barabartë për begati.
Siç kanë thënë shumë, demokracitë, përfshi Shtetet e Bashkuara, janë gjithnjë punë që vazhdon. Heroi i ndjerë i të drejtave civile të SHBA dhe anëtar i Kongresit të SHBA John Leëis pati shkruar, ?Demokracia nuk është gjendje. Është veprim dhe secili brez duhet të bëjë pjesën e vet.?
Ndërsa festojmë 30 vjetorin e marrëdhënie diplomatike të rivendosura këtë vit dhe përgatitemi të festojmë vitin e ardhshëm 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, le të bëjmë edhe ne të gjithë pjesën tonë.
Kam besim se ashtu siç kemi qenë në krah të njëri-tjetrit këto 30 vite të shkuara, do të vazhdojmë të jemi me njëri-tjetrin për të kapërcyer çfarëdo sfidash kemi përpara, për të rrokur mundësitë, për të ecur përpara, për të zgjedhur të ardhmen.
Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!/E.S-CNA.al
Sot do të zhvillohet dita e dytë e samitit ‘Open Balkan’ në ...
Para disa ditësh ajo që ra në sy ishte shikueshmëria e lartë...
Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha është braktisur masiv...
Demokratët të cilët po ndjekin intervistën e kryetarit të sh...
Pas protestës së zhvilluar sot, deputeti i PD, Belind Këllic...
Ish-zv. kryeministrja Ledina Mandia tha se ka humbur demokra...
Kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha ka postuar në rrjetin soc...
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Ivi Kaso thotë s...
Deputeti Florenc Spaho ka deklaruar se vizitat e kryeministr...
Diplomati Agim Nesho ka folur për protestën e mbajtur sot ku...
Kreu i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka shmangur përgjigjen e ...
Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka deklaruar se kryeministri...
Kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha, ka komentuar protestën e...
Kryetari i shkarkuar, Lulzim Basha deklaroi se tani mbi të r...
Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaru...
Protesta e sotme kundër ‘Open Balkan’ e tejkalon interesin p...
Presidenti Vuçiç ka publikuar në rrjete sociale një foto ku ...
Ish deputeti Halit Valteri ka komentuar zhvillimet e fundit ...
Ish-deputeti Gent Strazimiri ka dkomentuar protestën e mbajt...
Ish deputeti i PD, Aldo Bumçi ka folur për protestën e sotme...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...