web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet arsyeja pse mungoi Theo Hernandez ndaj Napolit

20 Dhjetor 2021, 14:00, Sport CNA

Ditë e vështirë ajo e djeshmja për Teo Hernandezin. Mbrojtësi nuk u stërvit me ekipin në fundjavë si pasojë e gjendjes gripale. E tillë ishte situata e tij edhe ndaj Udinezes, por nëse atëherë shtrëngoi dhëmbët, kjo nuk ndodhi dje.

Mbrojtësi iu dorëzua etheve dhe qëndroi në shtëpi pavarësisht se ishte mes të grumbulluarve. Ky vendim është marrë si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij e cila nuk duket se do ta privojë nga ndeshja e radhës në Empoli. Francezi i ka përkrahur shokët edhe nga rrjetet sociale ku mbështetja e tij nuk mungoi.





Lajmet e fundit nga