web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zyrtare/ Tottenham jashtë Conference League, UEFA shpall humbjen në tavolinë

20 Dhjetor 2021, 10:44, Sport CNA

Tashmë është zyrtare, Tottenhami është eliminuar nga Conferencë League. Lajmin e ka bërë të ditur UEFA nëpërmjet një komunikate zyrtare ku shpalli humbjen në tavolinë me rezultatin 3-0 ndaj Rennes.

Arsyeja e këtij vendimi lidhet me faktin se nuk u gjet një datë për të rikuperuar ndeshjen. Rrjedhimisht, Vitesse hyn në play-off të turneut si nënkampion në grup.

Ata do të përballen kundër Rapidit të Vienës, ndërkohë që Tottenham i thotë lamtumirë kupave europiane për këtë sezon. Tottenham nuk u përball me Rennes në ndeshjen e fundit të Conference League për shkak të rasteve të shumta me Covid brenda ekipit.





Lajmet e fundit nga