web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet skandali/ Sa pagoi Basha për audiencën në intervistën e një nate më parë

17 Dhjetor 2021, 07:45, Politikë CNA

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar nuk iu ndahet skandaleve.

Për të treguar se ka mbështetje, pas thyerjes së bravave së dyerve të PD-së, Basha ka shtuar një tjetër bëmë në CV e tij.

Skandali i radhës është zbuluar nga eksperti i IT, Blerim Gjeladini, ndërsa Basha është paraqitur në emisionin ?Open? të Eni Vasilit.

Në rrjetin social të Bashës, edhe shikueshmëria, ajo që në gjuhën e përditshme quhet audiencë ishte falso.

Sipas ekspertit të IT, Blerim Gjeladini, Basha ka shpenzuar mbrëmjen e kaluar plot 2850 dollarë në Facebook për të blerë shikues nga Bangladeshi dhe vendet e tjera aziatike, për ti pasur si audiencë.

Gjeladini të dhënat i ka bërë publike në rrjetin e tij social.

Sipas Gjeladinit, 99% e shikuesve gjatë intervistës në Open, Basha i ka blerë në Bangladesh./E.S-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga