web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha krenohet me vendimin për Berishën/ 'Ndihem i çliruar pasi e përjashtova'

16 Dhjetor 2021, 21:32, Politikë CNA

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Open?, ku tha se ndihet më i çliruar se në çdo moment tjetër gjatë 16 viteve të karrierës së tij politike,  pas përjashtimit të liderit Sali Berisha nga grupi i PD.

?Vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së nuk është personal, por i kryetarit të PD-së. Me statutin e PD kryetarit i kërkohet të marrë vendime të tilla dhe mosmarja e një vendimi të tillë e ngarkon me përgjegjësi dhe atëherë do ishte shkelur statuti. Ne nuk jemi pakicë sepse vendos se me çfarë metri e mat.

Shumica e demokratëve duan largimin e regjimit të Ramës. Unë ndihem i përligjur në vendimin që kam marrë, por ndihem më me shpresë në 16 vite karrierë në politikë. Unë ndjehem i çliruar nga barra e të kaluarës. Në momentin më kyç që 11 dhjetor, kolegët tuaj korespondentë nuk i lejoi të futeshin?, tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga