“Do ta mbajë mirë me të gjithë”/ Monika, e "sulmuara" e radhës nga banorët
Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, ...
Në një koferencë të organizuar nga MSHMS, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mjekëve dhe infermierëve, përfaqësuesve të OBSH, organizmave të OKB në Shqipëri, partnerët ndërkombëtarë dhe grupet e interesit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se në thelb të filozofisë së strategjisë së këtij 10 vjeçari është mbulimi shëndetësor universal.
“Shëndeti është një e drejtë, jo një privilegj për disa. Ky është thelbi i filozofisë sonë për ndërtimin e Strategjisë së Shëndetësisë 2021-2030, i cili është i mbështetur në parimet bazë të solidaritetit, universalitetit dhe uljes së pabarazive. Ky dokument strategjik reflekton programin tonë qeverisës ?Shqipëria ?20-?30?, duke e vlerësuar shëndetin si pjesë të politikave ndërsektoriale. Në këto 20 muaj beteje me COVID-19 kemi nxjerrë shumë mësime përsa i pëket sistemit të emergjencave, të përgjigjies ndaj rrezikut të pandemisë, të gatishmërisë, të fleksibilitetit që duhet të kenë sistemet shëndetësore për përshtatjen ndaj fatkeqësive natyrore, për mundësinë e integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore, të cilat janë reflektuar në këtë strategji 10 vjeçare”, deklaroi Manastirliu.
Duke vënë theksin tek Programi i Mbulimit Universal Shëndetësor, Manastirliu tha se objektivi që reflektohet në këtë strategji është që të arrihet në një financim publik mbi 70% e shpenzimeve për shëndetin.
“Ndër komponentët më të rëndësishëm të strategjisë është investimi përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe mbulimi shëndetësor universal. Nga ky objektiv madhor lind edhe vetë qëllimi i politikës, që është rritja e financimit publik, ulja e shpenzimeve nga xhepi. Objektivi ynë është që të financojmë mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin nga financimi publik”, tha Manastirliu.
Duke folur për investimet në shëndetësi, Ministrja e Shëndetësisë u ndal tek investimi në burime njerëzore.
“E kemi treguar edhe në vitin e vështirë të pandemisë, edhe në këtë vit që jo vetëm i kemi mbështetur mjekët dhe infermierët tanë nëpërmjet rritjes së pagave 40%, por edhe këtë mandat, deri në 2025, do të rriten sërish me 40% pagat, duke filluar nga 2022 e kështu ne do të vijojmë të projektojmë edhe në këtë strategji, rritjen e pagave dhe incentivave financiare për mjekët dhe infermierët, sigurisht duke synuar mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)”, tha Manastirliu.
Duke folur për fuqizimin e sistemit shëndetësor dhe integrimin e shërbimeve, Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi për fuqizimin e shërbimit spitalor afër vendbanimit do të vijojë me krijimin e 4 poleve spitalore në vend dhe gjithashtu do të nisë implementi i autonomisë spitalore.
“Fuqizimi i shërbimit spitalor afër vendbanimit është një proces i pakthyeshëm. Do të mbetet në fakt një element thelbësor i kësaj strategjie. Synojmë të krijojmë 4 pole të ofrimit të shërbimit të specializuar, për t?iu përgjigjur padyshim edhe ndryshimeve demografike por edhe duke sjellë risi në administrimin spitalor. Këtu dua të përmend autonominë spitalore. Një model të ri të administrimit që ne duam të injektojmë në sistemin tonë spitalor. Modeli i autonomisë spitalore do të vijë si një instrument në ligjin e ri për shërbimin spitalor, një ligj i cili tashmë është finalizuar dhe konsultuar me grupet e interesit”, tha Manastirliu.
Strategjia e Shëndetësisë 2021-2030 është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas, me asistencë ndërkombëtare. Prezantimi i draftit të strategjisë u diskutua me grupet e interesit, përfaqësues të stafeve mjekësore, shoqatat e pacientëve dhe partnerët ndërkombëtarë. Pesë objektivat kryesore të Strategjisë 2021-2030 janë: Investimi në shëndetin e njerëzve gjatë gjithë ciklit të jetës; mbulimi shëndetësor universal; fuqizimi i sistemit të integruar shëndetësor; fuqizimi i reagimit të sistemit ndaj emergjencave dhe shëndetësia digjitale./CNA.al
Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme të “Big Brother VIP”, ...
Debate të forta ka patur mes Donaldit dhe Arjolës sonte në s...
Sonte gjatë spektaklit të Big Brother Vip ka patur shumë deb...
Dozat përforcuese mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes ...
Aktorja Adriana Matoshi është një nga mikeshat dhe mbështetë...
Këngëtarja Semi Jaupaj ka bërë me dije se sonte do të jetë p...
92% e të rriturve të moshës 20 deri në 64 vjeç kanë kavitete...
Einxhel dhe Arbri janë dy prej banorëve të Big Brother Vip t...
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka realizuar një bisedë virtuale ...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar ...
Këngëtari dhe ish banori i Big Brother vip, Ardit Çuni, në r...
Sipas një studimi në shkallë të gjerë në Afrikën e Jugut për...
Erjona Sulejmani është një nga modelet më seksi shqiptare. ...
Iarda Shahllari, është vajza me origjinë nga Skrapari, e cil...
Të hënën, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) organizoi n...
Kompania farmaceutike Pfizer tha se pilula eksperimentale që...
Para pak ditësh një lajm ka tronditur mbarë opinionin turk e...
Që në momentin e parë që Claudio, kampioni sërfist hyri në s...
Alketa Vejsiu prej shumë vitesh është një nga moderatoret më...
Para pak kohësh në rrjet ka qarkulluar një lajm se programi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...