Pfizer: Pilula efektive kundër variantit të ri të COVID-19
Kompania farmaceutike Pfizer tha se pilula eksperimentale që...
Të hënën, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) organizoi një konferencë ku prezantoi gjetjet e një studimi mbi ?Impaktin social të COVID-19 tek Romët në Ballkanit Perëndimor?. Konference mblodhi përfaqësues nga institucionet publike të rajonit, organizatave ndërkombëtare, shoqërive civile si dhe nga Bashkimi Europian, të cilët diskutuan mbi pasojat ekonomike të COVID-19 mbi popullsinë rome në fushën e arsimit, punësimit, shëndetësisë dhe strehimit.
Studimi theksoi se pandemia ka sjellë pasoja domethënëse për komunitetin rom.
Sipas kreut të Zyrës për Integrimin e Romëve, Orhan Usein, problemet më të mëdha janë hasur në fushës e punësimit dhe arsimit.
?Analiza rajonale mbi pasojat e COVID-19 mbi romët në rajon konfirmoi se pasojat më negative u identifikuan në fushën e punësimit dhe arsimit. Tre në katër fëmijë romë nuk iu është dhënë ndihmë gjatë klasave online, si nga mësuesit ashtu edhe nga shokët e klasës, ndërsa shkalla e braktisjes së shkollës u rrit me afro 11 për qind në nivel rajonal, kryesisht për shkak të situatës së vështirë financiare të familjeve të tyre, pasi një në dy romë raportuan shkurtim të ardhurash?, deklaroi Usein.
Në Shqipëri, shkalla e braktisjes së shkollës u rrit me 5 për qind për shkak të vështirëve financiare (82 për qind), ndërsa pandemia solli pasoja më të rënda në vendbanimet e veçuara (30 për qind) krahasuar me ato të integruara (26 për qind). Kësisoj, ?një në tre të anketuar nga vendbanimet e veçuara hasën vështirësi për të kuptuar lëndët e klasave online?.
Raporti vuri në dukje se qeveria shqiptare ?ka qenë shumë aktive në ofrimin e mbështetjes në fushën e arsimit për romët (59 për qind)?, por 22 për qind e të anketuarve thanë se cilësia e klasave online nuk përputhej me pritshmëritë e tyre.
Punësimi rezulton një prej sektorëve me problematikë, ku 83 për qind e romëve pohuan se ishin të shqetësuar se mund të humbnin vendin e punës nëse pandemia do të vazhdonte edhe për vitin tjetër.
?Për sa i përket ndarjes gjinore, 85 për qind e meshkujve dhe 80 për qind e femrave janë shqetësuar se mund të humbasin punës ose të ardhurat?, theksoi raporti.
Një mënyrë tjetër sesi pandemia ka ndikuar tek romët, është se rreth 27 për qind e tyre deklaruan se po punojnë orë më të gjata pune.
Më tej, raporti zbuloi se romët nuk kanë shumë mbështetje nga qeveria, pasi 97 për qind të të anketuarve kanë thënë se nuk kanë përfituar nga ndonjë paketë mbështetëse për punësimin.
Raporti ka vënë në dukje dy problematika në fushën e shëndetësisë.
Së pari, një në dhjetë të anketuar u përgjigjën se nuk kishin qendra mjekësore pranë vendbanimeve të tyre dhe vetëm 14 në 170 romë iu ishte ofruar shërbime shëndetësore.
Së dyti, vetëm katër romë kishin përfituar nga paketat shëndetësore në 12 muajt e fundit.
Romët gjithashtu ishin mjaft skeptikë për sa i përket vaksinave anti-COVID. Më shumë se gjysma, 54 për qind, kanë refuzuar të vaksinohen.
?29 për qind nuk besojnë në efikasitetin e vaksinës, 28 për qind kanë frikë nga efekte të mundshme anësore, 24 për qind janë përgjithësisht kundër vaksinave dhe më pak se 10 për qind thanë se nuk janë të ekspozuar ndaj COVID-19?, zbulon studimi.
Në Shqipëri, vetëm 34.54 për qind e popullsisë i ka marrë të dy dozat e vaksinës, duke u renditur e parafundit në mesin e rajonit, pas Bosnjës.
Një tjetër problematikë e hasur nga romët në kohën e pandemisë, ku higjiena është një prej faktorëve më të rëndësishëm, është mungesa e kushteve bazike, si elektriciteti apo uji.
Sipas gjetjeve të studimit, 46 për qind e të anketuarve deklaruan se jetojnë në kushte të vështira, gjë e cila ua vështirëson edhe më shumë mbrojtjen nga virusi, ndërsa 76 për qind nuk kishin as kushtet minimale për vetizolim në rast infektimi.
3 mijë romë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja morën pjesë në sondazh, i cili përdori metodën e kampionimit të rastësishëm nëpër komunat që kanë një përqendrim më të lartë të romëve sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga shtetet përkatëse./euronews
Kompania farmaceutike Pfizer tha se pilula eksperimentale që...
Para pak ditësh një lajm ka tronditur mbarë opinionin turk e...
Që në momentin e parë që Claudio, kampioni sërfist hyri në s...
Alketa Vejsiu prej shumë vitesh është një nga moderatoret më...
Para pak kohësh në rrjet ka qarkulluar një lajm se programi ...
Kim dhe Kayne janë rithyer në qendër të vëmendjes.Kim Kardas...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Së fundi produksioni i “Big Brother” vendosi si provë javore...
Gjatë një interviste me gazetarin Ermal Peçin, Greta Koçi fo...
Koncerti i Malumës në Tiranë ishtë ishte paralajmëruar shumë...
Një rast i papreçedentë ka nodhur gjatë mbrëmjes së djeshme ...
Arbër Gumnishta apo i njohur si Dj Dagz është kthyer në një ...
Që nga nisja e emisionit “Big Brother” kemi hasur situate ng...
Kristi dhe Liliana kanë vendosur që takimin e tyre të parë t...
Ish fituesi i Big Brother,Qetsori,ka treguar se cilët janë k...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një intëervis...
Dea dhe Albioni kanë qenë në qendër të vëmendjes sot në emis...
Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të pëlqyera dhe t...
Këngëtarja Filloreta Raçi ka treguar për ndjesitë që ka përj...
Alesja është konkurrentja më e re e Përputhen. Duket se ajo ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...