web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shorti që vuri përballë Messin dhe Ronaldon i planifikuar? Postohet video e dyshimtë

13 Dhjetor 2021, 12:10, Sport CNA

Sot  u hodh shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, ku nga goglat u zgjodh përballja mes PSG-së dhe Manchester Unitedit. Edhe një herë tjetër, do kemi mundësinë të shohim përballjen mes dy më të mirëve të të gjitha kohërave, pra Lionel Messi kundër Cristiano Ronaldos.

Sidoqoftë, një problem është bërë viral në rrjetet sociale, pasi ekziston mundësia që ky short që takon dy skuadrat mund të jetë i planifikuar. Në një video të publikuar nga gazetari i Independent, Mark Critchley, vërehet që derisa bëhej shorti për Atletico Madridin, topi i Man Unitedit nuk ndodhej në vazo.

Pra, topi i Man Unitedit nuk ishte në vazo derisa bëhej shorti, edhe pse dy skuadrat kanë pasur të drejtë që përballen me njëra-tjetrën, ngaqë u kualifikuan si vendi i dytë, respektivisht lider dhe që nuk vinë nga i njëjti shtet.

? Video footage showing that Manchester United's ball for #UCLdraw ? in the second pot from the right, back row ? was not included in the Atletico Madrid draw #mufc #mujournal

[@mjcritchley]pic.twitter.com/5NzLxDeGl8

— United Journal (@theutdjournal) December 13, 2021





Lajmet e fundit nga