web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për herë të parë në Kuvend/ Pasuria e deputetit të PD, që u denoncua në Fiks Fare

8 Dhjetor 2021, 19:20, Politikë CNA

Gjatë nisjes së këtij sesioni parlamentar, Saimir Korreshi, deputet i PD në Lushnjë në çdo deklaratë të tij ka qenë shumë spontan dhe i drejtpërdrejtë, duke e pasqyruar realitetin ashtu siç është, ?lakuriq? dhe pa zbukurime.

Fjalimi i tij i parë në Kuvend, ku deklaroi se në Lushnjë lëviz miu nëpër spitale, solli të qeshura, jo vetëm tek deputetët e mazhorancës, por edhe tek të vetët, duke nisur nga kreu i PD Lulzim Basha dhe me rradhë i gjithë grupi parlamentar.

Por daljet dhe gjetjet e tij për të sulmuar qeverinë kanë qenë nga më të ndryshmet dhe origjinalet.

Por ndonëse i ri në skemën politike shqiptare, Korreshi disponon një pasuri të konsiderueshme.

Sipas të dhënave që ka deklaruar pranë ILDKPI, Korreshi se disponon një shtëpi banimi dy katëshe, së bashku me një bodrum. Ai shprehet se çdo kat ka një sipërfaqe totale 149.2 metra katrorë, ndërsa bodrumi 58.8 metra.

Trualli ku është ndërtuar vila, Korreshi deklaron se është përfituar fillimisht me AMTP dhe më pas ka kaluar në pronësinë e babait të tij, me anë të Vendimit të Kthimit dhe Kompensimit  të pronave.

Deputeti i PD deklaron se në vitin 1998 është ndërtuar vetëm bodrumi dhe kati i parë i banimit, që ka kushtuar 2.800.000, me kontributet e babait të tij. Ky i fundit në 04.03.2005 ka plotësuar vetëdeklarimin për legalizimin e banesës.

Por sipas deklarimit, në vitin 2006, babai i deputetit ndërron jetë dhe pronësia kalon në emër të Korreshit, mamasë dhe motrës së tij, por pas aktit të dhurimit në 10.10.2012, kjo ndërtesë kalon tërrësisht në emër të Saimir Korreshit.

Ndërsa në vitin 2013, deputeti deklaron se është ndërtuar kati i dytë i banimit, i cili ka kushtuar 2.000.000 lekë. Si burim të ardhurash Korreshi deklaron punësimin e tij, periudhën kur ka qenë emigrant, por edhe të ardhura nga ish bashkëshortja.

Korreshi deklaron se disponon edhe një shtëpi banimi në Athinë, me sipërfaqe 49 metra katror. Ky apartament është blerë në datën 29.12.2015, dhe si burim të ardhurash ka deklaruar punën e tij dhe të ish bashkëshortes. Aktualisht deputeti thekson se e ka lëshuar me qera, për 100 euro në muaj.

Ai gjithashtu zotëron edhe 700 metra katrorë tokë me ullishte, të përfituar  me Vendim të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku fillimisht ka qenë në emër të babait të tij dhe më pas ka kaluar në emër të Korreshit dhe motrës e mamasë.

Po ashtu, deputeti i PD zotëron edhe një tokë arë, me sipërfaqe 9018 metra katrorë në fshatin Kolonjë të Lushnjës. Kjo pronë është në emër të tij dhe të ish bashkëshortes dhe ka deklaruar se është përfituar nga të ardhurat e të dyve.

Saimir Korreshi deklaron se ka edhe një truall me sipërfaqe 5135 metra katror, nga të cialt 750 metra i janë kthyer fizikisht nga VKKP, ndërsa pjesa tjetër është në proces njohjeje.

Deputeti disponon edhe një automjet tip Ford Fiesta, por që aktualisht në përdorim e ka ish vjerri i tij.

Ndërkohë që në dy banka të nivelit të dytë ka llogari bankare, ku tek njëra disponon 4.176.373 lekë, të përfituara nga puna si avokat, kurse tek tjera ka 78.000 lekë.

Gjendje cash  disponon 650.000 lekë, dhe si burim ka deklaruar shitjen e produkteve bujqësore, qeraja e shtëpisë në Greqi, emigrimi si dhe punësimi i tij dhe i bashkëshortes.

Deputeti ka për të shlyer edhe një kredi që e ka marrë për blerjen e pajisjeve elektroshtëpiake, që është marrë në emër të bashkëshortes së tij.

Shuma totale që ka marrë është 45.400 lekë, në datën 18.01.2021 deri në 28.01.2022. Kësti mujor sipas deklarimit të deputetit është 11.600 lekë.

Ai nuk njihej si deputet, por si drejtues institucioni e njohu e tërë Shqipëria në vitin 2019, kur u denoncua në emisionin investigativ ?Fiks Fare?.

Korreshi denoncohej për një rast në vitin 2011, kohë kur ai ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Hipotekës së Lushnjes.

?Fiks Fare?, me dokumente, zë dhe figure publikoi disa  falsifikime, madje edhe një ryshfet prej 1 milionë lekësh që i është dhënë një zyrtari në vitin 2011, që dyshohet se ka qenë Saimir Korreshi.

Ky fakt  pranohej edhe nga ish-zyrtari Korreshi që në kohën e denoncimit ka qenë avokat.

Të ardhurat e deputetit Saimir Korreshi:

Të ardhurat nga aktiviteti si avokat- 4.800.000 lekë

Të ardhurat nga punësimi i bashkëshortes në qendrën e fëmijëve autik- 360.000 lekë

Të ardhurat nga qeraja e shtëpisë në Athinë- 900 euro

Të ardhura nga shitja e produkteve bujqësore- 900.000 lekë./E.K-CNA.al

Video-Saimir Korreshi u denoncua për marrje ryshfeti/ Deputeti i PD regjistroi një pronë me dokumenta falso





Lajmet e fundit nga