Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Politikanët po përpiqen të marrin masa më të ashpra për të frenuar shpërthimin e numrit të infektimeve. Një shtab krize përgatitet të nisë punën. Ai do të drejtohet nga një gjeneral.
Përballë situatës dramatike së koronas dhe variantit të ri shqetësues të Afrikës së Jugut Omikron, në Gjermani po përvijohen masa të tjera për të kufizuar pandeminë.
Kështu, njësia e krizës Corona e planifikuar nga koalicioni i ardhshëm qeveritar do të fillojë punën e saj në zyrën kancelarore në ditët në vijim. Sipas kreut të FDP Christian Lindner, ky organ i përhershëm midis federatws dhe landeve federale duhet të fillojë këtë javë.
Kryetarja e SPD, Saskia Esken e konfirmoi këtë: shtabi i krizave do të nisë punën “në fillim të kësaj jave”, tha Esken për radio publike bavareze BR. Ajo ishte optimiste se edhe liberalët e FDP-së do të mbështesnin masa më të ashpra për koronan. “Jemi plotësisht dakord që tani duhet bërë gjithçka për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve por edhe të punonjësve në pavionet e terapisë intensive”, tha ajo.
Në krye të shtabit të krizës do të jetë një gjeneral, tha Linder mbrëmë në programin “Anne Will? në kanalin ARD. Sipas një raporti të “Süddeutsche Zeitung?, gjeneralmajori Carsten Breuer pritet të drejtojë shtabin. 56-vjeçari është komandant i Komandës së Misioneve Territoriale të Bundeswehr-it, e cila është përgjegjëse për ndërhyrjet e forcave të armatosura në territorin kombëtar.
Komandanti i Komandës së Misioneve Territoriale, Gjeneral Major Carsten Breuer. Sipas “SZ”, ai duhet të drejtojë njësinë e ardhshme të krizës
Kryetari i Shoqatës së Qyteteve Gjermane, Markus Lewe kërkoi pjesëmarrjen e komunave. “Shtabi i ri i krizës së koronas duhet të fillojë menjëherë punën dhe qytetet të jenë pjesë e diskutimeve të tryezës?, tha politikani i CDU për gazetat e grupit mediatik Funke. “Ekspertiza e qyteteve është thelbësore për këtë, sepse këtu bëhet puna dhe masat e koronës zbatohen në vend?, theksoi Lewe.
Pjesëmarrje kërkon edhe Leopoldina
Akademia e Shkencave Leopoldina gjithashtu dëshiron të përfshihet në diskutime. “Ajo që mungon është sigurisht që shkenca dhe politika të kenë një dialog të vazhdueshëm. Ato nuk komunikojnë gjithmonë me njëra-tjetrën përmes pozicioneve dhe mediave kur situata është kritike” tha zëvendëspresidenti i Leopoldinas, Robert Schlögl.
Ai tha se nevojiten takime të rregullta ndërmjet institucioneve. Në rast se nuk veprohet menjëherë, Schlögl parashikoi që vala e katërt e koronës të jetë edhe më e madhe. Më pas vala do të bjerë natyrshëm në një moment dhe më pas do të ketë një valë të pestë. Si shkencëtar i shkencave natyrore, ti mund ta parashikosh këtë me saktësi, tha Schlögl.
Fatkeqësisht, modelet që e parashikojnë këtë janë shumë të sakta. “Kur mendojmë se mund të argumentojmë kundër kësaj me opinione, natyra thjesht do të na vërtetojë se kemi gabuar, sepse proceset natyrore ndodhin ashtu siç ndodhin dhe jo siç mendojmë ne.”
Sipas Schlögl-it, federata dhe landet federale tani duhet të argumentojnë në mënyrë të njësuar dhe të veprojnë në mënyrë uniforme. Kjo është arsyeja pse është jashtëzakonisht e rëndësishme shtabi i planifikuar në kancelarinë federale.
A do të afrohet takimi ndërmjet federatës dhe landeve?
Megjithatë, ka ende mosmarrëveshje nëse një takim federal dhe rajonal duhet të zhvillohet shpejt për shkak të situatës jashtëzakonisht të tensionuar dhe nëse mbrojtja ndaj infektimeve e ndryshuar nga koalicioni i ri qeveriar është e mjaftueshme për të thyer valën e katërt të koronas.
Përballë përkeqësimit të situatës së infektimeve në Gjermani, Ministri Federal i Shëndetësisë në detyrë, Jens Spahn, përsëriti thirrjen e tij për një takim të shpejtë të liderëve të shteteve federale dhe të landeve. Konsultimet midis qeverisë federale në detyrë dhe kryeministrave të landeve duhet të bëhen sa më parë, deklaroi Spahn në programin “Anne Will”.
Kufizimet e kontaktit duhet të vendosen menjëherë. Kështu është i domosdoshëm, një rregull 2G-Plus në hapësirat e brendshme, duke përfshirë detyrimin për të mbajtur maskë. Një konferencë e re e kryeministrave të landeve nuk është planifikuar para 9 dhjetorit.
Baerbock: “Mezi presim datën 9?.
Bashkëkryetarja e të Gjelbërve Annalena Baerbock bëri thirrje gjithashtu për veprim të shpejtë. “Mezi e presim datën 9?, tha Baerbock në emisionin “Anne Will?. Pas vendimit të nesërm të Gjykatës Kushtetuese Federale për frenën fedarale të emergjencës, është e nevojshme të bëhet një bilanc i zbatimit të masave të mundshme nga landet. Po të mos ndodhë kjo, duhet të ndërmerren veprime në nivel federal. Duhet të merren të gjitha masat për të kufizuar masivisht kontaktet në mënyrë që sistemi i kujdesit shëndetësor të mos shembet, tha Baerbock./DW
Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqip...
Deputet i PD-së Tritan Shehu shprehet se niveli i vaksinimit...
Ministria e Mbrojtjes njofton se në të gjithë vendin ka patu...
Studiuesi Auron Tare thotë se “përçarja” për festimin e datë...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje nga atentat...
Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se figura historike e ...
Reshjet e shiut dhe dëborës kanë sjellë vështirësi në disa a...
Historiania Nevila Nika ka deklaruar se në dy vitet e para p...
Ish-deputeti Pashko Ujka, që ka drejtuar nga 2011 deri në 20...
Ish deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi ka reaguar për situatë...
36 gjyqtarë e prokurorë, mes të cilëve edhe drejtues gjykata...
Petriti ne TiraneDrejtori i Ujesjelles Kanalizimeve ne Korce...
Nje objekt i ndodhur ne nje nga zonat me te shkelura dhe me ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka bërë thi...
Prej disa kohësh në www.cityfm.al filluam denoncimin e Drejt...
Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korcë, Entela Prifti, pas...
Sipas të dhënave të raportuara nga emergjencat civile, reshj...
Reshjet e dendura të shiut dhe të borës, kanë bllokuar disa ...
Moti i keq ka shkaktuar disa situata rë rënduara në disa zon...
Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masat ajrore të...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...