Nga "idol" i kombit në gogol/ Ndryshimi i kursit të Rumanisë nën drejtimin e Klaus Lohannis
Në Rumani është në pushtet koalicioni i liberal-konservatorë...
Sipas organizatës ?Human Rights Watch?, talebanët kanë kryer qindra ekzekutime dhe zhdukje njerëzish, në një seri veprimesh hakmarrëse, që nga marrja e pushtetit në Afganistan në gusht, pas tërheqjes së forcave perëndimore.
Organizata me bazë në Nju Jork, ?Human Rights Watch? thotë se ka prova se forcat talebane kanë vrarë, ose rrëmbyer më shumë se 100 ish anëtarë të Forcave të Sigurisë Kombëtare të Afganistanit, në vetëm katër provinca, ku grupi kreu hulumtimet.
?Ata po vënë në shenjëstër njerëzit ndaj të cilëve kishin luftuar. Shumë raste që hulumtuam ishin njerëz të vijës së parë dhe që njiheshin nga talebanët?, thotë Patricia Gossman nga Organizata ?Human Rights Watch?.
Grupi për të drejtat e njeriut thotë se siguroi prova përmes intervistave me 60 dëshmitarë, të afërm dhe zyrtarë talebanë.
Vrasjet dhe rrëmbimet janë dokumentuar në provincat Ghazni, Helmand, Kandahar dhe Kunduz, por sulmet kanë ndodhur përreth Afganistanit. Kjo ndodh pavarësisht premtimeve të talebanëve se nuk do të hakmerreshin pas marrjes së kontrollit të vendit.
?Ata ofruan amnisti; kjo u pohua nga zyrtarë të lartë në Kabul. Por në terren ajo nuk zbatohet, të paktën ndaj disa njerëzve. Ata ndjekin njerëz të caktuar, bazuar në marrëdhëniet personale, armiqësitë ose rolin që kanë pasur?, thotë zonja Gossman.
Hulumtuesit thonë se talebanët përdorën të dhënat e punësimit të lëna pas nga ish-qeveria afgane, për të identifikuar, arrestuar dhe ekzekutuar njerëzit.
?Ato që në fillim dukeshin si vrasje për hakmarrje të momenteve të para kaotike, tani duken shumë më të qëllimshme. Janë përhapur në provinca tjera dhe duket se janë pjesë e një strategjie sigurie për të mos lejuar krijimin e një opozite kundër tyre?, thotë zonja Goosman.
Talebanët thanë se i kanë shkarkuar ata që kryen abuzime, por nuk kanë dhënë detaje, apo prova për këtë.
Në një fjalim në televizionin kombëtar të dielën, kryeministri në detyrë i qeverisë talebane, akuzoi ish-zyrtarët e qeverisë për nxitje të problemeve.
?Duhet të jeni vigjilentë. Të mbeturit nga qeveria e mëparshme, duke u fshehur, po bëjnë komente duke shkaktuar ankth, duke mashtruar njerëzit, që të mos i besojnë qeverisë?, tha Mullah Mohammed Hassan Akhund, Kryeministër i përkohshëm i talebanëve.
Organizata ?Human Rights Watch? i ka kërkuar OKB-së të mos i ndërpresë hetimet për abuzimet e kryera nga talebanët.
Shtetet e Bashkuara, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar bllokuan fondet e bankës qëndrore afgane me një vlerë prej 9.5 miliardë dollarësh, kurtalebanët morën pushtetin.
Agjencitë e ndihmave paralajmërojnë për mundësinë e shpërthimit të një katastrofe humanitare, ndërsa miliona njerëz janë pa paga, ose pa punë dhe kur shërbimet bazë për popullsinë janë në prag të falimentimit dhe shumë afganë po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre./voa
Në Rumani është në pushtet koalicioni i liberal-konservatorë...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një deklaratë për...
Të martën me një vendim të posaçëm pas ankimimeve, Gjykata K...
Një grua dhe 4 fëmijet e saj të mitur janë gjetur pa shenja ...
Kancelarja në largim e Gjermanisë Angela Merkel do të zhvill...
Përballë situatës dramatike së koronas dhe variantit të ri s...
Ndërsa rritet numri i rasteve të zbuluara me variantin e ri ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje nd...
Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u...
Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sekt...
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diploma...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste...
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ofron 20 mijë euro shp...
Policia e Kosovës është në kërkim të autorit të sulmit dhe v...
Nga e hëna, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë kufizimet në ...
Koalicioni i parë qeveritar trepartiak, SPD, Të Gjelbrit e l...
Për shkak të përhapjes së variantit të ri të Koronavirusit, ...
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan më 27 nëntor p...
Televizioni në Afganistan do të jetë shumë më pak femëror. M...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga Komisioni për ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...