Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Televizioni në Afganistan do të jetë shumë më pak femëror. Me një urdhëresë për rolet e grave në programet televizive, talibanët tregojnë, se sa armiqësore ndaj gruas është ideologjia e tyre radikale islamike.
Programet televizive afgane nuk duhet të shfaqin në të ardhmen filma ose serialë, në të cilat “gratë luajnë rol ose që janë në kundërshtim me vlerat e sheriatit apo ato fgane”, thuhet në urdhëresën e fundit të Ministrisë për “Faljen, Drejtimin, Nxitjen e Viryteteve dhe Pengimin e Mëkateve”. Kjo ministri u krijua pak pas marrjes së pushtetit nga talibanët dhe zëvendësoi Ministrinë e Gruas në Kabul.
Televizionet e vendit duhet të ndalin shfaqjen e filmave që “përhapin në shoqërinë afgane kultura dhe tradita të huaja dhe që shkaktojnë humbjen e zakoneve afgane”. Edhe më tej lejohet paraqitja në ekran e moderatoreve dhe reportereve, nëse i mbulojnë flokët dhe supet me hixhab.
Filmi dhe TV si instrumenta propagande
“Kjo më le pa fjalë, megjithëse e kam pritur u shpreh regjistorja afgane, Sahraa Karimi në një bisedë me DW. Deri në largimin e saj nga Afganistani, Karimi ishte presidente e Organizatës Shtetërore Afgane të Filmit. 36 vjeçarja që ka studiuar në Europë ka qenë regjisorja e parë afgane, që guxoi të xhirojë një film në vendin e saj. “Me këto rregulla talibanët duan t’u tregojnë artistëve, regjisorëve që kanë mbetur në vend se ku shkon drejtimi dhe se për çfarë duhet të kenë kujdes.”
Askush nuk do të bëjë rezistencë, thekson Karimi. “Të gjithë e dinë se bëhet fjalë për jetë apo vdekje. Disa do duhet të punojnë bashkë me talibanët.” Regjisorja që jeton këto kohë në ekzil është shprehur se asnjëherë nuk ka qenë e lehtë për gratë në Afganistan, “por unë kisha lirinë të prodhoja atë që doja.”
Femrat paraqiten në publik si “turp”
Gazetarja Saleha Soadat në bisedë me DW nga një vend i fshehur u shpreh se qëllimi i talibanëve është të largohen gratë nga opinioni publik. Soadat ka frikë për jetën në Afganistan. “Shumë gazetare në Afganistan janë larguar nga vendi. Ato që kanë qëndruar, e dinë se janë në rrezik të vazhdueshëm, dhe ndoshta nuk do të punojnë kurrë më në Afganistan.”
Për Soadat që vetë ka mbajtur gjithmonë hixhab, rregullat e reja të talibanëve nuk kanë të bëjnë me islamin. “Ato janë pa kuptim dhe qesharake. Sepse edhe më parë femrat në mediat afgane kanë qenë shfaqur sipas rregullit islamik dhe kulturës islamike, sepse Afganistani është një vend islamik.” Sipas saj, talibanët kanë një problem themelor me prezencën e femrave në publik.
“Ata i shohin femrat si turp për shoqërinë. Në qeverinë e tyre nuk ka gra. Gratë e punësuara u dërguan në shtëpi. Vajzat nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Tani duhet që femrat të zhduken nga mediat. Ne gratë i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ky grup terroristësh të mos njihet.”
Dilema për perëndimin
Bashkësia ndërkombëtare është në dilemë në lidhje me Afganistanin.Për të ofruar ndihmën humanitare aq të nevojshme në vend, ajo duhet të bashkëpunojë me pushtetmbajtësit në Kabul, gjë që çon drejt një njohjeje faktike. Talibanët përpiqen t’i paraqesin vendimet që marrin si instrumenta kundër “së pamoralshmes” dhe mbrojtje për sheriatin.
Por se si e interpretojnë ata sheriatin nuk ka ndryshuar shumë që nga marrja e pushtetit në vitet 90-të. Edhe atë kohë ata donin me intepretimin e tyre për sheriatin të krijonin “një ambient të sigurtë për gruan, në të cilën dëlirësia virgjine dhe dinjiteti janë të paprekshme.” Gratë u detyruan të mbuloheshin në publik me burka dhe nuk iu lejua të dilnin nga shtëpia pa një mashkull si shoqërues. Edhe puna për gratë u ndalua ashtu si edhe studimi./DW
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga Komisioni për ...
Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u...
Disa ambasada të huaja në Kosovë u kanë dërguar një e-mail t...
Sipas qeverisë amerikane dhe qeverive të vendeve të tjera, K...
Në një mbrëmje të muajit janar, firma e sigurisë kibernetike...
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan më 27 nëntor p...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beogr...
Pas reagimeve të forta mbi kufizimet e ndërmarra për menaxhi...
SHBA iu bashkua listës së vendeve që po ndalojnë fluturimet ...
Autoritetet në Serbi kanë refuzuar kërkesën për vizitë dydit...
Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim...
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka ftuar qy...
Në Evropën Qendrore dhe Lindore, atentatet e Parisit dhe val...
Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demok...
Marrëveshja për qeverinë e re gjermane mban titullin “Të gux...
Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një i plagosur në sulmi...
Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fsh...
Në fshatin Gllogjan të Deçanit në Kosovë, dyshohet se ndaj ...
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ilaçi eksperimen...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...