Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive analiza më të detajuara para se të miratojë masat e propozuara për vaksinimin e të gjithë punonjësve të sektorit publik ose të bëjnë teste PCR të paktën një herë në javë, në të kundërtën, ata nuk do të lejohen të shkojnë në vendet e tyre të punës.
Këto masa ishin propozuar nga Shtabi i Krizës me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, ndërsa ishin mbështetur edhe nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sipas të cilit, ?masat e propozuara nga ekspertët shëndetësorë janë plotësisht të qëndrueshme dhe do të japin rezultate në ruajtjen e gjendjes relativisht stabile epidemiologjike në vend dhe rritjen e numrit të të vaksinuarve në vend?.
?Duke nisur nga fakti i padiskutueshëm se vaksinimi masiv është përgjigja më efektive për mbrojtjen nga pasojat dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Qeveria vendosi të kërkojë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive analiza shtesë dhe studime krahasuese për masat e propozuara, por edhe propozime për masa shtesë stimuluese për vaksinimin masiv?, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në pritje të analizave dhe masave shtesë, nga të gjitha ministritë kompetente dhe shërbimet inspektuese është kërkuar që të forcojnë kontrollet për zbatimin e masave aktuale, veçanërisht kontrollin e certifikatave të vaksinimit, testet PCR dhe vërtetimet për kalimin e sëmundjes COVID-19.
Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira, Bllagoja Ralpovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se punonjësit e sektorit publik apo cilido qoftë punëtor tjetër, nuk mund të detyrohen që të vaksinohen për të hyrë në vendet e tyre të punës.
Sipas tij, punëtorët e sektorit publik janë punëtorët më të varfër dhe 70 deri në 80 mijë prej tyre marrin pagë minimale, andaj sipas Ralpovskit, nuk është njerëzore që këta punëtorë të ngarkohen edhe me pagesën për vaksinim kundër COVID-19.
Ai thotë se nëse Qeveria i miraton masat, sindikatat do të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për ta kundërshtuar një vendim të tillë.
?Mund të nisin protestat, ka mundësi të nisin edhe greva. Sindikata është një organizatë e bazuar në solidaritet. Më besoni se edhe kolegët e mi që janë vaksinuar i kundërshtojnë këto masa, sepse mendoj se është çnjerëzore të detyrosh dikë të bëjë diçka që nuk është e paraparë me ligj?, thotë Ralpovski.
Mjekët specialistë thonë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, andaj edhe theksojnë rëndësinë e vaksinimit, në kohën kur masa të tilla e madje edhe vaksinime të detyrueshme po bëhen në shumë shtete të ndryshme.
Pulmologu Dejan Dokiç thotë se vetëm se imunizimi kolektiv i popullatës mund të parandalojë përhapjen e virusit dhe kthimin e vendit në gjendjen normale.
?Mendoj se është shumë me rëndësi që të gjithë qytetarët të vaksinohen me nga dy doza të vaksinës, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë kufirin e imunizimit kolektiv. Kështu ne do të arrijmë të parandalojmë përhapjen e virusit dhe të normalizojnë gjendjen në vend, që të mos kemi nevojë për masa shtrënguese dhe njerëzit t?i kthehen jetës normale. Çdo kundërshtim që mund t?i bëhet vaksinimit rrezikon shëndetin e njerëzit, në veçanti të atyre me sëmundje kronike, por edhe të kategorive tjera, pasi të gjitha analizat tregojnë se numri më i madh i pacientëve nëpër spitale janë të pavaksinuarit?, thotë Dejan Dokiç, specialist në Klinikën Sëmundjeve të Brendshme në Shkup.
Ndërkaq, epidemiologu Daragan Danaillovski thotë se nëse miratohen masat e propozuara nga Qeveria, ato nuk do të kishin asnjë efekt nëse punonjësit e sektorit publik apo kushdo qoftë tjerë, merr vetëm një dozë të vaksinës, që sipas tij është e barabartë me zero. Ai thotë se vaksinimi duhet të jetë i plotë për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e përhapjes së virusit.
Danaillovski beson se vaksinimi i rreth 40 për qind të popullatës apo i afër 800 mijë personave, numri i madh i atyre që e kanë kaluar virusit, e që janë më shumë se 220 mijë, personave që e kanë kaluar virusin, por që nuk e dinë, ngadalë do ta kthejë vendin në gjendjen normale.
Sipas tij, kjo mund të zgjasë deri nga mesi i vitit të ardhshëm dhe se ai beson që koronavirusi do të bëhet njëjtë sikurse gripat sezonalë.
?Mendoj se nga pranvera e ardhshme, virusi nuk do të jetë gjë tjetër pos një mikroorganizëm, që do të jetë endemik, ngjashëm sikur gripi apo virozët që janë në mesin tonë. Kur të kemi rënie të temperaturave dhe ftohje të motit do të themi se jemi në sezonin e virozëve, gripit dhe të COVID-19. Atëherë sikur për gripin edhe për COVID-19 do të ketë rekomandime për vaksinim, para se gjithash për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Ne për koronavirusin do të flasim sikur për gripin sezonal dhe njëkohësisht do të merret si vaksina për gripin ashtu edhe ajo për COVID-19?, thotë Danillovski.
Në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 deri më tani janë diagnostikuar rreth 213 mijë persona, prej 7,492 e kanë humbur jetën ndërsa raste aktive janë 8,289 persona./rel
Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u...
Disa ambasada të huaja në Kosovë u kanë dërguar një e-mail t...
Sipas qeverisë amerikane dhe qeverive të vendeve të tjera, K...
Në një mbrëmje të muajit janar, firma e sigurisë kibernetike...
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan më 27 nëntor p...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beogr...
Pas reagimeve të forta mbi kufizimet e ndërmarra për menaxhi...
SHBA iu bashkua listës së vendeve që po ndalojnë fluturimet ...
Autoritetet në Serbi kanë refuzuar kërkesën për vizitë dydit...
Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim...
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka ftuar qy...
Në Evropën Qendrore dhe Lindore, atentatet e Parisit dhe val...
Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demok...
Marrëveshja për qeverinë e re gjermane mban titullin “Të gux...
Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një i plagosur në sulmi...
Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fsh...
Në fshatin Gllogjan të Deçanit në Kosovë, dyshohet se ndaj ...
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ilaçi eksperimen...
Objektivi i tyre ishte të gjenin një kurë për të luftuar kan...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...