LSDM pranoi dorëheqjen e Zoran Zaev
Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demok...
Në Evropën Qendrore dhe Lindore, atentatet e Parisit dhe vala më e fundit e terrorit islamik shihen gjithnjë e më dendur të lidhura me valën masive të refugjatëve drejt Evropës. Shqetësimi për sigurinë është në rritje.
Pas atentateve të Parisit, në shumë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore jo vetëm është shtuar prania e policisë në qendrat e qyteteve. Janë ashpërsuar edhe kontrollet kufitare dhe mbikqyrja e kampeve të refugjatëve. Para së gjithash është ashpërsuar retorika kundër refugjatëve myslimanë.
Në Poloni, qeveria e re konservatore bëri të qartë se detyrimi për pranimin e refugjatëve nuk mund të respektohet më pas atentateve të Parisigt. Varshava nuk “ka mundësi politike” që ta vërë në jetë planin e BE, tha Ministri për Evropën, Konrad Szymanski. Ministri i ri i Jashtëm i Polonisë, Witold Waszzykowski u kërkoi refugjatëve sirianë që të kthehen në atdhe dhe të luftojnë. Në televizionin polak TVP ai tha se nuk është e pranueshme “që ne të dërgojmë ushtarët tanë në luftë në Siri në një kohë kur qindra mijëra sirianë e pinë kafenë e tyre në bulevardin (luksoz të Berlinit) “Unter den Linden”.”
Krijim i një atmosfere kundër refugjatëve
Edhe kryeministri socialdemokrat i Sllovakisë, Robert Fico shkaktoi zemërim me reagimin e tij ndaj atentateve terroriste në Paris. Në një talkshow në televizion ai tha se si masa shtesë sigurie për parandalimin e akteve terroriste ai do të mbikqyrë të gjithë myslimanët në Sllovaki.
Në Hungari, shefi i partisë ekstremiste të djathtë Jobbik, Gabor Vona, tha se vërshimet e refugjatëve e kanë shtuar rrezikun e terrorit në Evropë. Prandaj duhet të jetë e qartë më e vonta pas atentateve të Parisit se vendi i tij nuk i pranon kuotat për pranimin e refugjatëve. Parlamenti hungarez votoi këtë javë pro një ligji, i cili i jep qeverisë të drejtën për ta kontestuar para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë rregulloren e kuotave të shpërndarjes së refugjatëve.
Rumania kundërshton kuotat
Edhe Presidenti liberal rumun, Klaus Iohannis e ka kritikuar disa herë rregulloren e kuotave, por në fund e mbështeti vendimin e BE. Në një konferencë shtypi pas atentateve të Parisit, Iohannis hoqi një vijë ndarëse midis çështjes së refugjatëve dhe rrezikut të terrorizmit. Ksenofobia dhe ultranacionalizmi nuk do të lejohet të helmojnë shoqërinë tonë, tha ai.
Qeveria bullgare reagoi ndaj atentateve të Parisit duke shtuar kontrollet në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë. Në një kontroll në fillim të javës u arrestuan më shumë se 300 refugjatë ilegalë. Kryeministri Boiko Borisov tha pas atentave të Parisit se tani Evropa duhet ta rishqyrtojë politikën e “integrimit të grupeve të rrezikuara”. Shumica e bullgarëve i refuzon refugjatët. Kisha ortodokse kërkoi nga qeveria që “t’i thotë ndal invazionit mysliman”./DW
Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demok...
Marrëveshja për qeverinë e re gjermane mban titullin “Të gux...
Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një i plagosur në sulmi...
Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fsh...
Në fshatin Gllogjan të Deçanit në Kosovë, dyshohet se ndaj ...
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë thonë se ilaçi eksperimen...
Objektivi i tyre ishte të gjenin një kurë për të luftuar kan...
Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të pezullojnë p...
Në Belgjikë është konstatuar të premten rasti i parë me vari...
Platformat online duhet t’i deklarojnë reklamat politike me ...
Një biografi mbi ish-presidenti amerikan Barack Obama, zbulo...
Të paktën 14 persona u vranë në një minierë ruse të qymyrit ...
Të gjithë qytetarët e vaksinuar mund të udhëtojnë në Bashkim...
Asnjë marrëveshje koaliconi e mëparshme në historinë e Gjerm...
Giovanni Miniello një gjinekolog nga Bari, Itali, është vënë...
Në një program që u shpalos gjatë kësaj të mërkure, partitë ...
Pas gati tetë javësh, tre partitë e zgjedhura që do të formo...
Lulzim Sulejmani nga Presheva i cili ishte në autobusin e vd...
Gabimi njerëzor është dyshimi kryesor që besohet të ketë shk...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...