Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Deputeti i Partisë Demorkatike, Isuf Çelaj, ka deklaruar se projekt buxheti i shtetit për vitin 2022 është një zhgënjim.
Si përfaqësues i banorëve të Tropojës, Çelaj shprehet se kjo zonë është totalisht e harruar dhe e diskriminuar përsa i përket investimeve në bujqësi dhe infrastrukture, si dhe sigurimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me ujë.
Sipas Çelaj ky është projekt buxhet varfërimi.
Fjala e plotë e Isuf Çelaj
Të nderuar qytetarë të Tropojës, Hasit e Kukësit!
Të nderuar kolegë!
Ka disa ditë që jemi njohur me Projekt-buxhetin e Shtetit për vitin buxhetor 2022 dhe të them të drejtën ndjej zhgënjim.
Pasi mua si përfaqësues i banorëve të Tropojës kryesisht, po edhe të atyre të Hasit e Kukësit, ajo që me bie në sy është mungesa e planifikimit të financimit të investimeve nga kjo mazhorancë për këtë qark, i cili siç e kam theksuar edhe herë të tjera nga kjo foltore, është qarku me nivelin më të lartë të varfërisë dhe me nivelin më të lartë të emigracionit, pasojë kjo e mos vemendjes së kësaj qeverie ndaj ketyre zonave!
Rajoni i Kukesit, është i dyti në rang kombëtar që ka popullsinë më të madhe që jeton në zona rurale. Sipas INSTAT 64% e popullësisë së kësaj zone jeton në fshat dhe statistikat tregojnë se numri i të punësuarve në sektorin privat bujqësor ka rënië drastike nga viti në vit!
Kjo sepse investimet në këtë sektor, po ashtu janë shumë të ulëta gjatë qeverisjes së Rilimdjes.
Ky indikator tregon qartë diskriminin ndaj Tropojës, Hasit e Kukësit që e kanë bujqesinë e blegtorinë mundësinë e vetme të mbijetesës.
Fermerët e këtij qarku janë të fundit krahasuar me qarqet e tjera për sa i përket mbështetjes me grante e subvencione për bujqësinë e blegtorinë
Madje edhe ajo pak mbështetje që arrin deri në këto zona të varfëra, shpërndahet në mënyrë selektive, ku përfituesit listohen sipas bindjes politike, ani pse këta fermerë gjasme jetojnë në qytetin e B.Currit apo edhe në Tiranë e nuk mbjellin e as korrin as grurë e as misër.
Për subvencione ju keni parashikuar rreth 70 mln euro, të cilat ashtu si çdo vit, nuk do të arrijnë kurrë tek fermerët e veriut të vendit. Paratë e subvencioneve shkojnë gjithmonë për ata që janë në listat e Partisë, e jo të fermerëve të ndershëm.
Pozita gjeografike, distanca me kryeqytetin dhe mungesa e mbështetjes, bën që çdo produkt që shkon tek konsumatori, pra tek qytetarët e varfër të Tropojës, shkon me kosto shumë më të lartë se në zonat e tjera.
Prandaj ky buxhet është buxhet varfërimi, se po të ishte ndryshe do të kishim investimet e duhura për këtë trevë të varfër që mundësitë e punësimit në sektorë të tjerë i ka shumë të pakta, për mos të thënë ska mundësi fare punësimi.
Por ky buxhet, bëhet edhe më varfërues për Tropojën, Hasin e Kukësin, nga mungesa e infrastrukturës që e bën këtë qark ndër më të izoluarit!
E dini se pse?
Sepse realisht nuk ka pasur investime të qenësishme që prej vitit 2013. Situata më e mjerë është në infrastrukturën rurale, ku investimet kanë qenë pothuajse zero.
Po,po gati Zero!
A e di qeveria se shumica e fshatrave të Tropojës lëvizin lirshëm në rrugët rurale vetëm 3 muajt e verës, pasi me shiun e parë të vjeshtës e me borën e parë të dimrit, rrugët bllokohen e për rrjedhojë banorët mbeten të izoluar dhe detyrohen të kthehen në alternativa mesjetare për të siguruar tregun. Imagjinoni kur kanë raste urgjence me të sëmurë, lindje apo aksidente, rrezikojnë jetën pasi nuk kanë mundësi të dalin normalisht në qytet.
Shumë rrugë janë të painvestuara prej vitesh por ka edhe raste si aksi Kam-Kepenek-Zogaj-Qafë Prushi, e cila është një nga rrugët më të vjetra të vendit e ndërtuar nga italianet që në vitet 1930 e cila përvec se u shërben banorëve të fshatrave të Tropojës e Hasit e lidh edhe Pikën Doganore të Q.Prushit me Kosovën. Projekti i saj është i përfunduar këtu e 8 vite më parë dhe fle sirtarëve të FSHZH e zyrave të ARrSH, duke u bërë slogan premtimesh e gënjeshtrash në fushatat e elektorale.
Secili prej kandidatëve të Rilindjes, sa herë ka kërkuar votat e banorëve të kësaj zone, ka premtuar investimin nga Buxheti i radhës, por në asnjë rast nuk janë kujtuar më për ta kërkuar një investim të tillë.
A e dini se pse nuk investoni ju në infrastrukturën e Tropojës?
Ua them unë se pse.
Sepse ata nuk ju votojnë ju pasi në çdo fushatë ju i gënjeni e pastaj i leni si shenje e hakmarrëje në varfëri të plotë.
Po ashtu nga mungesa e investimit, në gjendje të mjeruar është edhe rruga e fshatit Degë edhe pse ky fshat është njeri nga fshatrat më të populluar sot, si dhe banorët e këtij fshati janë njerëzit më punëtorë. Ky fshat mbahet për tokat e punuara e mbarështrimijën e blegtorisë, por gjendja në të cilën ndodhet rruga për të nxjerrë prodhimet në treg apo për të furnizuar me ushqim për vete e bagetinë është totalisht e amortizuar.
E tillë paraqitet gjendja e rrugëve në Njësinë Administrative Nikaj-Mertur, që janë të shkatërruara e pa asnjë investim, me gjithë bukuritë natyrore që ka kjo zonë për zhvillimin e turizmit si Curraj Eperm, Vrana, Salca, Lugina bregut Liqenit etj,
E njëjta gjendje është edhe në rrugët e fshatrave Kasaj, Kamenice, Gegaj, Lugu i Tropojës, Shumicë,Luzhë, Gri, Vlad, Berishë, Zherkë, Velisht, Cerem, Unaza e Bjeshkëve etj!
Ne Has problem janë rrugët: Fajza – Liqe i kuq, Gjinaj – Domaj, Helshan – Kosturr, Letaj – Peraj – Zjeq, Metaliaj, Golaj – Doruntina që lidhet me Gjakoven, Krumë-Cahan – Kishaj që lidhet me Prizërenin etj.
Në buxhetin tuaj zhvillimi rural do të ketë 2.7 mln euro më pak (ose 9% më pak), çka do të thotë, vazhdim të mjerimit rural.
Ju zoti kryeministër keni lajmëruar se në Mars do lëshoni satelitin e parë shqiptar në hapsirë.
Lëshoje pa merak, pasi Tropojën nuk do ta skanojë dot prej larti, sepse në shumicën e kohës nuk ka energji elektrike. Madje as nuk do ta shohin dot shoën ditën kur të shtypësh butonin siç ëndërron ti.
Në Tropojë ka mungesë pothuajse totale të investimeve në rrjetin e shpërndarjes e transmetimit të energjisë elektrike. Kabinat janë të rrënuara, shtyllat e drurit të kalbura dhe transformatorë që nuk janë zëvendësuar prej vitesh dhe linjat e transmetimit janë ato të viteve 1970. Megjithëse jemi rrethi i dytë në nivel vendi përsa i takon prodhimit të energjisë, tropojanët vuajnë mungesën e madhe të energjisë në shtëpitë e tyre, pavarësisht se paguajnë rregullisht faturën.
Ku shkojnë këto para?
Pse nuk u kthehen në investime?
Kemi dëgjuar prej jush se keni bërë investimet më të mëdha në sistemin energjetik, por në Tropojë, përveç makinave të reja për drejtuesit e OSSHE dhe HEC të Fierzës, nuk ka asnjë investim tjetër të rëndësishem, përveç ndërrimit të ndonjë transformatori apo disa metra linearë kabull!
-Në Has jane mbyllur miniera në Vlahën dhe fabrika në Perollaj duke nxjerrë shumë njerëz pa punë. Asnjë subvension në bujqësi, pemtari e blegtori, ndërsa shkollat në Golaj e Vlahën janë pa asnjë lloj kushti për mësim, çka ka bërë që familje të tëra si në Tropojë e Has të ikin përditë pasi kanë humbur shpresën për te jetuar vendin e tyre.
-Një mungesë tjetër në buxhetin tuaj të varfërimit është mungesa e investimeve në sistemin e kanaleve të vaditjes, pasi ato janë të dëmtuara nga faktorët natyrorë si dhe të amortizuar nga mungesa e investimeve serioze në to. Projektet ekzistojnë, por ato kanë nevojë për financim nga qeverisja qëndrore!
-Në harkun kohor të dy viteve të fundit, Qarku i Kukësit ka numrin më të lartë të vizitorëve, turistë këta që kanë hyrë në Shqipëri në rrugë tokësore, pra numër ky i mjaftueshem që turizmi malor i këtij qarku të jetë prioritet absolut i politikave të qeverise tuaj. Në fakt, në këtë projekt- buxhet, në programin ?Zhvillimi i turizmit? me fondet e buxhetit të qeverisë, nuk ka asnjë projekt konkret të parashikuar për këtë zonë.
Projektet e paraqitura nga ana juaj në fushatat e zgjedhjeve kanë mbetur në 3D. Rezortet e papara të skive në zonën e Shishtavecit si dhe hanet e bujtinat në zonat e bjeshkëve të Hasit e Tropojës, janë vetëm 3D në premtimet imagjinare tuaja dhe të të dërguarve tuaj në këtë qark!
Nëse këto projekte financohen mund ti jepnin një hov zhvillimit të turizmit me ndikim direkt në ekonominë dhe punësimin e banorëve të këtij qarku.
Gjithashtu ky projekt-buxhet nuk adreson shqetësimin e ligjshëm të banorëve të Tropojës për decentralizimin e disa shërbimeve shumë të domosdoshme për ta, të cilat janë të detyruar ti marrin në qytetin e Kukësit dhe në prefekturën e këtij qarku.
Ju siguroj që përpjekjet e mia në lidhje me këtë problem do të vazhdojnë deri në gjetjen e një zgjidhje të arsyeshme dhe të ligjshme për bashkëqytetarët e mi.
Me keqardhje konstatoj se asnjë investim nuk është parashikuar në këtë projekt buxhet përsa i përket punësimit dhe alternativat ku mund të krijoheshin hapsira nuk mungojnë. Me pak vëmendje nga ky buxhet, mund të krijoheshin mundësi punësimi në punishte të grumbullimit dhe përpunimit të frutave apo bimëve medicinale, baxho, thertore për therjen e përpunimin e mishit me kushte bashkëkohore etj.
Punësimi është një plagë e rëndë socliale kjo dhe një nga arsyet më madhore të largimeve masive të popullsisë së këtij rajoni.
Fundja për këtë bëhen edhe filma në botë, do të thoshte e dërguara jote si kordonatore në qarkun tonë. Sigurisht që ajo nuk e ka mendjen tek këto investime, por te vota për zgjedhjet e ardhshme. Normal që do të dështojë sepse tropojanët, hasjanët e kuksianët e dinë fort mirë se ju nuk keni asnjë plan për ta.
Kështu që ky projekt-buxhet duke mos reflektuar politika sociale të punësimit për banorët e Tropojës, Hasit e Kukësit, për të bërë të mundur zbutjen sado pak të varfërisë dhe frenimin e fenomenit të emigracionit masiv të këtyre banorëve drejt vendeve të Europës (Gjermani, Francë, Angli, Itali e Amerikë) duke kërkuar azil me shpresën për të gjetur një jetë më të mirë për vete e familjet e tyre, ka bërë që fshatra të tëra të jenë të braktisura sot dhe numri i azilkërkuesve nga ky qark të jetë ndër më të mëdhenjt në këto 8 vite të qeverisjes tuaj.
Shumica e bizneseve në rajonin e Kukësit janë biznese të vogla dhe një nga mundësitë e pakta të punësimit, por për fat të keq edhe ato po mbyllen çdo ditë.
Rritja e çmimit të produkteve të shportës, ujit, çmimi i lartë i taksës së karburantit dhe i energjisë do të thellojnë akoma më shumë varfërinë e këtyre banorëve!
Prandaj thirrja ime sot është për ju zoti Kryeministër dhe qeverinë tuaj: Ktheni vëmendjen nga këto zona.
Banorët e Tropojës, Hasit e Kukësit kërkojnë që të mbështeten me financime këto projekte pasi janë ekzistenciale për ta në menyrë që edhe ata ta ndjejnë veten të vleresuar nga shteti i tyre, pasi në këto 9 vite të qeverisjes tuaj investimet kanë qënë të papërfilleshme!
Pra ajo çfarë kërkojnë këta banorë nga qeveria juaj janë tre gjëra bazike:
Rrugë
Energji elektrike
Gjëra të cilat bota e emancipuar, Europa e Perëndimi ku ne jemi nisur të shkojmë ka mbi 100 e kusur vite që i ka zgjidhur!
Gjëra për të cilat sot as që duhej të çohej më mend që të diskutoheshin në këtë sallë. Por ja që falë qeverisë tuaj kjo përrallë nga e kaluara është realitet
Kaq duan banorët e Tropojës, Hasit e Kukësit: rrugë drita e ujë. Nëse ua siguroni këto ëndrra tropojanëve, jeni i lirë pastaj tju flisni gjithë ditën më televizor për lëshimin në hapësirë të sateliteve Albania One e Albania Tëo, pasi përballë gjendjes reale të varfërisë në të cilën ndodhen pjesa më e madhe e shqipëtarëve këto deklarata tuajat tingëllojnë shumë cinike!
Të nderuar deputetë,
Ky projekt-buxhet, nuk bëri asgjë tjetër veçse përforcoi mendimin tim dhe të bashkëqytetarëve të mi të Tropojës, Hasit dhe Kukësit, që kjo qeveri ka diskriminuar dhe vazhdon të diskriminojë këtë rajon, me çdo mjet dhe formë, përshirë këtu edhe buxhetin i cili financohet nga taksapaguesit shqiptarë pa dallim krahine apo bindje politike.
Mos harroni se ju jeni Kryeministri i të gjithë shqiptarëve, prandaj kërkoj që ti trajtoni si të barabartë me qytetarët e rretheve të tjera edhe tropojanët, hasjanët dhe kukësianët.
Nuk kërkojnë asgjë veçse tu kthehen taksat e tyre në shërbime, asgjë më shumë.
Qytetarët e këtij qarku nuk e meritojnë ndëshkimin tuaj.
Mos i shikoni sipas ngjyrës politike. Ata meritojnë të marrin shërbimet bazike, pasi janë qytetarët më të varfër në Shqipëri.
Ndaj unë si përfaqësues i tyre nuk do të rresht së kujtuari këtë gjë nga kjo foltore e kudo qoftë nevoja, problemet që shqetësojnë banorët e qarkut Kukës, të vërteten e jetesës dhe halleve tyre, sepse ata meritojnë shumë më shumë se ç?ofron qeverisja juaj dhe ky projekt-buxhet.
-Shifrat në buxhet janë marramendëse, por këto para edhe këtë vit janë planifikuar për shpenzimet për ndërtime & rikonstruksione godinash & zyrash, mobilime & pajisje kompjuterike dhe makina, duke planifikuar rreth 6.3 miliardë lekë për këto zëra, që i bie 51.2 mln euro, pra për luksin qeveritar!
E megjithatë për Tropojën, Hasin e Kukësin, nuk gjendet asnjë cent investime, përveç ndonjë projekti periferik që nuk ndikon asgjë në jetën e banorëve të varfër.
Me këto para që shkojnë vetëm për luksin qeveritar në kohë pandemie e krize të thellë ekonomike, do të ishin realizuar investime të rëndësishme për banorët e varfër të veriut të vendit.
Por normalisht që ju nuk mendoni për ta por për vete dhe xhepat tuaj.
E vetmja gjë që sjell për këta banorë, ashtu si për të gjithë shqiptarët, është borxhi që duhet të nisin të paguajnë, borxh të cilin e keni marrë ju.
Ky borxh për këta banorë, është një kular i rëndë na qafën e varfër të tyre dhe të brezave që vijnë.
Prandaj:
-Përsa kohë që në atë projekt tuajin investimet për Tropojën, Hasin e Kukësin janë gati inekzistente, përsa kohë ky është buxheti i varfërisë për këta banorë, atëherë nuk meriton votën time, si perfaqesues i këtyre banorëve!
Faleminderit
Deputeti demokrat Edmond Spaho ka komentuar deklaratat e kr...
Avokati Spartak Ngjela ka folur rreth situatës politike në S...
Lulzim Basha, përmes sekretarit të tij të besuar Gaz Bardhi ...
Prej 5 orësh, Lulzim Basha mblodhi në selinë e PD 71 kryetar...
Prej dy ditësh emisioni “Fiks Fare” ka raportuar se, në firm...
Kryetari i degës së PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj, ka dhën...
Televizioni i drejtuar nga Ben Blushit, ortaku i incenerator...
Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të PD, Lulzim Basha me kr...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka folur në...
Gazetari Çim Peka, duke bërë një analizë për situatën në PD ...
Sot në mbledhje me kryetarët e degëve, kryetari i PD Lulzim ...
Lulzim Basha po vijon mbledhjen me 71 krerët e degëve në sel...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka komentuar vendimin e Lulzim...
Kuvendi pas një seance maratonë miratoi dje në parim buxheti...
Oriela Nebijaj, ish zëdhënësja e Bashës, së cilës i pëlqen s...
Deputeti i PD Edmond Spaho, teksa komenton situatën e rëndë ...
Nënkryetarja e PD Grida Duma ka surprizuar me deklaratën e s...
Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka pranuar se Lulzim Basha nuk...
Ish deputeti Klevis Balliu teksa ka komentuar situatën në PD...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë se Ku...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...