Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gazetari Çim Peka, duke bërë një analizë për situatën në PD është kapur me kreun e kësaj partie Lulzim Basha, duke e akuzuar se së bashku me kryeministrin Edi Rama ka vendosur të shkatërroj partinë.
Përmes një analize të gjatë, Peka thekson se që nga fillimi i tij si kryetar, Basha ka dashur që PD ta ketë një parti personale, ndërsa thekson se tashmë atij nuk i ka mbetur asnjë mbështetës por vetëm 4-5 zgjyra.
Gazetari shkruan më tej se Basha veproi me eksponentët e Partisë Demokratike duke i larguar një e nga një dhe se kundërshtarët edhe mbështetësit e tij, mund të bien dakord për një gjë: në tetë vite, Lulzim Basha vetëm ka larguar njerëz.
Shkrimi i plotë i Çim Pekës:
Që Lulzim Basha ka dashur të ketë një Parti Demokratike të veten, kjo është ditur nga dita e parë e tij si kryetar. Që ai e ka dashur për vete, kjo po duket vetëm tani. Ose jo, tamam. Shenjat kanë qenë të qarta, por ne kemi qenë të dehur. Ashtu si në eksperimentin me ujin e nxehtë dhe kërminjtë, Basha veproi me eksponentët e Partisë Demokratike duke i larguar një e nga një. Edhe kundërshtarët edhe mbështetësit e tij, mund të bien dakord për një gjë: në tetë vite, Lulzim Basha vetëm ka larguar njerëz.
Nuk ka një rast tjetër në tre dekada, në çdo parti që të ketë patur një përçarës më të madh se ai. Dhe arsyeja është e thjeshtë. Sado autoritare të duket, ai nuk ka dashur një parti të vetën, por ka shkuar më larg. Ai ka dashur një parti për vete. Sot ai është në aktin final. Në çdo fjalë e çdo veprim të tij pas zgjedhjeve, lexohet qartë synimi i tij për të larguar Sali Berishën si pengesë e fundit. Shpallja ‘non-grata’ nëpërmjet lobimit të George Soros ka qenë një operacion i mirëmenduar Rama-Basha-Veliaj-Kim. Më të vërtetë sesa rrëfimet që vijnë nga kampi tjetër, këtë operacion e bën skema e përdorur. Dhe ja pse: elementi kyç i të gjithë kësaj është ‘shumica kritike’, që është e barabartë me 80% të bazës së PD, ose formula për të mbajtur vulën dhe logon e PD.
Vendimi i marrë shumë kohë më përpara për të shkelmuar Sali Berishën nga Partia Demokratike, do të sillte reagimin e tij. Në kushte normale, kundër-reagimi i tij, për definicion, do të kishte shumicën dërrmuese të anëtarësisë, strukturave dhe mbështetësve. Në këto rrethana do të ndodhte një kundër revolucion, dhe Lulzim Basha do çohej zgupthi me kuç e me maç. Lulzim Basha nuk do të kishte alternativë tjetër, veçse të krijonte një parti të re. Historia ka treguar se kushdo që është larguar nga një parti mëmë (përveç LSI) është zhdukur. Le më një parti e re e një gjumashi dhe dikujt që vetëm merr dhe nuk jep.
Non-grata u shpik për të parandaluar pikërisht këtë. U shpik për të vendosur Partinë Demokratike midis Bashës dhe gjasme pro-amerikanizmit, dhe Berishës nga ana tjetër, dhe non-gratës. Llogaritë diabolike të hartuara nga Edi Rama dhe të zbatuara nga Lulzim Basha synonin pikërisht këtë. I shpallur non-grata; në moshë të avancuar; i goditur nga media dhe propaganda e qeverisë, Sali Berisha, pavarësisht emocioneve të militantëve, nuk do të mund të mblidhte mjaftueshëm mbështetës për të arritur ‘shumicën kritike’, ose 80% në mënyrë që të mbante logon dhe vulën e Partisë Demokratike.
Në këtë frymë, fillimisht Lulzim Basha u shfaq lavdërues deri në jargavitje ndaj Sali Berishës. Duke marrë rolin e viktimës; të keqardhurit; dhe justifikimit se ishte i detyruar, ai u mundua të joshte jo vetëm Sali Berishën, por edhe bazën e Partisë Demokratike. Por ndërkohë që Rama-Basha kishin parashikuar kundër-reagimin potencial të Sali Berishës ndaj tyre, ata nuk e kishin menduar se ai do të linte pensionin politik, dhe do të kthehej në ring, më energjik se kurrë për të fituar edhe betejën e fundit dhe më të rëndësishmen e jetës së tij. Kundër reagimin Berisha e nisi me një akt tejet të fortë, një akt që askujt, as Ramës, as Bashës, as Kim e as Soros nuk i kishte vajtur në mendje: Sali Berisha nisi revolucionin e vet me një përballje gjyqësore me Sekretarin e Shtetit. E vazhdoi me përballjen politike ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Përbetimet e Bashës se nuk do të lejojë mbajtjen e Kuvendit, i lanë vend shantazheve të enturazhit të tij ndaj firmëtarëve. Kur kjo nuk u arrit, u kalua në planin tjetër, atë të deligjitimimit të 4200 formularëve. Të gjithë jemi dëshmitarë të sharlatanizmit të Bardhit dhe të tjerëve me gjasme ‘bllofin’ me firmat. Kur u ftuan publikisht nga Edi Paloka për të kontrolluar formularët një e më një, dhe panë që ato firma ekzistonin, atëherë Lulzim Basha i instruktuar nga Edi Rama, vendosi të thërrasë Kuvendin më datë 18 dhjetor. Teza se 1/4 e firmave nuk mund të thërrisnin Kuvendin, ra. Teza se firmat janë të manipuluara, ra. Teza se nuk mund të kishte Kuvend, ra. Po këto pak rëndësi kanë për Lulzim Bashën. Ai ka vetëm një qëllim: vulën.
Në këtë linjë shkon edhe deklarata dhe kërcënimi i tij sot, se kush shkon në Kuvendin e Sali Berishës do të përjashtohet nga PD. Edhe Sali Berisha; edhe mbi 80% e strukturës. Tashmë Lulzim Basha e ka të tejkaluar çështjen e ‘shumicës kritike’ pasi Sali Berisha ia shkërrmoqi skemën. Në pamundësi për të mbajtur Partinë Demokratike, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë vendosur ta shkatërrojnë atë. Lulzim Basha është i gatshëm të bëjë gjithçka në botë që të ndalojë mbajtjen e Kuvendit me datë 11. Ai e di që me datë 18 nuk mund dhe nuk ka për të patur Kuvend. E gjitha është skemë për të ndaluar ate të datës 11 dhjetor në pamundësi për t’u përballur aty. Albin Kurti e shkarkoi Visar Ymerin nga kryetar i Vetëvendosjes nga burgu në vitin 2018 sepse kishte bazën e partisë me vete. Sali Berisha po e shkarkon Bashën nga sallat e mbushura plot, për të njëjtën arsye. Betejën për Partinë Demokratike e ka fituar Sali Berisha tashmë.
Betejën për zemrat dhe mendjet e demokratëve po ashtu. Kuvendi i datës 11 dhjetor është vetëm një formalitet. E vetmja betejë e papërfunduar akoma është ‘shumica kritike’ e Grupit Parlamentar. Të vendosur nën trysni, pjesa dërrmuese e Grupit Parlamentar kanë vendosur të qëndrojnë asnjanës, në pritje se kush palë të fitojë. Por, nga sot ata janë të vonuar. Nga sot është momenti që gjithësecili prej tyre të pozicionohet. Nuk ka me as mish as peshk. Pas kërcënimit të Lulzim Bashës, edhe Sali Berisha duhet t’ua bëjë të qartë pikërisht atyre, Grupit Parlamentar se duhet të pozicionohen: o me Berishën dhe demokratët, o me Bashën, 4-5 zgjyrat e tij, dhe Edi Ramën. Duhet t’ua bëjë të qartë që nëse nuk pozicionohen sot, nesër është vonë. Vonë vetëm për ta dhe për askënd tjetër. T’i gëzojnë edhe disa muaj deputetë, por parlamentin dhe Partinë Demokratike ta harrojnë./CNA.al
Sot në mbledhje me kryetarët e degëve, kryetari i PD Lulzim ...
Lulzim Basha po vijon mbledhjen me 71 krerët e degëve në sel...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka komentuar vendimin e Lulzim...
Kuvendi pas një seance maratonë miratoi dje në parim buxheti...
Oriela Nebijaj, ish zëdhënësja e Bashës, së cilës i pëlqen s...
Deputeti i PD Edmond Spaho, teksa komenton situatën e rëndë ...
Nënkryetarja e PD Grida Duma ka surprizuar me deklaratën e s...
Nënkryetarja e PD, Grida Duma ka pranuar se Lulzim Basha nuk...
Ish deputeti Klevis Balliu teksa ka komentuar situatën në PD...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë se Ku...
Grida Duma teksa ka komentuar situatën aktuale në PD por edh...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me...
Ish ministri i jashtëm, Kastriot Islami ka komentuar situatë...
Debatet në PD për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar ka bërë që në...
Ylli Manjnai ka shpërthyer në tallje ndaj deklaratës së Bash...
Gazmend Bardhi, sekretari i PD është vënë nën shigjetimin e ...
Frika e braktisjes nga demokratët ka bërë që kreu i Republik...
Sot ishte seanca e rradhës e Komisionit Hetimor për Zgjedhje...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selin...
Sekterari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...