web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Duma kërkoi shkatërrimin e PD/ Demokratët: Largohu bashkë me Bashën,11 dhjetori shpresa e vetme

17 Nëntor 2021, 17:50, Politikë CNA

Grida Duma teksa ka komentuar situatën aktuale në PD por edhe përplasjet me ish kryeministrin Sali Berisha.

Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, Duma teksa i është përulur Berishës dhe i ka kujtuar mbështetjen që i ka dhënë në 2013, thekson se demokratët janë vendosur në mënyrë të padrejtë në një betejë kundër vetes.

Por për kë demokrat e ka fjalën Duma dhe kujt tagërgrupi i referohet?

Në statusin e saj, kanë mbërritur me qindra komente, ku ?e masakrojnë? për gjithë situatën ku ndodhet partia.

Duke i kërkuar dorëheqjen Dumës bashkë me Bashën dhe Bardhin, demokratët shprehen se 11 dhjetori dhe Sali Berisha janë shpresa e vetme për ringritjen e PD.

?Z.duma 12 vjet ne opozit plus 4 nese humb 16 a kini seder moral qe kerkoni te mbeshtesni nje pseudo kryetar sa her ka zgjedhje shkarkon kryetaret ne grup nga vlora ju shkruaj nese gjen 10 mbeshtetes delegat nga vlora une do jem I 11 ne te kunder duhet te vini ju mbas shumices?, shkruan një komentues.

?Per fat te mire ose jo?!?! Fol me drejtperdrejt Grida, mos i perdridh fjalet. Me demek sipas teje , ju te gjithe keni te drejte te linconi dhe te degjoni me endje si lincohet ai qe ju dhe shancin te beheni politikane, ama ai duhet te tregohet burre e te vazhdoje te flase me dore ne zemer per te gjithe ju?!?! Nje fjale e urte thote: rrite qenin te te haje duart, por kjo eshte shume e gabuar, se mirenjhja e qenit nuk ka te krahasuar. Duhet te ishte : rriti pseudopolitikant e PD?, shkruan një tjetër demokrat.

Ndërsa për një tjetër qytetar, në PD ka nisur një lojë e pisët me përjashtime ndaj atyre që dalin kundër kryetarit. ?Loja e piset fillon me perjashtime,,nuk keni tagrin te perjashtoni,por vetem te propozoni,,vota dhe vetem vota eshte verdikti,,mos kini frik nga e verteta por votojeni ate ne kuvendin e thirur nga 4200 delegatet me 11 dhjetor,,transparenc dhe leini prrallat koha e ardhmja,demokratet duan referendum i cili fitusit ti jap te drejten e udheheqjes,,nqs eshte zgjedhje gabuar le ta vuajn demokratet,,ju skeni detyr ti paragjykoni?.

?Që nga krijimi i PD e deri më sot vetëm ti ke thënë që nëse do shkatërrohet le të shkatërrohet PD. Asnjë demokrat në Shqipëri nuk e thotë këtë?, shkruan një tjetër qytetar./CNA.al





Lajmet e fundit nga