VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
MATEO I VOGËL QË NUK ËSHTË MË
DHE NE TË GJALLËT QË FLASIM POST MORTUM!?
Sot Mateo do të duhej që, pasi të zgjohej nga gjumi në mëngjes, të bëhej gati pothuaj nxitimthi e si çdo ditë, të merrte çantën e librave dhe të shkonte në shkollë.
Bashkë me nxënësit e tjerë të klasës, do të mësonte diçka më shumë nga dje.
Por, edhe do të ndjehej një ditë më i rritur se dje.
Pa edhe do të luante, do të rendëte, do të qeshte e qante si të gjithë fëmijët e kësaj bote duke qenë gëzimi i prindërve, i familjes, e do t?i jepej rrjedhës së ditës së vet në fshatin e tij, për të vijuar nësër, pasnesër dhe ditëpasdite?
Mirëpo, për Mateon nuk do të ketë më as nesër, as pasnesër dhe as ditëpasdite në shkollë me libra apo jashtëshkolle duke rendur për në shtëpi.
Ai nuk do të mund të luajë dot më, nuk do të qeshë, nuk do të qajë, nuk do të ndjejë dot më as puthje e përkëdheli të mamit e babit!
Mateon do të jetë vetëm dhimbje!Dhimbje që do t?i zhuritë prindërit e tij, zemrat e të cilëve nuk mund t?i ngushëllojë më asgjë!
Ndërsa ne të tjerët, ne të gjallët që sot thërrasim e bërtasim që krimineli që vrau engjëllin e vogël me emrin Mateo të dënohet maksimalisht dhe që gjykatat të japin dënimin më të rëndë, do ta harrojmë Mateon.
Po, po, do ta harrojmë!
Sepse, këtë kemi bërë edhe më parë se Mateo të bëhej i njohur për ne prej krimit që i mori jetën, për të tjerë si ai që janë vrarë, që i kanë grabitur e që janë dhunuar.
Kemi shkruar ndonjë status apo kemi bërë ndonjë koment me fjalë dhimbjeje e ngushëllimi, siç bëmë edhe për Mateon të gjithë ne të gjallët; Presidenti, Kryeministri, ministra, deputetë dhe të tjerë si ata, por vetëm kaq!
Vetëm kaq e asgjë më tëper, sepse ne harrojmë!
Dhe harresa jonë, indiferenca jonë i dha një dorë vrasësit që vrau Mateon!
Këtë nuk e themi!
Dhe duke mos e thënë, ne nuk do të dimë ta parandalojmë vrasësin e rradhës.
Sepse, nëse ne të gjithë si shoqëri do të ishim ngritur në këmbë e ta tundnim qeverinë e kuvendin dhe ministrat e deputetët t?i vlerësonim e gjykonim nga puna që bëjnë e jo nga llafet dhe sherret që shesin nga foltorja e Kuvendit, që t?u kërkonim atyre se përse mungojnë në sistemin e institucioneve të administrimit ligjor të njerëzve kriminelë hallkat e rregjistrimit, mbikqyrjes dhe trajtimit të tyre, Mateo sot do të ishte në jetë, do të shkonte në shkollë e do të ishte me prindërit e tij.
Sot fjalët nuk kanë më asnjë vlerë, fjalët nuk ngushëllojnë askënd. Madje më shumë lëndojnë.
Sepse dëshmojnë mosveprimin tonë, dëshmojnë hipokrizinë tonë.
?E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë një shtatore e ngurët. Shtatore e ngurët e zhgulun nga gjini i nanës,? – na thotë Migjeni.?-Merrnie dhe çonie në qytet këtë shtatore. Vendosnie në një shesh! Dhe si përmendore kushtonia ndokujt!
Kushtonia atij që ka më shumë merita për këtë vend!
Po, ndoj ministrit o deputetit, o ndokujt tjetër?
E në rast se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak; perëndis klasike?.
Mateo i vogël, sot është kumti i madh i alarmit për ne të gjallët./CNA.al
A mund rikthehet dënimi me vdekje, duke u votuar me referend...
Nga Ndriçim KullaSiç po kuptohet Lulëzim Basha po tenton që ...
Nga Avni NezajLajmi se në Kosovë u zhvilluan zgjedhjet lokal...
Nga Zef ZefiNarrativa e parë është “mitralimi armik” anti-op...
Nga Adriatik DociNuk ka dyshim se RTSH është një lubi korrup...
Nga Paulin MarkuReagim me keqardhje! Drejtuar z.Bardhi si se...
Ajo që ndodh prej vitesh me koncesionin e kontrollit bazë mj...
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë një ndërhyrje flagran...
Ish shefi i inteligjencës amerikane në administratën Trump, ...
Kjo është një fotografi e mesit të vitit 2019, shkëputur nga...
Nga Elona CaslliNën sloganin “ Shqipëri e pastër” kryeminist...
Nga Julian Deda(Zbrazëti në selinë e partisë. Dera e zyrës s...
Po Anila fiks ashtu, unë ndihem krenar nga etika jote e gaze...
Dy ditët e fundit, kreu i përkoshëm në detyrë i Partisë Demo...
Një nga problemet më të mëdha që po përballet shoqëria sot ë...
Ka një perceptim, por edhe me qindra fakte të një shoë publi...
Pak ditë më parë, një politikan i lartë i LDK në Prishtinë, ...
Nga Meri LIKA I nderuar kryetar i opozitës së vendit tim (që...
Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë se kush është Sudja, Xhaf...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...