Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Kjo është një fotografi e mesit të vitit 2019, shkëputur nga botimet e shtypit të kohës. Fill pas këtij takimi entuziast, Salvador Kaçaj shpalli dorëheqjen nga kandidimi për kryetar të Bashkisë së Lezhës nën siglën e Bindjes Demokratike. Për ata që nuk e dinë, ishte pak a shumë një tërheqje nga dëshira e vet, sepse vetë kishte kërkuar të kandidonte.
Lajmi bëri shumë bujë në atë kohë dhe u shit si një nga arsyet se pse zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk duhet të mbaheshin. Pretendimi ishte, sa absurd, aq edhe agresiv, nuk mund të kishte opozitë pa lejen dhe firmën e Lulzim Bashës.
Nuk ka nevojë të jesh psikoanalist dhe as kritik arti, sepse është shumë evidente që të gjithë personazhet e kësaj fotografie ngjajnë të jenë të lumtur me rezultatin. Dhe pa asnjë dyshim që kanë qenë në të drejtën e tyre për ta shprehur, siç e kanë ndjerë.
Tani jemi pas dy vjetësh… Sali Berisha, në zyrën e të cilit u arrit marrëveshja, me argumentin se çdo gjë tjetër që lind kundër PD-së zyrtare është e paligjshme, sot po udhëheq një lëvizje të ashpër politike për rrëzimin e Lulzim Bashës. Është kaq i karikuar kundër tij, sa thotë se jo vetëm nuk duhet pranuar më për kryetar, por nuk duhet të kishte lindur fare, si besëprerë, që është.
Agron Gjekmarkaj, dorëzënësi dhe garanti i Salvadorit në atë takim, që e konsideronte Berishën atëherë si patriarkun e vetëm dhe të padiskutueshëm të PD, tani thotë se po u kthye ai do të largohet, jo vetëm nga partia, por ndoshta edhe nga Shqipëria. Kaq i lig dhe i dëmshëm është bërë me “foltoren” e tij. Ndërkohë mediat e doktorit e kanë bërë fërtele, sa po i përmendin edhe “çapat e bukës”, që ha jashtë shtetit, si servil i kryetarit të vulës.
Salvadorin e takova para nja tre ditësh në promovimin e librit me poezi të Preç Zogajt dhe jam i sigurt se e ka shumë të vështirë ta kuptojë se çfarë ka ndryshuar kaq shumë dhe kaq radikalisht në këto dy vjet me Berishën, Bashën, Agronin, ndoshta edhe me atë vetë. Dhe kam bindje se pikërisht nga kjo pamundësi për të shpjeguar të djeshmen apo për të parashikuar të nesërmen, e ka më të lehtë që të marrë pjesë në evenimente letrare, se sa në aktivitete politike.
Për të katërtin e fotos nuk mund të flas, jo thjesht se mendoj që është personazhi më i pafajshëm në këtë histori, po edhe ngaqë nuk e njoh personalisht. Di që ka qenë drejtues i njërës nga degët e PD në Qarkun e Lezhës dhe nuk kam asnjë ide se me çfarë merret apo çfarë qëndrimesh ka sot.
Të vetmit që nuk kanë ndryshuar pas dy vjetësh, por që nuk janë në fotografi, janë njerëzit dhe qëndrimet e Bindjes Demokratike, për shkak të së cilës u mblodhën bashkë dhe i dhanë besën dy vjet të shkuara njëri-tjetrit Sali Berisha, Agron Gjekmarkaj, Salvador Kaçaj, ndoshta edhe personi i katërt.
…Dhe çuditen pastaj dhe se si ka mundësi që ka mbërritur në këtë katandisje Partia Demokratike. Dhe këtu nuk ka nevojë fare të shtosh vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit./CNA.al
Nga Elona CaslliNën sloganin “ Shqipëri e pastër” kryeminist...
Nga Julian Deda(Zbrazëti në selinë e partisë. Dera e zyrës s...
Po Anila fiks ashtu, unë ndihem krenar nga etika jote e gaze...
Dy ditët e fundit, kreu i përkoshëm në detyrë i Partisë Demo...
Një nga problemet më të mëdha që po përballet shoqëria sot ë...
Ka një perceptim, por edhe me qindra fakte të një shoë publi...
Pak ditë më parë, një politikan i lartë i LDK në Prishtinë, ...
Nga Meri LIKA I nderuar kryetar i opozitës së vendit tim (që...
Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë se kush është Sudja, Xhaf...
Lajmet dhe debatet që mbanin në titull Trekëndëshin shqiptar...
Nga Arian GaldiniKur isha i ri, mendoja shpesh sesi të arrij...
Miq, këto ditë Euronews Albania publikoi studimin e tij të o...
*Masa e pamatë e popullit të Tiranës që thërriste mes të tje...
Nga Elton QynoNjë lajm i nxjerë këto ditë në media, solli sh...
Nga Florian NuriZakonisht, kur bëhet një pyetje si kjo e mës...
Ish-koordinatori, drejtuesi dhe themeluesi i “Bindjes Demokr...
Nga Kastriot FRASHËRI Barack Obama ka shkruar një lib...
Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gj...
Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...