Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gjykata e Parisit e pranoi padinë time, i tha ai brohorimës së përkrahësve të tij, që e konsideruan të mbyllur me fitore hesapin e hapur me Amerikën. Edhe ata që e duan, edhe ata që e kundërshtojnë u zunë në befasi, sic ka bërë dhe shumë herë të tjera Doktori i paparashikueshëm, i cili edhe njëherë si përherë, luajti blofin në një ndeshje tek e cila më shumë është i interesuar të marrë pjesë sesa të sigurojë rezultatin.
Berisha di më mirë se kushdo që Parisi është vetëm një sfond i largët sepse skena ku po luhet kjo melodramë tipike ballkanase është tërësisht lokale. Aktorët janë gjithashtu lokalë dhe temat janë ato të zakonshmet: pushteti, hakmarrja dhe cikli që sa më shumë ndryshon, aq më shumë sillet si e njëjta gjë.
Procedura ligjore në Francë, sado groteske të duket e gjitha kjo, është dicka që zgjat më shumë se mandatet e njëpasnjëshëm të Edi Ramës, kurse halli për të cilin ajo procedurë po përdoret në Tiranë, është i shpejtë. Berisha pretendon se ka nisur të rrëzojë dicka që është përfundimtare, por kjo është dicka që i vlen shumë më pak sesa ajo cfarë është duke bërë nëpër Shqipëri. Eshtë kaq e qartë: Do partinë për të qenë sërish herët a vonë një faktor me të cilin duhet të bisedohet në tavolinë.
Në politikë nuk ka as miq të përhershëm dhe as armiq që e zgjasin gjithë jetën kundërshtinë. Në politikë ka vetëm interesa. Me siguri, Doktori që e ka pasion gjeopolitikën, në mbrëmjet e tij kur ëndërron revansh ndaj atij që e ngjiti me revan në majat e pushtetit,mendon se amerikanët që mund të bisedojnë dhe negociojnë edhe me talebanët në Afganistan, ndoshta do të kenë interes ta dëgjojnë edhe këtë krijues dhe mishërues te talebanizmit dramatik shqiptar.
Me kusht që të korrë fitoren e tij lokale dhe të jetë sërish lider i opozitës. Deri atëherë do të rrjedhë shume ujë, do të konsolidohet si aleati i tij më i fortë dobësia proverbiale e Bashës dhe ndoshta edhe një riformatim i marrëdhënies së tij me Ilir Metën, në muajt e fundit të presidencës së tij.
Regresi në PD, oferta për të nesermen e saj që vjen nga e shkuara, nisi një nga aktet e saj më dramatike që të nesërmen e zgjedhjeve të 25 prillit, atëherë kur Basha që nuk mundi t?u sigurojë demokratëve ardhjen në pushtet, nxitoi të sigurojë të ardhmen e tij në krye të PD-së. Stacioni tjetër i opozitës, shpallja non grata e Berishës, ishte më pas hakmarrja e rrethanave për vetë hilen e thelbit të gabuar.
Kjo solli dhe daljen edhe shumë më shumë në pah, të një rryme të nëndheshme në Tiranë. Që e dalë nga dheu, tani po dëgjohet gjithmonë e më fort. Janë shtuar zërat që deformimet lokale, që deshtimet kombëtare, qe dramat dhe pafuqitë shqiptare dhe mbarëshqiptare madje, i adresojnë në anën tjetër të Atlantikut.
Janë shtuar sovranistët, neokomunistët, anarkistët dhe gjithfarë snobësh qesharakë që kanë nisur ta shohin hapësirën ku ndjehet p?rdha e tyre si kufirin ekstrem të gjithë botës. E gjithë kjo masë që herë merr një fytyrë e një herë tjetër një zyrë, e gjithë kjo polifoto njerëzore që herë krihet si Trump kur shpreson të ndryshojë Tiranën dhe herë beson si Putin në perëndimin e SHBA-së, gjithë këta strategë të gjeopolitikës që i tundin hënës gishtin kur gremisen në shkallët e pallatit, gjithë këta Doktorë të aftë të gjejnë kurën për tumoret duke përdorur hudhra autoktone, po rriten si tumor i lig në mendimin e shoqërisë shqiptare.
Janë po ata që flasin më shumë për armë sesa për vota, janë ata që besojnë se duhen përdorur bomba për të këputur kopsat e këmishës së kundërshtarit, janë ata që për interesin e pleshtit të tyre, djegin gjithë lagjen ku banon dynjaja që mendon ndryshe. Janë ajo turmë masturbuesish që flenë në ekstreme dhe që janë të bindur se në Uashington ngrysen duke pritur që të gdhihet në Bruksel që të gjejnë se bashku si t?i përgjigjen foltores së Laprakës.
Por fatmirësisht, përtej kësaj pakice të zhurmshme, këtyre ?kolaboracionistëve? të ligj që i shërbejnë të ligës, ka një shumicë absolute që do të pranonte të ndërtonte kisha ku të lutej cdo mbrëmje, që do të hynte zbathur në xhami për t?u lutur cdo ditë jave, që do të bënte kurban edhe vaktin e cdo dite në Teqe apo që do të përgjerohej me dorë mbi Kushtetutë dhe Kodin Penal, vetëm që amerikanët të vazhdonin me vëmendjen e tyre për Shqipërinë.
Eshtë e dhembshme që në Shqipëri ende pritet ?zbarkimi? amerikan për të shpëtuar shoqërinë nga mëkatarët e saj. Ata janë të lutur ta bëjnë sa kohë ende, edhe mbas tre dekadash pothuajpluralizëm, në Shqipëri nuk është ngjizur një shoqëri demokratike që zgjedh me votë dhe ndëshkon me drejtësi. Nga miqësia apo dashamirësia amerikane nuk duhet pritur të dhurojnë ndonjë arkë me peshk; ata tregojnë zakonisht vetëm si përdoret kallami.
E megjithatë, pavarësisht kësaj, ata kanë filluar ta bëjnë punën që duhet ta bëjnë shqiptarët: nuk po dhurojnë pranga, por po përpiqen të tregojnë sesi ju vihen prangat mëkatarëve. Dhe prangat për politikën nuk janë njëlloj me ato të keqbërësve të vegjël; edhe dënimet janë të ndryshme, për shembull mund të thuhet në Kodin Penal: arrest me izolim në Laprakë, me të drejtë që t?i hidhet ndonjë sy edhe Parisit!
Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje...
Me qëndrimin në Këshillin e Legjislacionit deputetët e opozi...
Nga Mentor KikiaNë Glasgow, Britania e Madhe, po zhvillohet ...
Nga Luan Rama Zoran Zaev i ka humbur zgjedhjet vendore në Ma...
Nga Edison YpiKandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë ...
Nga Bledi Mane* Plaka më tha në telefon të flakja plehërat s...
Nga Miron ÇakoShumë persona më pyesin: “A e ke bërë vaksinën...
Nuk e di se sa foltore u bënë, por koha vertetoi se Berisha ...
Nga Elton QynoA ju kujtohet një farë, Abedin Oruçi, që në ja...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka bërë sot një akt të fortë polit...
Prej kohësh, Partia Demokratike ndodhet në krizë shumëplanës...
Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të ...
Nga Mentor KikiaLetrat janë hapur. Për këdo që mund kishte n...
Po ti, a je anëtar i ndonjë karteli? apo je mali që s’bzan?M...
Sot shqiptarët mësuan se Luli dhe të tijët kafshojnë, ata pa...
Nga Shpend TopollajKam disa pyetje, Zonja e nderuar Yuri Kim...
Nga Armand Maho Revolta është e drejtë. Lulzim Basha s’mund ...
Kryeministri Rama e vuri në pozitë të vështirë kryetarin e b...
Nga Andi BushatiEdi Rama ka marë rolin e flamurtarit të prom...
Nga Ndriçim KullaKuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër ,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...