Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Nga Luan Rama
Zoran Zaev i ka humbur zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut.
E humbi edhe bashkinë e Shkupit, dhe dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit dhe nga posti i kryetarit të partisë qeverisëse në vendin e tij.
Pa asnjë mëdyshje e me elegancën e një qëndrimi prej politikani modern, pas vetëm katër vjet e pesë muaj në detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev na ofron me shembullin e vet modelin e qytetarit të angazhuar në politikë për të shërbyer për vendin dhe për qytetarët e vendit të tij.
Marrëdhënia e politikanit me qytetarët në hapësirën moderne të botës është marrëdhënie besimi.
Dhe besimi ka si shenjë të parë votën.
Mandej, besimi rritet prej cilësisë së angazhimit dhe përgjegjësisë së shërbimit të politikanit të zgjedhur, prej rezultateve të qeverisjes, prej mënyrës se si e përdor dhe se sa besimi shkon tek qytetari si shprehje e vlerësimit dhe e respektit për të.
Prej kësaj marrëdhënieje të ndërsjelltë, ndërvepruese dhe të sinqertë, palët, pra qytetarët dhe të zgjedhurit e tyre, politikanët, gjejnë vlerat përbashkuese që lidhen me qeverisjen e mirë, me qeverisjen e shërbimit dhe me qeverisjen si përgjegjësi qytetare, kur të zgjedhurit janë në qeverisje.
Ndërsa, kur politikanët janë në opozitë, njësia e matjes së vlerave përbashkuese mes tyre dhe qytetarëve lidhet me shkallën e angazhimit në mbrojtje të interesit qytetar, me faktin se sa qytetari gjen tek ai, pra tek politikani i opozitës modelin e ndryshëm dhe që e tejkalon cakun e asaj që ofron politikani i pushtetit.
Në të kundërt, bjerrja e besimit është e sigurtë. E në shenjën e parë që e dëshmon këtë gjë, ai që duhet të reagojë e refletojë është politikani. Natyrisht fjalën e kam për ato raste kur politikani dominohet nga arsyeja, nga ndjenja e përgjegjësisë dhe e qytetarisë në marrëdhënie me qytetarin më sëpari. Dhe po aq edhe me vendin dhe interesat e tij.
Por edhe si përgjegjesi me veten, kur gjen në vete skrupuj moralë, etikë, qytetarë dhe polititikë gjithashtu.
Pastaj, se ka nga ata që edhe pse humbin herëpashere nuk ndjejnë asnjë grimë përgjegjësi apo se humbjen e mbulojnë me hipokrizinë dhe paturpësinë e tyre, kjo është një çështje që nuk ka të bëjë më me politikën.
Ndaj, nëse Shqipëria nuk bën pjesë në hapësirën e botës moderne edhe tridhjetë vjet pasi ëndërroi të ishte pjesë e saj, qoftë edhe vetëm përsa i përket qasjes apo sjelljes së politikanëve, kjo ka ndodhur prej faktit se ndër ne shqiptarët, marrëdhëniet e politikanëve me qytetarët edhe kur në ndonjë rast kanë nisur si marrëdhënie besimi, shumë shpejt janë shndërruar në marrëdhënie shpërdorimi dhe abuzimi.
Pushteti është parë e shfrytëzuar si mjet përfitimi, gjë që e ka shndërruar marrëdhënien e besimit në neveri ndaj githë klasës politike, prej neverisë ndaj disa individëve politikë, të cilët i janë imponuar realitetit tonë jo si bartës të vlerave, po duke përdorur pushtetin në mënyrë korruptive, aq sa sot identifikohen si bartës të së keqes.
Pa ide dhe vizionin për të qenë udhëheqës, mediokër për nga cilësitë intelektuale e përfitues makutë të pushtetit, keta individë jo vetëm e kanë humbur besimin qytetar, për shkak se e kanë vrarë vetë atë, por janë shndërruar në problemin e madh të shoqërisë shqiptare.
Politikanë të tillë që nuk mbërrijnë dot në lartësitë e dinjitetit ku shfaqet me aktin e vet të dorëheqjes kryeministri i Maqedonisë së Veriut, sepse nuk e kanë as edukatën dhe as ndjenjën e përgjegjësisë qytetare që të mund të mbërrijnë deri tek ato lartësi, shndërrohen në karagjozë.
Kumti i dorëheqjes që na vjen nga Maqedonia e Veriut, është për ata që kanë skrupuj, dinjitet dhe moral./CNA.al
Nga Edison YpiKandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë ...
Nga Bledi Mane* Plaka më tha në telefon të flakja plehërat s...
Nga Miron ÇakoShumë persona më pyesin: “A e ke bërë vaksinën...
Nuk e di se sa foltore u bënë, por koha vertetoi se Berisha ...
Nga Elton QynoA ju kujtohet një farë, Abedin Oruçi, që në ja...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka bërë sot një akt të fortë polit...
Prej kohësh, Partia Demokratike ndodhet në krizë shumëplanës...
Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të ...
Nga Mentor KikiaLetrat janë hapur. Për këdo që mund kishte n...
Po ti, a je anëtar i ndonjë karteli? apo je mali që s’bzan?M...
Sot shqiptarët mësuan se Luli dhe të tijët kafshojnë, ata pa...
Nga Shpend TopollajKam disa pyetje, Zonja e nderuar Yuri Kim...
Nga Armand Maho Revolta është e drejtë. Lulzim Basha s’mund ...
Kryeministri Rama e vuri në pozitë të vështirë kryetarin e b...
Nga Andi BushatiEdi Rama ka marë rolin e flamurtarit të prom...
Nga Ndriçim KullaKuvendi i PD duhet të mblidhet pa tjetër ,...
Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikpamj...
E keni parë heshtjen e ambasadores amerikane Yuri Kim për Ve...
Perceptimi në politikë shpesh mjafton si provë e vetme. Po a...
Nuk e di se cili është karburanti, apo pika e karburantit që...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...