Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
*Masa e pamatë e popullit të Tiranës që thërriste mes të tjerash ?Enver Hitler!? dhe që rrëzoi shtatoren e Enver Hoxhës më 20 shkurt të vitit 1991 është ndoshta ndër treguesit më të sinqertë, më të vërtetë, më të plotë të kërkimit të lirisë.
Ato ngjarje nuk janë të rëndësishme vetëm se rrëzuan atë shtatore apo se fundosën regjimin komunist. Ato janë të rëndësishme më së shumti për të na kujtuar se liria nuk është diçka që trashëgohet, që kalon nga një brez në një tjetër si të ishte një objekt a një mall. Presidenti Regan ka thënë dikur se për lirinë duhet luftuar, ajo duhet mbrojtur dhe ju duhet kaluar tek brezi tjetër, tek fëmijët tanë me vetëdijen se ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Në të kundërt, ne do të themi se kemi qenë dikur të lirë apo se brezi para nesh luftoi për të. Unë besoj se aktivitete si ky i sotmi e kanë edhe këtë përmasë: të na kujtojnë se rrëzimi i tiranisë në 1991-shin, i asaj forme të djallëzore regjimi politik mund të zëvendësohet me forma të reja tiranie nëqoftëse brezi i sotëm, ne të gjithë, nuk bëjmë atë që bënë studentët dhe sidomos populli i Tiranës në atë kohë.
Duke qenë se fokusi i kësaj konference janë simbolet, politika simbolike, e djeshmja që rivjen në kohë dhe bëhet e tashme unë do të përqendrohem në dy koncepte që shenjojnë përdorimin e simboleve dhe realiteteve që ato përfaqsojnë apo përcjellin: Simulacra dhe ligjërimi totalitar. Simulacra (njëjës simulacrum) është një koncept i përdorur gjerësisht qysh prej Greqisë së Lashtë dhe kuptimi i parë është ngjashmëri, kopje etj. Jean Baudrillard, një filozof bashkëkohor francez, e ka shndërruar atë në një nga konceptet bazë të filozofisë së tij. Për të simulakra janë kopjet që ilustrojnë gjërat të cilat nuk kanë origjinal. Simulakra sipas Baudrillard ?it janë kopjet e diçkaje që nuk ekziston. Shoqëria njerëzore sot e ka zëvendësuar në një masë të madhe realitetin dhe kuptimin e gjërave me simbole dhe shenja dhe përvoja njerëzore është produkt i këtij simulimi të realitetit. Pra ky realitet simulohet pikërisht në atë mënyrë që me anë të kompjuterit simulohen për shembull imazhe të valëve gravitacionale apo imazhe të zinxhirit të ADN-së etj. Në thelb këto simulacra nuk janë thjesht ndërhyje në realitet, as ndërhyrje iluzive në realitet sepse ato nuk janë të bazuara në një realitet dhe as nuk fshehin një realitet. Ato fshehin dhe nuk lejojnë që gjithçka si realiteti, gjithçka reale të jetë e rëndësishme për të kuptuarit tonë të realitetit. Simulacra, pra këto kopje pa origjinal, në fazën e tyre fundore prodhojnë një simulim të pastër. Shenjat apo simbolet reflektojnë shenja të tjera dhe çdo përmendje e realitetit nga ana e shenjave apo imazheve është vetëm e rendit të përmendjeve të tjera të tilla. Kjo është një gjendje e ekuivalencës totale ku produktet nuk kanë më nevojë as të pretendojnë të jenë të vërteta në një kuptim naiv sepse përvoja e konsumatorëve është kaq artificiale sa edhe përmendjet e realitetit pritet të formulohen në fraza artificiale, në terma ?hiperrealë?.
Pak a shumë kjo gjë ka ndodhur në regjimin komunist. Realiteti në të cilin jetonin njerëzit ishte i përbërë nga simulacra. Shqipëria nuk ishte një vend që lulëzonte, një vend që hidhte valle në gojë të ujqërve, nuk ishte një vend lirie begatie dhe përparimi siç thuhej. Shqipëria ishte vend i një diktature kriminale që kishte internuar pleq dhe fëmijë, që kishte vrarë pa gjyq, që kishte kampe përqendrimi nga më monstruozet etj. Kopjet pa origjinal, sepse ato në fakt nuk kopjonin ndonjë realitet, nuk fshihnin ndonjë realitet, bënin të mundur që gjithçka si realiteti të mos kishte rëndësi në përvojën dhe në të kuptuarit e njerëzve. Sot Shqipëria është përsëri mes simulacra-s. Me zell edhe më të madh sesa ai i kohës së djeshme ka përpjekje të pandalshme për të treguar se nuk ka varfëri, ka vende pune, qeveria po shkëlqen, rrugë dhe parqe po ndërtohen, etj etj. Nga mëngjesi në mbrëmje, në ekrane qeveritarët dalin si konferencierë dhe magjistarë para ekranesh në të cilat simulohen qendra të kujdesit social, rrugë të asfaltuara, shkolla dixhitale, libra dixhitale, apo makete dhe projekte ndërtimesh, qeveritarë që përqafojnë pleq dhe fëmijë, që marrin fëmijë romë në makina dhe i çojnë në spital etj., etj. Realja e simulakras është më reale se realja. Dallimi i vetëm me regjimin komunist është se simulacra e sotme ka arritur pikën e saj më të lartë atë kur ajo i paraprin origjinalit. Pra kemi kopje pa origjinal ku origjinali i imagjinuar nuk është prodhuar ende. Për shembull kemi një spital të ri, me shtretër, me pajisje moderne ku shëndetësia është falas, por këtë e kemi vetëm në simulimet kompjuterikë, të cilat ngulen aq shumë në mendjet e njerëzve sa ata i mendojnë reale. Për shembull ndërtimi te liqeni. Rrethohet një pjesë e parkut, pavarësisht se nuk ka leje, thuhet se ka leje dhe publikohet si do të jetë pamja e parkut e simuluar në kompjuter, me lodra fëmijë, zogj, etj. E gjitha kjo është një gjuhë simbolesh dhe simbolike totalitare. Në regjimin komunist simulacra nuk kishte mundësi t?i paraprinte origjinalit dhe dallimi mes përfaqësimit dhe realitetit shpërbëhet si pasojë e shumimit të kopjeve të riprodhueshme në masë duke i kthyer ato në mall. Simulacra është një mjet dominimi, kontrolli dhe fuqizim pushteti. Habitati ideal i simulacra-s është totalitarizmi. Tani po hyjmë tek koncepti i dytë ai i ligjërimit totalitar. Totalitarizmat e çdo lloji kanë të përbashkët përpjekjen për të kontrolluar shoqërinë me argumentin e një të vërtete që paraqitet si fundore. Kjo i heq diskurit publik një nga tiparet themelore të gjuhës: shumësinë e interpretimeve. Nga pikëpamja e komunikimit karakteristika e tij është se ai ka formën e një monologu. E thënë ndryshe ideali i tij është një hierarki komunikimi ku një person flet dhe të tjerët dëgjojnë. Totalitarizmi, thotë Victor Klemperer, një filolog mjaft i njohur (autor i ?Gjuha e Rajhut të Tretë?), ideologjizon dhe racionalizon vetëdijen publike dhe bën politizimin total të mendjes. Fjala kthehet në forcë agresive për të ndryshuar mendjen e njerëzve. Shqipëria është një vend që vjen nga një regjim ekstremisht totalitar dhe nuk është e habitshme të gjesh ende gjurmë totalitarizmi, por rasti i mënyrës sesi e ka ndërtuar veprimin dhe ligjërimin kryeministri Edi Rama nuk tregon se kemi të bëjmë thjesht me gjurmë. Kryeministri shqiptar mban fjalime çdo ditë, ka raste kur ka më shumë se një fjalim në ditë. Fjalimet e tij janë shumë të gjata dhe kanë formën e një monologu. Ne do të përpiqemi të shohim më përtej kësaj pamjeje dhe do të bëjmë një krahasim me një fjalim të Stalinit, Musolinit, Hitlerit, dhe Enver Hoxhës. A nuk thërrisnin demonstruesit ?Enver Hitler!? disa prej mendjeve më totalitare që ka njohur njerëzimi deri më sot?! Një nga shenjat kryesore të një ideologjie totalitare është pikëpamja e saj teleologjike (objektiv orientuar) e zhvillimit social. Ligjërimi totalitar dominohet nga katër veti bazë: a) stili deklamativ dhe tonet e ethshme të fushatës, b) propaganda triumfaliste ku ekzagjerohet rëndësia e arritjeve sociale dhe rezultateve konkrete, c) përdorim i ideologjizimit dhe krijim ideologjemash e klishesh dhe së katërti d) përdorim aktiv i përgjithësimit në dëm të logjikës, kriticizëm shumë i lartë, përdorim sloganesh, batutash, etj.
Stili i kryeministrit Rama është më shumë se deklamativ dhe tonet e fushatës shoqërojnë gjithandej ligjërimin e tij. Ai vazhdimisht thotë: ?ne për herë të parë rritëm buxhetin, për herë të parë po rrisim punësimin, për herë të parë ka rënë numri i aksidenteve, për herë të parë ka ilaçe në spitale, për herë të parë po bëhet harta e pronave, për herë të parë policia është kthyer në krye të detyrës etj., etj.?. Fjalimet e tij janë me tone triumfaliste, me ekzagjerim të rezultateve dhe me përgjithësime pa fund duke dëmtuar logjikën. Ai thotë: ?ne po i japim fund një administrate tatimore gjobvënëse, varrmihëse të biznesit dhe pasuruese të familjes?, ?në tetë vjet nuk legalizuan asnjë ndërtim, nuk lanë rrugë pa lënë rrugëve, nuk lanë shqiptar pa vjedhur? etj. Pra që të gjitha përgjithësime në dëm të logjikës. Sa për kriticizmin e lartë nuk ka nevojë të përmendet si tipar i ligjërimit të kryeministrit Rama pasi ai ka shkuar më tej ai shan dhe fyen. Ne jemi dëshmitarë se si thotë ata janë zhuli, ata janë shqup-i, ata janë ?kopshti pa drekë?, shqiptarët janë dembelë, mjekët janë të korruptuar, mësuesit janë më injorantët që nga shkolla e parë shqipe.
Në maj të vitit 1938 Stalini mbajti një fjalim në pritjen e punonjësve të arsimit të lartë në Kremlin. Vladimir Nevezhin, një studiues rus shprehet se ?në mënyrë interesante edhe ky tekst miqësor ndaj anëtarëve të botës akademike është polarizuar në drejtime të ndryshme dhe është mbajtur me qëllimin për të ekspozuar të kundërtën: Shkencën kundër së vjetrës. ? Stalini kundërvë ?shkencën e popullit ndaj shkencës që është e ? largët nga populli? dhe që është thjesht e detyruar t?i shërbejë atij. Ai sulmon shkollën e vjetër, shkencëtarët e traditës (priftërinjtë, monopolistët e shkencës) ndërsa vlerëson të rinjtë që thyejnë normat dhe traditat etj,. etj.
Stalini kishte më shumë 13 vjet në pushtet, e kishte konsoliduar atë dhe sërish nuk rri dot pa kundërshtarin. Le të shohim një fjalim të Ramës të para pak kohëve në një takim me mësuesit kur po bëhej analiza e 300 ditëve. Fjalimi fillon me akuza të ashpra për ata që shkatërruan arsimin , vazhdon me tone triumfale për arritjet 300 ditore dhe mbyllet me sulme gati ad hominem ndaj të gjithë atyre që i ?ngulën thikën në shpinë Shqipërisë?. ?Kemi ndërhyrë në gjithë sistemin kanceroz të librave, një sistem që ka gjeneruar vit pas viti metastaza me pasoja të tmerrshme, kemi revolucionarizuar shkollën??
Ngjashmëritë nuk ka nevojë të theksohen. Po në vitin 1938 Hitleri do të mbante një fjalim në Vjenë me rastin e aneksimit të Austrisë nga Gjermania. Pasi flet për idenë gjermane që fitoi mbi atë austriake fjalimi vazhdon me abstragime dhe përgjithësime. Hitleri flet për armiq dhe miq, për njerëz tanët dhe për njerëz të huaj. Futet në përdorim një gamë e tërë leksikore: mizori, egërsi, sëmundje, plagë, dhembje, shërim, dhunë etj. Gjatë fjalës Hitleri kalon nga e përgjithshmja tek personalja. Sipas Klemperer ky leksik, kjo lojë personale-jo personale, e përgjithshme-e përveçme, mizori-dhimbje, sëmundje-shërim, kjo ndërthurje e shtresave të gjuhës është themeli i mendësisë totalitare që pret përgjigje ekstatike nga dëgjuesi dhe eliminon mundësinë e vënies në diskutim. Më pas gjatë fjalimit ai flet për mision, shpall misionin që ka ai dhe partia e tij. Në fjalimin që ka mbajtur Enver Hoxha në kongresin e shprehet: ?ne transformuam tërësisht Shqipërinë, e kthyem atë në një vend të begatë dhe iu treguam vendin me grushtin tonë të çeliktë armiqve të klasës dhe të popullit. Ne jemi të pamëshirshëm me armiqtë dhe ne i shtypim ata me gjithë forcën e pushtetit popullor dhe të partisë. Kolera dhe murtaja e errësirës së gjakpirësve u zhduk.?
Sa për përdorimin e leksikut me fjalë të tilla si dhunë, mizori, sëmundje, shërim, kancer etj., fjalimet e Ramës janë të mbingarkuara. Në një takim me policinë në vitin 2014 Rama tha: ?KLD-ja është një kancer në trupin e drejtësisë?. Në një fjalim tjetër ai përdor metaforën ?shëndetësia e sëmurë? apo ?gjyqësori është një vatër e tmerrshme infeksioni?, ?mizoria ka pushtuar dhe dhunuar bregdetin për vite?.
Në vitin 1940 nga sheshi Venecia në Romë Musolini mbajti një fjalim ku njoftoi futjen e Italisë në luftë. Ai që në krye instrumentalizon dëgjuesit duke i quajtur përmbushës të misionit, lartimit të Italisë, glorifikimit të saj. Pastaj nis sulmi ndaj kundërshtarëve Anglisë, Francës etj. Ai iu kërkon njerëzve të luftojnë dhe të fitojnë duke hapur një epokë të re që do ta bëjë, jo vetëm Italinë më të mirë, por edhe botën. Është e tepërt të thuash se si ngjajnë fjalimet e kryeministrit Rama me këtë fjalim.
Enver Hoxha në një fjalim në vitin 57 shprehet; ?Asgjë nuk do të na pengojë ne të të marrim vendin tonë, të luajmë rolin tonë. Ne jemi një parti e re e një populli punëtor të fshatrave dhe qyteteve tona. Ne do t?i pastrojmë efektet e të gjitha gabimeve të deritanishme? ne do të likuidojmë absolutisht të gjithë gërmadhën e vjetër, të keqe dhe të rrezikshme..?
Gjatë një fjalimi në parlament Rama është shprehur: ?ne marrim përsipër të ndreqim të gjitha gabimet e tmerrshme të bëra në kurriz të këtij populli, ne do të paguajmë çdo qindarkë ndaj biznesit, ne do të ndërtojmë një Shqipëri të re, do të transformojmë ekonominë, politikën dhe kulturën? e dimë se do të ketë dhimbje zorrësh tek ata që e shkatërruam këtë vend, por ne do të ecim përpara??
Në fjalime si ky e dallon që nuk është kryeministri ynë vetëm prej gjeografisë dhe kohës. Totalitarizmat prodhojnë këtë ligjërim banal, të rrezikshmen, pa substancë sepse qenia e tyre nuk jeton pa Tjetrin. Në mënyrë ironike Tjetri është burimi i ushqimit të totalitarizmit. Për totalitarizmin tjetri nuk është kurrë i pafajshëm. Të qenit e tij Tjetër e bën atë armik që duhet demaskuar dhe eliminuar. Kjo sepse mendja totalitare ka gjetur të vërtetën fundore. Në këtë kuptim kemi një rikthim të plotë të simbolikave por edhe të realitetit që ato përfaqësojnë.
*Fjala e mbajtur nga Fitim Zekthi në aktivitetin e Fondacionit për Liri dhe Demokraci, ?Politika simbolike, një dialog për qytetarin dhe demokracinë??
Nga Elton QynoNjë lajm i nxjerë këto ditë në media, solli sh...
Nga Florian NuriZakonisht, kur bëhet një pyetje si kjo e mës...
Ish-koordinatori, drejtuesi dhe themeluesi i “Bindjes Demokr...
Nga Kastriot FRASHËRI Barack Obama ka shkruar një lib...
Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gj...
Aeroporti i Prishtines keto kohet e fundit ka qene ne shitje...
Me qëndrimin në Këshillin e Legjislacionit deputetët e opozi...
Nga Mentor KikiaNë Glasgow, Britania e Madhe, po zhvillohet ...
Nga Luan Rama Zoran Zaev i ka humbur zgjedhjet vendore në Ma...
Nga Edison YpiKandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë ...
Nga Bledi Mane* Plaka më tha në telefon të flakja plehërat s...
Nga Miron ÇakoShumë persona më pyesin: “A e ke bërë vaksinën...
Nuk e di se sa foltore u bënë, por koha vertetoi se Berisha ...
Nga Elton QynoA ju kujtohet një farë, Abedin Oruçi, që në ja...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka bërë sot një akt të fortë polit...
Prej kohësh, Partia Demokratike ndodhet në krizë shumëplanës...
Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të ...
Nga Mentor KikiaLetrat janë hapur. Për këdo që mund kishte n...
Po ti, a je anëtar i ndonjë karteli? apo je mali që s’bzan?M...
Sot shqiptarët mësuan se Luli dhe të tijët kafshojnë, ata pa...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...