Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Ish shefi i inteligjencës amerikane në administratën Trump, Richard Grenell, është shfaqur sërish në viset tona, këtë herë jo për të lundruar me skaf në rivierën shqiptare, por për tu përzier në lojën e brendëshme politike.
Nuk dihet nëse pas braktisjes së funksioneve shtetërore ai i është kthyer sërisht profesionit si lobist autokratësh, ashtu sikurse e etiketonte e përditshmja Washinton Post, por një gjë është e sigurtë: ai po pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë faktorët që janë kundër politikës që SHBA-ja po ndjek aktualisht në Shqipëri.
Presidenti Meta e priti atë me nxitim në zyrën e tij, duke e etiketuar si një njeri që ka kontribuar në forcimin e marëdhënieve të shqiptarëve me Amerikën.
Edhe më të ekzaltuar duken përkrahësit e foltores së Berishës. Atyre i shkon për shtat mbrojtja që i bën Grenell tezës se ?lideri historik? është viktimë e lobizmit sorosian.
Duke qenë se, si shef i shërbimeve sekrete të Trumpit, ai thotë se s?ka parë kurrë asnjë dokument kundër Berishës, kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet e diplomatëve amerikanë që flasin për një dosje të përgatitur me kohë, profesionale dhe të mbushur me fakte të qenësishme.
Pra në debatin e brendëshëm, në Shqipëri, me peshën e funksionit që ka mbajtur, Grenell përforcon tezën e një linje të fortë lobizmi në SHBA, e cila për interesa të saj, është vënë në shërbim të zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës, pavarësisht nga përdhunimi që ai i bën demokracisë, sistemit kleptokratik që ka ngritur dhe lidhjeve kriminale që e mbajnë në këmbë.
Ai duket sikur përforcon argumentat e të gjithë atyre që besojnë se diplomatët amerikanë i kanë legalizuar Ramës kanabisin, i kanë bërë dhuratë drejtësinë e kapur politike, i kanë njohur zgjedhjet e blera dhe në fund i kanë përçarë edhe opozitën, për ti?a bërë sundimin më të lehtë.
Por, kjo përkrahje nga Grenell, sado të forta të jenë fjalët që ai thotë, përbën një problem të madh moral dhe dëshmon për një hipokrizi të pa fre të atyre që i përdorin ato si mburojë.
Edhe berishistët edhe Ilir Meta nuk mund të bëjnë sikur harrojnë se qoftë si biznesmen, amerikani i tyre i shërbente autokratit të korruptuar të Moldavisë, Vladimir Plauhotniuc dhe qoftë si diplomat, ai nuk tregoi asnjë respekt për vendin pritës, kur Trump e caktoi ambasador në Berlin. Mbrojtësi i sotëm i tezave të tyre është kaubojsi tipik që simbolizon pjesën më arrogante, më brutale dhe më mospërfillse ndaj vlerave të demokracisë që shpesh Amerika i ka ofruar botës.
Këtë fytyrë të tij ai e shpërfaqi hapur, kur për interesat elektorale të shefit të tij, u angazhua në një grusht shteti në Prishtinë. Me këmbënguljen e drejtpërdrejtë të Grenell, me shntazhet dhe kërcënimet e tij të paskrupullta, u rrëzua qeveria Kurti 1.
Kjo çmenduri që u denoncua nga shumë vende europiane madje edhe nga intelektualë të njohur të së majtës botërore, u bazua vetëm në një gogol: në slloganin idiot: ?nuk i thuhet jo Amerikës?.
Sot, problemi i madh që ka Ilir Meta, të cilit ia kanë ndaluar që të bëjë mitingje me flamur amerikan, apo Sali Berisha, të cilin e kanë shpallur non grata, është pikërisht ky: përballja me atë profil diplomati të përtej Altantikut që nuk do ti?a dijë për gafat që bën, për efektet kolaterale që shkakton dhe për përdhunimin e funksionimit të shtetit në një republikë të largët bananesh.
Por, të kesh këtë telash dhe të mundohesh të kapesh pas një modeli si ai i Grenëll, në rastin më të mirë, do të thotë të jesh hipokrit dhe jo parimor. Do të thotë të mendosh vetëm për fatin tënd pesonal dhe për hallin që të ka ngecur nëpër këmbë.
Sepse problemi i vërtetë, ai që kanë vende si yni, qoftë Shqipëria apo qoftë Kosova, është se duhet të emancipohemi për ti thënë jo, çmendurive, ekseseve dhe arrogancës të diplomatëve që thyejnë çdo rregull, duke mos mbajtur më pas asnjë përgjegjësi për dëmet që shkaktojnë.
Në këtë pikë, si Palmer, si Ricker, si Lu, si Kim janë fatalisht të ngjashëm me Grenell. Ata mund të përdoren nga palët këtu tek ne për të gënjyer publikun, secili me ?amerikanin e vet?, por ata nuk përbëjnë kurrë një kriter të vërtete për të kuptuar më mirë veten tonë, politikën, shoqërinë.
Secili politikan mund të dojë të shplajë trutë e pasuesve të vet duke shfrytëzuar thëniet e njërit diplomat kundër tjetrit, por, pavarësisht atyre, shoqëria shqiptare duhet të fillojë të dekompeksohet nga kjo lojë me sherifë, duke kuptuar se nuk e detyron dot askush të jetë me të parim apo me të dytin, por se është aq e lirë për mos i dhënë ndonjëherë të drejtë, as Rik-ut, as Yurit./LAPSI
Kjo është një fotografi e mesit të vitit 2019, shkëputur nga...
Nga Elona CaslliNën sloganin “ Shqipëri e pastër” kryeminist...
Nga Julian Deda(Zbrazëti në selinë e partisë. Dera e zyrës s...
Po Anila fiks ashtu, unë ndihem krenar nga etika jote e gaze...
Dy ditët e fundit, kreu i përkoshëm në detyrë i Partisë Demo...
Një nga problemet më të mëdha që po përballet shoqëria sot ë...
Ka një perceptim, por edhe me qindra fakte të një shoë publi...
Pak ditë më parë, një politikan i lartë i LDK në Prishtinë, ...
Nga Meri LIKA I nderuar kryetar i opozitës së vendit tim (që...
Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë se kush është Sudja, Xhaf...
Lajmet dhe debatet që mbanin në titull Trekëndëshin shqiptar...
Nga Arian GaldiniKur isha i ri, mendoja shpesh sesi të arrij...
Miq, këto ditë Euronews Albania publikoi studimin e tij të o...
*Masa e pamatë e popullit të Tiranës që thërriste mes të tje...
Nga Elton QynoNjë lajm i nxjerë këto ditë në media, solli sh...
Nga Florian NuriZakonisht, kur bëhet një pyetje si kjo e mës...
Ish-koordinatori, drejtuesi dhe themeluesi i “Bindjes Demokr...
Nga Kastriot FRASHËRI Barack Obama ka shkruar një lib...
Doktor Berisha ja doli edhe njëherë të drithërojë naivët: gj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...